Misioni

QSU “Nënë Tereza” ka për mision:

  1. Të japë ndihmë mjekësore të specializuar (terciare) për të gjithë territorin e vendit dhe shërbim mjekësor dytësor për Tiranën, të shërbejë me profesionalizëm duke respektuar rregullat e deontologjisë dhe të etikës mjekësore si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe informacionin e pacientëve;
  2. Të respektojë dinjitetin dhe personalitetin e të sëmurëve duke patur parasysh gjendjen psikologjike dhe dhimbjen fizike të tyre, por edhe detyrimin që ka për t’i shërbyer të sëmurit;
  3. Të shërbejë si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, formimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe specializantëve si edhe personelit të mesëm e të ulët mjekësor;
  4. Të shërbejë si bazë kërkimore – shkencore në fushën e shëndetësisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.