Shërbimi i Djegie Plastikës në PAI Polivalent, finalizoi me sukses proçesin e Akreditimit. Një proçes shumë i rëndësishëm në standartizimin e proçedurave dhe mekanizmave që përmirësojnë ndjeshëm cilesinë e kujdesit ndaj pacientit.
Akreditimi nisi në Janar të vitit 2018. Një proçes i mbështetur maksimalisht nga Titullari i Institucionit, i koordinuar nga Drejtoria e Performancës Spitalore dhe i mbeshtetur nga strukturat e tjera administrative dhe mjekësore te Q.S.U.N.T. si Drejtoria e Burimeve Njerezore, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, stafi i Polit të Administrimit të Integruar te Spitalit Polivalent dhe stafi i Shërbimit të Djegie Plastikës, drejtuar nga Prof. Gjergji Belba.
Me shumë punë dhe përkushtim arritëm të plotësojmë standartet e Akreditimit, duke e çertifikuar këtë shërbim, për një periudhë 5 vjeçare. Puna do të vijojë me qëllim Akreditimin e të gjithë shërbimeve mjekësore të QSUNT.