Miresevini ne faqen tone zyrtare
Misioni i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" eshte te permiresoje shendetin e komunitetit duke vendosur standartet e persosmerise ne edukimin mjekesor ,hulumtimin dhe perkujdesjen klinike.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranëështë institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare.
Aktualisht QSUT ofron shërbim shëndetësor ambulator për rreth 150.000 persona në vit, shërbim spitalor për mbi 70.000 persona në vit dhe shërbim urgjencash për rreth 200.000 persona në vit.
Sistemi SISP
PROJEKTI S.I.S.P. (Sistemi i Informacionit per Shendetin Publik)
Një projekt i mirëfilltë informatizimi është realizuar pranë QSUT, nëpërmjet krijimit dhe instalimit
të Sistemit të Informacionit për Shëndetin Publik (SISP).
SISP fi lloi si një projekt i mirëstudiuar i Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim:
1. Rritjen e cilësisë së shërbimit
2. Rritjen e efi kasitetit në punë
3. Sigurimin e një baze të dhënash të besueshme dhe të informatizueshme

