LIGJ
Nr.9106, date 17.7.2003
PER SHERBIMIN SPITALOR NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,
KUVENDT
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj ka për qellim te rregulloje organizimin, financimin, funksionimin dhe kontrollin e veprimtarisë ne fushën e shërbimit spitalor ne Republikën e Shqipërisë.
Neni 2 Shërbimi spitalor
Shtetasit shqiptare dhe te huaj përfitojnë shërbim spitalor ne spitalet publike dhe jopublike, qe ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit te Republikës se Shqipërisë, sipas dispozitave te këtij ligji.
Neni 3
1. Spitalet janë institucione te pajisura me shtretër, qe ofrojnë shtrim dhe shërbime
shëndetësore te deklaruara ndaj te sëmurëve.
2. Hapja dhe mbyllja e spitaleve bëhen me urdhër te Ministrit te Shëndetësisë, sipas
kritereve te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 4
Spitalet sigurojnë:
a) ndihme mjekësore te përgjithshme dhe te specializuar;
b) mbrojtjen e shëndetit ne bashkëpunim edhe me veprimtaritë e institucioneve te tjera shëndetësore:
c) kushtet e duhura për përvetësimin e praktikes se punës dhe edukimin profesional dhe
teknik te personelit shëndetësor dhe teknik:
ç) nxitjen e edukimit higjieno-sanitar te te sëmurit dhe te te afërmve te tij, duke u mbështetur
ne personelin e vet shëndetësor.
Neni 5
1. Shërbimi spitalor ne Republikën e Shqipërisë është publik dhe jopublik, i përgjithshëm
dhe i specializuar.
2. Ndalja ne spitale publike dhe jopublike behet ne baze te përkatësisë se pronës dhe te
financimit, si dhe ne baze te qëllimit te ushtrimit te veprimtarisë.
3. Spitalet janë te përgjithshme ose te specializuara, ne baze te natyrës se shërbimeve qe
ofrojnë.
Neni 6
1. Spitalet publike dhe jopublike janë te detyruara te shtrojnë e t’i japin ndihme mjekësore shtetasve shqiptare dhe te huaj, te siguruar ose jo, qe kane nevoje për shërbim spitalor urgjent për çfarëdo sëmundje ose aksident.
2. Dokumentet e duhura te shpenzimeve për ndihmën e dhënë plotësohen pas shtrimit.
3. Kriteret për përcaktimin e gjendjes se te sëmurit, qe ka nevoje për ndihme mjekësore
urgjente, si dhe dokumentacioni i duhur për mbulimin e shpenzimeve te bëra përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 7
1. Spitali publik ofron shërbim mjekësor për te sëmurët e shtruar, si dhe shërbime mjekësore për te sëmurët ambulatore, sipas kritereve te përcaktuara me urdhër te Ministrit te Shëndetësisë.
2. Spitalet jopublike ofrojnë shërbime mjekësore, sipas kritereve te pasqyruara ne aktin e themelimit te tyre dhe ne përputhje me marrëveshjet për shërbimet shëndetësore transkufitare.
Neni 8
Spitalet detyrohen te zbatojnë te drejtat e te sëmurëve te shtruar, sipas “Kartës se te drejtave te pacientit”, te pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Neni 9
Spitalet publike dhe jopublike, për shërbimet qe ofrojnë, kane te drejte te lidhin kontrata dhe marrëveshje me shoqëritë e sigurimeve shëndetësore, publike ose private, vendase ose te huaja.
Neni 10
Organizimi i shërbimit spitalor publik behet ne përputhje me strategjinë e sistemit shëndetësor te Republikës se Shqipërisë.
KREU II
STRUKTURA DHE ADMINISTRIMI I AUTORITETIT SPITALOR PUBLIK TE QARKUT
Neni 11
Organizimi i autoritetit spitalor publik te qarkut
1. Çdo autoritet spitalor i qarkut përfshin një ose me shume spitale, te cilat ofrojnë shërbime mjekësore qe, nga pikëpamja funksionale, janë te pavarura dhe veprojnë ne përputhje me strategjinë e zhvillimit te shërbimit spitalor, vendor dhe shtetëror.
2. Ministri i Shëndetësisë mbikëqyr institucionalisht zbatimin e strategjisë se zhvillimit dhe garanton standardet e shërbimit spitalor publik, bazuar ne legjislacionin përkatës te Republikës se Shqipërisë.
Neni 12
Organet drejtuese te autoritetit spitalor te qarkut
Organet e autoritetit spitalor te qarkut janë:
a) këshilli administrativ;
b) drejtoria:
c) komisioni mjekësor.
Neni 13
Këshilli administrativ
1. Këshilli administrativ i autoritetit spitalor te qarkut përbëhet nga:
a) dy anëtarë te caktuar nga këshilli i qarkut ku ndodhet autoriteti spitalor i qarkut;
b) një anëtar i caktuar nga çdo këshill bashkiak ku ndodhen spitalet ne nivel bashkie;
c) një përfaqësues i caktuar nga prefekti i qarkut;
ç) presidenti i urdhrit te mjekut te qarkut;
d) drejtori i autoritetit spitalor;
dh) drejtori i drejtorisë se sigurimeve te kujdesit shëndetësor te qarkut ose një person i
autorizuar prej tij:
e) kryeinfermieri i përgjithshëm i spitalit te qarkut.
2. Ne mbledhjen e këshillit administrativ marrin pjese pa te drejte vote:
a) kryetari i komisionit mjekësor te autoritetit spitalor te qarkut:
b) zëvendësdrejtori ekonomik, i cili kryen edhe funksionet e sekretarit te këshillit
administrativ.
3. Këshilli administrativ zgjidhet për një periudhe kohe 3-vjeçare. Anëtarët e këshi llit
administrativ kane te drejte rizgjedhjeje.
4. Nuk mund te jene anëtarë te këshillit administrativ personal qe janë aksionare te spitaleve
ose te institucioneve shëndetësore te tjera jopublike.
Neni 14
Funksionet e këshillit administrativ
Këshilli administrativ ushtron këto funksione:
a) miraton politikat, harton programet tekniko-financiare për konkretizimin e planeve afatshkurtra dhe afatgjata ne fushën e shërbimit spitalor te qarkut, ne përputhje me strategjinë dhe politikat shtetërore shëndetësore, te vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:
b) programon dhe i propozon Ministrit te Shëndetësisë ndryshimet strukturore te autoritetit
spitalor te qarkut:
c) propozon projektbuxhetin, ndarjen dhe destinacionin e tij;
ç) vendos për pranimin e dhuratave nga individë ose fondacione dhe shoqata me qellim
bamirësie, si dhe binjakëzimin me spitalet simotra:
d) i propozon Ministrit te Shëndetësisë emetimin dhe shkarkimin e drejtorit ekzekutiv te
autoritetit spitalor te qarkut;
dh) emëron dhe shkarkon drejtoret e spitaleve te qarkut, ne baze te propozimit te bere nga
drejtori ekzekutiv.
Neni 15
Rregullat e funksionimit te këshillit administrativ
1. Këshilli administrativ mblidhet:
a) jo me pak se 6 here ne vit;
b) me kërkesë te kryetarit ose te me shume se gjysmës se te gjithë anëtarëve.
2. Mbledhjet e jashtëzakonshme zhvillohen me kërkesën e Ministrit te Shëndetësisë ne çdo
kohe, si dhe me kërkesën e me shume se gjysmës se anëtarëve.
3. Këshilli administrativ merr vendime me shumice votash. Vendimet e këshillit administrativ merren kur janë te pranishëm dy te tretat e anëtarëve.
Vendimet e këshillit administrativ mund te anulohen vetëm me urdhër te Ministrit te Shëndetësisë, kur ato bien ne kundërshtim me dispozitat ligjore ne fuqi ose me strategjinë shtetërore te zhvillimit te shërbimit spitalor.
4. Mbledhja e pare e këshillit administrativ thirret nga drejtori ekzekutiv.
Neni 16
Kryetari i këshillit administrativ
1. Këshilli administrativ i autoritetit spitalor te qarkut zgjedh kryetar një nga anëtarët e vet.
2. Kryetari i këshillit administrativ zgjidhet një here ne tre vjet me te drejte rizgjedhjeje dhe: a) përfaqëson këshillin administrativ ne marrëdhënie me te tretet;
b) drejton mbledhjet e këshillit dhe është përgjegjës për mbarëvajtjet e tyre.
3. Përfaqësuesi i sigurimeve shëndetësore te qarkut dhe drejtori i autoritetit spitalor te qarkut nuk mund te zgjidhen kryetar te këshillit administrativ.
Neni 17
Shkrirja e këshillit administrativ
1. Këshilli administrativ i autoritetit spitalor te qarkut mund te shkrihet me urdhër te
Ministrit te Shëndetësisë kur:
a) shumica e anëtarëve jep dorëheqjen;
b) vihen re shkelje te dispozitave qe rregullojnë veprimtarinë e autoritetit spitalor te qarkut
dhe cenojnë interesat e tij.
2. Këshilli administrativ duhet te ngrihet serish brenda 3 muajve nga data e daljes se urdhrit
te Ministrit te Shëndetësisë për shkrirjen e tij.
3. Kundër urdhrit te Ministrit te Shëndetësisë mund te behet ankim ne gjykate brenda 30
ditëve nga data e daljes se urdhrit.
Neni 18
Përbërja e drejtorisë se autoritetit spitalor te qarkut
1. Drejtoria e autoritetit spitalor te qarkut përbëhet nga:
a) drejtori ekzekutiv;
b) zëvendësdrejtori teknik;
c) zëvendësdrejtori ekonomik;
ç) kryeinfermieri i përgjithshëm.
2. Struktura dhe rregullat e funksionimit te administratës se autoritetit spitalor te qarkut
përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Ne përbërjen e drejtorisë se autoritetit spitalor te qarkut nuk lejohet emërimi i drejtuesve
ose specialisteve qe kane interesa vetjake ne spitalet jopublike.
Neni 19
Funksionet e drejtorit ekzekutiv
Drejtori ekzekutiv është drejtuesi ekzekutiv, organizues dhe kontrollues i te gjithë
veprimtarisë se drejtorisë dhe ushtron këto funksione:
a) raporton dhe përgjigjet para këshillit administrativ;
b) përfaqëson drejtorinë ne marrëdhënie me te tretet;
c) ndjek realizimin, treguesit tekniko-ekonomike te spitalit;
ç) përfaqëson drejtorinë ne marrëdhënie me punonjësit, sipas Kodit te Punës;
d) përgatit planet e punës ne fillim te vitit dhe ia paraqet këshillit administrativ për miratim; dh) organizon kontrolle për veprimtarinë e shërbimeve mjekësore dhe jo-mjekësore ne spitale
dhe merr vendimet përkatëse për përmirësimin e gjendjes;
e) drejton punën për hartimin e projektbuxhetit ekonomik dhe financiar dhe i paraqet për
miratim këshillit administrativ buxhetin e zbërthyer për çdo spital, shërbim e repart;
e) kontrollon punën dhe përgjigjet për realizimin e buxhetit;
f) ndjek zbatimin e vendimeve te stafit te drejtorisë për kualifikimin dhe specializimin e
kuadrit te larte dhe te mesëm;
g) miraton rregulloren për funksionimin e komisionit mjekësor.
Neni 20
Komisioni mjekësor
1. Komisioni mjekësor është organ këshillimi teknik i drejtorisë dhe përbëhet nga drejtoret e spitaleve, qe funksionojnë brenda autoritetit spitalor te qarkut dhe shefat e shërbimeve o se përfaqësues te zgjedhur nga vete shërbimet e këtyre spitaleve.
2. Komisioni mjekësor kryesohet nga kryetari i zgjedhur me votim te fshehte, ne baze te kritereve te vendosura nga Ministri i Shëndetësisë dhe ushtron veprimtarinë e tij për tre vjet.
Neni 21
Funksionet e komisionit mjekësor
Komisioni mjekësor i propozon drejtorisë se autoritetit spitalor te qarkut:
a) blerjen e pajisjeve mjekësore, diagnostike dhe terapeutike;
b) vendimet, qe përfshijnë aspektet mjekësore te punës;
c) rregullat e organizimit te shërbimeve mjekësore te institucionit;
ç) vlerësimin, krijimin, mbylljen ose modifikimin e reparteve, spitaleve ose te gjitha njësive
funksionale ne varësi;
d) vlerësimin e treguesit cilësor te shërbimeve;
dh) zbatimin e protokolleve te mjekimit;
e) trajnimin e personelit mjekësor dhe atij ndihmës;
e) shërbimet dhe pajisjet e reja.
Neni 22
Mbikëqyrja dhe kontrolli
1. Ministria e Shëndetësisë, duke respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e autoritetit spitalor te qarkut, ushtron mbikëqyrje dhe kontroll mbi autoritetin spitalor te qarkut për cilësinë e shërbimeve dhe zbatimin e standardeve ne spitale, si dhe kontroll ekonomiko-financiar për pjesën e buxhetit qe financon.
2. Ministria e Shëndetësisë ushtron kontroll mbi institucionet e tjera jopublike dhe
jofitimprurëse te stafit menaxhues te tyre vetëm për kushtet e higjienës dhe përmbushjes se standardeve mjekësore.
3. Kontrolli mbi kontratat me institucionet e ndryshme dhe mbi marrëveshjet me sigurimet
shoqërore, ushtrohet sipas detyrimeve te përcaktuara ne vete kontratat ose marrëveshjet.
KREU III
SPITALET PUBLIKE
Neni 23
1. Spitalet publike janë institucione me buxhet te pavarur, jofitimprurëse dhe e ushtrojnë
veprimtarinë e tyre ne mjediset dhe me pajisjet qe janë prone e Ministrisë se Shëndetësisë.
2. Ministri i Shëndetësisë përcakton organizimin, strukturën dhe rregulloret e funksionimit
te spitaleve publike.
Neni 24
Financimi i spitaleve
Spitalet publike financohen nga:
a) Ministria e Shëndetësisë;
b) institucionet e sigurimeve shëndetësore;
c) pushteti vendor;
ç) donatoret vendas e te huaj.
Neni 25
Spitalet jopublike kane burimet e veta te financimit, te përcaktuara ne statutin, aktin e themelimit dhe vendimin e gjykatës për regjistrimin si person juridik.
Neni 26
Spitalet publike dhe jopublike mund te shesin shërbimin e tyre ne institucionet e sigurimeve shëndetësore te Republikës se Shqipërisë dhe te shteteve te huaja.
Neni 27
Spitalet publike, për shërbimet qe ofrojnë, zbatojnë tarifat e përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 28
Format e financimit te veprimtarisë se spitaleve publike janë:
a) pagesa me buxhetin;
b) pagesa për banore;
c) pagesa për shërbim;
ç) pagesa për rast;
d) pagesa për grupe diagnozash te njëjta.
Neni 29
Spitalet e zhvillojnë veprimtarinë e tyre financiare, ne përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore ne fuqi për institucionet me buxhet te pavarur.
Neni 30
Spitalet publike raportojnë, ne fund te vitit financiar, te Ministria e Shëndetësisë, institucionet e sigurimeve shëndetësore dhe te çdo institucion tjetër, qe ka kontribuar me fonde për zhvillimin e veprimtarisë se tyre.
KREU IV
KERKESAT DHE KLASIFIKIMI I SPITALEVE
Neni 31
Ministri i Shëndetësisë njeh, hap, klasifikon dhe licencon spitalet publike dhe jopublike, ne varësi te përmbushjes se kushteve, arritjes se standardeve, ne baze te teknologjisë spitalore dhe shkalles se plotësimit te kërkesave te domosdoshme për:
a) shërbimet e kualifikuara ne njësitë e pranimit te urgjencës, për nivelin e realizimit te higjienës personale te te sëmurëve, te mjediseve spitalore, si dhe kapacitetet e teknologjisë se përshtatshme ne shërbim te mbikëqyrjes se te sëmurëve;
b) sigurimin e mjediseve te përshtatshme për shtrime, qe i përgjigjen natyrës se veçante te
shërbimit, te seksit dhe te moshës se te sëmurëve;
c) mjedise te veçanta për izolimin dhe kujdesin e te sëmurëve me sëmundje ngjitëse;
ç) shërbime te veçanta te radiologjisë dhe analizave laboratorike;
d) shërbime te veçanta për transfuzionin e gjakut dhe anestezinë;
dh) shërbimet bibliotekare dhe pajisjet e sallës se konferencave te mjekeve;
e) shërbimet e dezinfektimit, lavanderise, gardërobës, banjës, kuzhinës dhe magazinimit;
ë) shërbimet e ndihmës se shpejte me ekipe te kualifikuara, me instrumente e pajisje te
nevojshme, si dhe me mjetet e duhura te transportit;
f) mjedise për këshillime ambulatore për kontrollin dhe kurimin e te sëmurëve edhe pas
daljes nga spitali, ushtrimin e mjekësisë parandaluese dhe edukimin shëndetësor;
g) logjistiken dhe pajisjet e duhura te repartit te murgut dhe te sam s se autopsisë;
gj) trajtimin dhe eliminimin e mbeturinave spitalore, ne përputhje me rregullat e përcaktuara
me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 32
Kategoritë e spitaleve
1. Spitalet publike janë te përgjithshme dhe te specializuara.
2. Spitalet e përgjithshme ofrojnë shtrim dhe kujdesie ndaj te sëmurëve ne repartet e
mjekësisë se përgjithshme, kirurgjisë se përgjithshme dhe ato speciale.
3. Spitalet e specializuara ofrojnë shtrim dhe kujdesie ndaj te sëmurëve me sëmundje, qe
bëjnë pjese ne një ose me shume specialitete.
4. Për specialitetet qe krijohen për here te pare, emërtimi i spitalit behet me urdhër te
Ministrit te Shëndetësisë.
Neni 33
Spitalet klasifikohen ne kategoritë e mëposhtme:
a) spitale ditore;
b) spitale ne nivel bashkie;
c) spitale qarku;
ç) spitale terciare.
Neni 34
Spitalet ditore
Spitalet ditore publike dhe jopublike ofrojnë ndihmën e pare mjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24 orëve.
Neni 35
Spitalet publike ne nivel bashkie
Spitalet publike te përgjithshme ne nivel bashkie ofrojnë shërbimet:
a) e urgjencës;
b) e mjekësisë se përgjithshme;
c) e kirurgjisë se përgjithshme;
ç) e pediatrisë dhe obstetrike-gjinekologjisë;
d) e radiologjisë;
dh) e laboratorëve kliniko-biokimike;
e) e njësisë se anestezi-reanimacionit;
ë) e farmacisë.
Neni 36
Spitalet publike te qarkut
1. Spitalet publike te qarkut ofrojnë shërbimet:
a) e urgjencës;
b) e mjekësisë se përgjithshme;
c) e kirurgjisë se përgjithshme, ortopedi-traumatologji;
ç) e obstetrike-gjinekologjisë;
d) e pediatrisë;
dh) e radiologjisë;
e) e fizioterapisë;
ë) e anatomisë dhe histologjisë patologjike;
f) e laboratorëve kliniko-biokimike e te mikrobiologjisë;
g) e anestezi-reanimacionit;
gj) e farmacisë;
h) e këshillimit ambulator, për te gjitha specialitetet e mësipërme.
2. Spitalet e qarkut janë te pajisura me klinika ose kabinete për:
a) hemodializen;
b) okulistikën;
c) otorinolaringologjinë;
ç) urologjinë;
d) neurologjinë;
dh) psikiatrinë;
e) dermatologjinë;
ë) onkologjinë.
3. Ne spitalet e qarkut mund te funksionojnë edhe:
a) shërbime riaftësimi dhe riedukimi funksional;
b) shërbime te neuropsikiatrisë infantile;
c) shërbime te dietologjisë;
ë) shkolle-konvikt për infermiere dhe qendër për kualifikimin e personelit ndihmës dhe
teknik.
Neni 37
Spitale terciare
1. Spitale terciare quhen spitalet me organizim teknik, pajisje mjekësore dhe me shërbime,
qe janë ne gjendje te sigurojnë:
a) ndihme mjekësore te nivelit te larte;
b) pune kërkimore-shkencore, ne bashkëpunim me departamentet e mësimdhënies:
c) përgatitje profesionale për njohjen e personelit mjekësor me te rejat e shkencës:
ç) shkolla për kualifikimin e personelit ndihmës dhe teknik.
2. Spitalet terciare funksionojnë me status te veçante, sipas përcaktimeve te bëra me vendim
te Këshillit te Ministrave.
3. Spitalet terciare financohen nga:
a) Buxheti i Shtetit nëpërmjet Ministrisë se Shëndetësisë dhe Ministrisë se Arsimit dhe
Shkencës;
b) institucionet e sigurimeve shëndetësore;
c) donatoret.
Neni 38
Spitalet e specializuara
Emërtimi i spitaleve te specializuara bazohet ne natyrën e veçante te shërbimit e te specialitetit qe ato ofrojnë.
KREU V
PLANIFIKIMI SPITALOR
Neni 39
Komiteti Shtetëror për Planifikimin Spitalor
1. Pranë Ministrit te Shëndetësisë ushtron veprimtarinë e vet, si një organ këshillimor,
Komiteti Shtetëror për Planifikimin Spitalor.
2. Përbërja, detyrat dhe mënyra e funksionimit te këtij Komiteti përcaktohen me vendim te
Këshillit te Ministrave.
Neni 40
Komiteti për planifikimin spitalor publik te qarkut
1. Pranë autoritetit spitalor publik te qarkut ushtron veprimtarinë e vet komiteti për
planifikimin spitalor publik te qarkut, i cili është organi këshillimor i tij.
2. Përbërja, detyrat dhe mënyra e funksionimit te këtij komiteti përcaktohen me vendim te
këshillit administrativ te autoritetit spitalor te qarkut.
Neni 41
Plani shtetëror spitalor
1. Plani shtetëror spitalor miratohet me vendim te Këshillit te Ministrave, sipas propozimit te bere nga Ministri i Shëndetësisë.
2. Plani shtetëror spitalor përcakton:
a) shpërndarjen sasiore dhe cilësore te numrit te shtretërve ne nivel qarku, qe do te mbahen
me shpenzimet e shtetit;
b) kriteret territoriale dhe cilësore për përdorimin e fondit shtetëror spitalor;
c) nevojat për shtretër te rinj ose për pakësimin e tyre, si dhe për kërkesat didaktike dhe
shkencore te universitetit;
ç) rindarjen e numrit te shtretërve, ndërmjet sektorëve te veprimtarisë spitalore dhe te
niveleve te ndryshme organizativo-funksionale te rrjetit spitalor shtetëror;
d) rindarjen sasiore dhe cilësore te nevojës për shërbim spitalor;
dh) përqindjet qe aplikohen mbi planin shtetëror dhe planin ne nivel qarku, ne baze te
rezultateve te kuadrit nozologjik, shtetëror e te gjithë përbërësve higjieniko-sanitare, gjeomorfologjike dhe sociale, ekonomike e kulturore, raportin ndërmjet numrit te shtretërve dhe popullatës se interesuar, si dhe shpërndarjes se numrit te shtretërve, duke mbajtur parasysh parashikimet e planeve urbanistike.
Neni 42
Plani spitalor ne nivel qarku
1. Autoriteti spitalor publik i qarkut programon ndërhyrjet e veta ne sektorin spitalor, ne përputhje me planin shtetëror spitalor ne fushën, ne te cilën ky autoritet ka detyra dhe përgjegjësi territoriale.
2. Plani spitalor i qarkut miratohet nga këshilli administrativ, ne përputhje me planin shtetëror spitalor, dhe përcakton parashikimin e ndërhyrjeve ne qark te lidhura me ngritjen e spitaleve te reja, me transformimin, modernizimin ose mbylljen e spitaleve ekzistuese, me nevojën për një numër shtretërish te ndare për rastet akute, kronike, konvaleshentë, me efiçencen e pajisjeve, me rrjetin rrugor dhe kushtet gjeomorfologjike dhe higjieno-sanitare te popullatës.
3. Zgjerimi, transformimi, përveç përshtatjeve te detyruara nga kërkesa funksionale, duhet
te realizohen, ne përputhje me planin spitalor te qarkut.
4. Plani spitalor i qarkut parashikon ekzistencën:
a) e spitalit ditor, i cili te jete ne gjendje t’i shërbejë një popullate nga 20 000 deri ne 40 000
banore;
b) e spitalit ne nivel bashkie qendër rrethi, i cili te jete ne gjendje t’i shërbejë një popullate
mbi 100000 banore;
c) e spitalit te qarkut, i cili te jete ne gjendje t’i shërbejë një popullate mbi 200 000 banore.
5. Ne planin spitalor te qarkut duhet te përcaktohen mjetet financiare për ndërtimin e
spitaleve te reja, zgjerimin, transformimin ose modernizimin e atyre ekzistuese, blerjen e pajisjeve përkatëse, si dhe për shpërndarjen e tyre, ne lidhje me objektivat e përcaktuara nga paviani spitalor i qarkut.
KREU VI
SPITALET JOPUBLIKE
Neni 43
1. Çdo person juridik, vendas ose i huaj, mund te ushtroje veprimtari ne fushën e shërbimit spitalor vetëm pas miratimit te lejes se lëshuar, sipas procedurave te parashikuara ne dispozitat e këtij ligji.
2. Lejohet hapja e spitaleve jopublike te harmonizuara me planin spitalor shtetëror dhe vendor.
Neni 44
Procedura për hapjen e spitaleve jopublike
1. Çdo person juridik, qe ka për qellim te hape një spital jopublik, te zgjeroje ose te transformoje një spital jopublik ekzistues, duhet te paraqesë kërkesën pranë Komisionit te Licencave te Ministrisë se Shëndetësisë.
2. Kërkesa duhet te përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) për veprimtarinë mjekësore qe do te zhvillohet;
b) për kushtet higjieno-sanitare;
c) për numrin e shtretërve;
ç) për planimetrinë e mjediseve;
d) për rregulloren e funksionimit te spitalit.
Neni 45
1. Komisioni i Licencave informon kryetarin e bashkise ose te komunës, ku parashikohet te baret spitali dhe shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin përkatës brenda 30 ditëve nga paraqitja e tyre. Brenda 5 ditëve nga miratimi i kërkesës, i propozon Ministrit te Shëndetësisë dhënien e licencës për hapjen e spitalit jopublik. Ne rast refuzimi, Komisioni i Licencave i Ministrisë se Shëndetësisë është i detyruar t’i ktheje përgjigje zyrtare te interesuarit për arsyet e mosmiratimit te licencës për hapjen e spitalit jopublik.
2. E njëjta rruge ndiqet edhe për kërkesat për zgjerimin dhe transformimin e spitaleve
jopublike.
3. Modeli i licencës përcaktohet me urdhër te Ministrit te Shëndetësisë ne përputhje me
standardet e bashkësisë evropiane.
Neni 46
1. Ne rastin e mosplotësimit te dispozitave te këtij ligji dhe te kushteve te vena ne aktin e lejes, spitali paralajmërohet për te shmangur shkeljet brenda një afati te përshtatshëm qe përcaktohet ne aktin e paralajmërimit.
2. Ne rastin e shkeljeve te përsëritura te dispozitave te këtij ligji, Ministri i Shëndetësisë, me
propozimin e Komisionit te Licencave, i heq licencën spitalit jopublik.
3. Heqjen e licencës se spitalit jopublik e bën Ministri i Shëndetësisë, bazuar ne propozimin e Komisionit te Licencave. Ministri i Shëndetësisë nuk mund te heqë licencën e spitalit jopublik pa shqyrtuar argumentet e subjektit te licencuar.
Neni 47
1. Ministria e Shëndetësisë ka te drejte te kontrolloje:
a) rregullat teknike te ndërtimit, kushtet, pajisjet dhe shërbimet, ne përputhje me veprimtarinë qe do te ushtroje;
rregulloret e shërbimeve dhe curriculum vitae te personelit.
2. Emërtimi i spitaleve jopublike gjithmonë paraprihet ose përcaktohet me emërtimin “spital jopublik”. Emërtimet qe krijojnë keqkuptime me emërtimet e spitaleve ose te klinikave universitare publike, nuk mund te përdoren.
Neni 48
Drejtori mjekësor
1. Çdo spital jopublik, i cili ka me shume se 50 shtretër, duhet te këtë një drejtor mjekësor me kohe te plote pune, te cilit i ndalohet çdo veprimtari e ushtrimit te profesionit ne spitale e tjera, qofshin këto publike ose jopublike.
2. Drejtori mjekësor përgjigjet personalisht për organizimin tekniko-funksional, për
standardet dhe ecurinë e shërbimeve higjieno-sanitare.
3. Për çdo rast me sëmundje infektive, drejtori merr masat e nevojshme dhe bën denoncimin, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.
Neni 49
Organizatave jofitimprurëse, qe ofrojnë ose dëshirojnë te ofrojnë përkujdesje për te sëmurët, u lind e drejta e kërkesës pranë Ministrisë se Shëndetësisë, për miratimin e kësaj veprimtarie.
Neni 50
Spitalet publike dhe jopublike dëmshpërblejnë te sëmurin e dë mtuar, sipas Kodit Civil, kur dëmtimi ka ardhur nga mosrespektimi i rregullave gjate ushtrimit te detyrës nga personeli mjekësor ose mosdhënia ne kohe e ndihmës urgjente mjekësore, sipas nenit 6 te këtij ligji.
Neni 51
1. Shkelja e nenit 6 te këtij ligji nga personeli mjekësor, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobe ne vlerën e dy pagave mujore. Kjo mase merret me vendim te drejtuesit te institucionit përkatës.
2. Procedurat për vënien e gjobës dhe ankimin rregullohen nga ligji nr.7697, date 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”.
Neni 52
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe, brenda 6 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te këtij
ligji, te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 3,6,18,37,39 dhe 41.
2. Ngarkohet Ministri e Shëndetësisë qe, brenda 3 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te këtij
ligji, te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 7, 23, 31, 45 dhe 47.
Neni 53
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr .3920, date 30.7.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu