Hyrje
Projekti për Sistemin e Informacionit për Shëndetin Publik përbën një risi në informatizimin shëndetësor, si një bashkëpunim i ngushtë multi-institucional. Bazë për suksesin e këtij projekti qe bashkëpunimi i ngushtë i Ministrisë së Shëndetësisë me Agjencinë mbi Kërkimin Teknologjinë dhe Inovacionin dhe me Drejtorinë e QSUT.
Projekti i implementimit të Sistemit të Informacionit për Shëndetin Publik ka filluar prej tetorit të vitit 2010, me zbatimin e projektit pilot tek Spitali Francez (QSUT), përmes informatizimit te recepsionit në këtë spital. Brenda vitit 2011, S.I.S.P krijoi, organizoi dhe informatizoi plotësisht të 16 recepsionet e QSUT “Nënë Tereza
Faza e dytë e projektit vazhdoi me informatizimin e qarkullimit të medikamenteve dhe materialeve mjekësore dhe filloi po aty (Spitali Francez), në janar të vitit 2011. Brenda vitit, S.I.S.P realizoi informatizimin e plotë të Farmacisë Qendrore dhe 11 Farmacive Spitalore. Përgjatë vitit 2012 dhe deri në Shkurt të 2013 u realizua informatizimi i plote i të 120 pavijoneve të QSUT.
Faza I – Informatizimi i Recepsioneve – Objektivat dhe arritjet
Objektivat:
- Vendosja e një standardi për qarkullimin e pacientëve ambulatorë në ambientet e QSUT “Nënë Tereza”
- Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ofruara
- Përmirësimi i treguesve financiar që burojnë nga pacientët ambulatorë të pasiguruar
- Monitorimi i zbatimit te rregullave te Sistemit te Referimit
- Ndergjegjesimi i drejtperdrejte i popullates per zbatimin e rregullave te Sistemit te Referimit
- Ndergjegjesimi i drejtperdrejte i personelit mjekesor per zbatimin e rregullave te Sistemit te Referimit
Arritjet:
- Implementimi i Sistemit të Referimit të Ministrisë së Shëndetësisë për qarkullimin e pacientëve ambulatorë brenda ambienteve spitalore, te percaktuara si te tilla, nga kujdesi shëndetësor primar deri tek ai terciar
- Aktivizimi i disa moduleve, specifike, mbështetur mbi urdhëresat e institucioneve shëndetësore, që menaxhojne lëvizjen e pacientëve në QSUT “Nënë Tereza”, nga regjistrimi, pranimi e deri tek dalja nga ambientet spitalore
- Formalizimi i punës së mjekëve në këtë qendër spitalore
- Dixhitalizimi i regjistrit te sherbimeve ambulatore ne perputhje me kerkesat e kontrates me I.S.K.SH.
- Raportimi online dhe ne kohe reale i ngarkeses se strukturave te QSUT qe menaxhojne paciente ambulatore
- Dixhitalizimi i historikut te ngarkeses se strukturave te QSUT qe menaxhojne paciente ambulatore, ne perputhje me kerkesat e kontrates me ISKSH
- Rritja e përgjegjshmërisë në punë dhe e etikes perkundrejt pacientëve
- Shkurtimi i kohës së pritjes për pacientët
- Rritja e arkëtimeve nga pacientët e pasiguruar dhe përmirësimi i treguesve financiar
Faza II – Informatizimi i Farmacisë – Objektivat dhe arritjet
Objektivat:
- Menaxhim elektronik i kontratave te lidhura nga QSUT
- Menaxhimi i kontrolluar i qarkullimit të medikamenteve në QSUT “Nënë Tereza”
- Menaxhimi i kontrolluar i konsumit të medikamenteve
- Planifikim më i mirë buxhetor për furnizimin me medikamente
- Thjeshtëzimin dhe formalizimin e proceseve të punës
Arritjet:
- Dixhitalizimi i regjistrit te kontratave te QSUT me firmat farmaceutike
- Informatizimi i qarkullimit të medikamenteve për segmentet Depo Qendrore (DMM) – Farmaci Spitalore (BF) – Kryeinfermierë (FND)
- Implementimi i një sistemi që ruan gjurmët e qarkullimit të çdo medikamenti
- Matje reale e konsumit
- Gjenerimi i statistikave të sakta për konsumin e medikamenteve nga çdo segment i këtij sistemi
- Përmirësimi i planifikimit buxhetor për parashikimin e nevojave për medikamente
- Rritja e shpejtësisë së qarkullimit të medikamenteve dhe si pasojë edhe të cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve
- Rritja e përgjegjshmërisë dhe tejdukshmërisë në punë
Përfitimet nga sistemi:
- Standardizimi dhe formalizimi i fluksit të punës;
- Matja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor të ofruar;
- Planifikim më i saktë buxhetor që i përgjigjet nevojave reale të secilit shërbim brenda strukturës;
- Rritja e shpejtësisë së ofrimit të shërbimit dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në tërësi;
- Rritja e të ardhurave dytësore nga pacientët jashtë skemës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore;
- Rritja e investimeve si pasojë e shtimit të të ardhurave;
- Rritja e ndjenjës së përgjegjësisë dhe e profesionalizmit në kryerjen e detyrës nga ana e stafit spitalor si pasojë e evidentimit të çdo veprimi brenda sistemit;
- Gjenerimi i statistikave të konsumit në kohë reale për secilin nga shërbimet e QSUT “Nënë Tereza”;
Objektivat kryesore dhe nën-objektivat
1. Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët:
- Standardizimi dhe formalizimi i proceseve të punës dhe rritja e tejdukshmërisë;
- Procesimi më i shpejt i procedurave regjistrim, pranim, shërbim shëndetësor, dalje;
- Akses më i shpejt dhe cilësor tek shërbimet spitalore publike;
- Kthimi i arkëtimeve nga pacientët e pasiguruar në investime për zhvillimin e sistemit;
2. Menaxhim më i mirë spitalor përmes teknologjisë së informacionit (sistemeve të informacionit):
- Planifikim buxhetor më i saktë, që i përgjigjet nevojave reale;
- Statistika të gjeneruara në kohë reale;
- Kontroll i saktë i qarkullimit të çdo pacienti e medikamenti;
3. Rritja e profesionalizmit të stafit admnistrativ dhe spitalor:
- Rritja e përgjegjshmërisë, performancës dhe transparencës përmes monitorimit të vazhdueshëm falë sistemit;
- Aftësimi në përdorimin e teknologjive të informacionit shëndetësor;
- Thjeshtëzimi i procese rutinë dhe përmirësimi i rezultateve në punë;
- Ndarja e përgjegjësive të secilit segment të zinxhirit të veprimeve;
Faza III – Informacion më i detajuar për fazën e 3-të të Projektit – Moduli i Pacientit Spitalor:
Faza e III-të e projektit, që ka të bëjë me aktivizimin e modulit të sistemit për pacientin spitalor. Aktualisht, S.I.S.P. po përgatit aspektet teknike për funksionimin e modulit të ri që do të implementohet; duke filluar nga konceptimi, projektimi, programimi, personalizimi i modulit për QSUT “Nënë Tereza” e deri tek përshtatja e sistemit me urdhrat dhe direktivat e nxjerra nga institucionet e kujdesit shëndetësor. Njëkohësisht, po punohet me ritme të shpejta për trajnimin e stafit të kësaj qendre spitalore për përdorimin e sistemit online. Në përfundim të kësaj faze, do të jenë trajnuar mbi 150 pjesëtarë stafi, kryesisht krye/infermierë, farmacistë dhe punonjës të sektorëve të Drejtorisë së QSUT “Nënë Tereza” të cilët janë të lidhur me sistemin.
Tre janë elementët të cilët ky modul do të arrijë të masë për çdo pacient spitalor që shtrohet në ambientet e kësaj qendre spitalore: 1) zënien e shtretërve, 2) diagnozat për çdo pacient, 3) shpenzimet në medikamente.
1) Zënia e shtretërve (Bed Occupancy) – Moduli i ri, do t’i mundësojë sistemit të masë ditët e qëndrimit për çdo pacient spitalor, duke filluar nga momenti i shtrimit të pacientit e deri në momentin e daljes së tij nga spitali. Pra, ditët e qëndrimit të të gjithë atyre pacientëve që shtrohen në spital për të qëndruar më tepër se 24 orë. Rëndësia e matjes së ditëve të qëndrimit i shërben analizës së zënies së shtretërve nga pacientët spitalorë, duke u ofruar institucioneve shëndetësore dhe shërbimeve spitalore të dhëna të sakta e të detajuara për “zënien e shtretërve” nga çdo pacient.
2) Diagnozat – Moduli i ri do t’i mundësojë sistemit diagnoza të sakta për çdo pacient spitalor të QSUT “Nënë Tereza”. Kësisoj, do të jetë absolutisht e detyrueshme për stafin spitalor të kësaj qendre shëndetësore që të hedhë online diagnozat e detyrueshme, konkretisht diagnozat e pranimit, shtrimit, klinike dhe përfundimtare. Fakti që këto diagnoza kërkohen detyrimisht prej sistemit (si për të pranuar pacientin e për ta shtruar atë, ashtu edhe për t’i bërë dalje) rrit përgjegjshmërinë e stafit spitalor në kryerjen e detyrës, duke ndarë dhe deri diku duke “imponuar” plotësimin e saktë të kartelave fizike të pacientëve. Plotësimi korrekt i diagnozave ka shumë aspekte pozitive, duke filluar nga krijimi i historikut të pacientit, tek ndjekja e saktë e ecurisë së tij, e deri tek krijimi i një baze hetimore, për rastet kur pacientët humbasin jetën si pasojë e diagnostikimit të gabuar.
3) Shpenzimet në medikamente – Me përfundimin e implementimit të modulit të Farmacisë, u prodhuan të dhëna statistikore për konsumin në medikamente deri në nivel pavijoni. Që do të thotë se institucioneve të interesuara shëndetësore iu dha mundësia të kontrollonin konsumin e secilit pavijon, në total. Me implementimin e modulit të pacientit spitalor, do të mundësohet matja e konsumit në medikamente deri në nivel pacienti, pra, do të mund të monitorohet konsumi në medikamente për çdo pacient për ditë qëndrimi, si edhe në total. Ky zhvillim do të ndihmojë në efektivitetin e konsumit të medikamenteve, monitorimin dhe kontrollimin e tij, planifikim më të mirë të nevojave të pacientëve për medikamente sipas shërbimeve, etj.
Implementimi i kësaj faze, do të shoqërohet me trajnimin e pjesës së stafit që mbulon procedurat e shtrimit të pacientëve në QSUT “Nënë Tereza”. Më konkretisht, do të trajnohen krye/infermierët dhe zëvendës krye/infermierët e shërbimeve, punonjësit e kartotekës si edhe një pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të kësaj qendre spitalore. Secili prej këtyre individëve, bazuar në specialitetin që përfaqësojnë, do të trajnohen për digjitalizimin e procese të punës të lidhura me pacientët spitalor, të cilat deri të tani i kanë bërë në letër. Kësisoj, krye/infermierët dhe zëvendësit e tyre do të trajnohen për kryerjen online të proceseve të tilla si caktimi në mënyrë elektronike i dhomës dhe krevatit të pacientëve, plotësimi i kartelës elektronike të pacientit paralelisht me atë fizike (hedhja e diagnozave dhe kodeve të procedurave), konsultimi online i historikut mjekësor të pacientit, transferimi online i pacientëve brenda dhe ndërmjet shërbimeve, hedhja e terapisë ditore, etj.. Njëkohësisht, stafi i Kartotekës do të trajnohet për automatizimin dhe digjitalizimin e kartelës së pacientit, caktimin e kodit të shtrimit, konsultimin e raporteve online, etj.. Për këtë të fundit do të trajnohet edhe stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të QSUT “Nënë Tereza”, me synim shkarkimin e statistikave dhe raporteve të ndryshme që u shërbejnë për planifikimin financiar.
Gjendja e sistemit të informacionit në QSUT para implementimit të SISP:
Gjendja në QSUT para implementimit të fazës 1 (Informatizimi i recepsioneve) – Në pothuajse të gjitha spitalet e QSUT “Nënë Tereza” mungonin recepsionet e pritjes së qytetarëve. Kontakti ishte i drejtpërdrejtë me mjekun, pa ndonjë lloj procedure për t’u ndjekur. Arkëtimet ishin shumë të pakta, në vlera gjashtëshifrorë. Kësisoj, kishte një kaos dhe rrëmujë të dukshme dhe një mungesë të theksuar organizimi. Mungonin statistikat e sakta mbi numrin e pacientëve që hynin e dilnin nga ambientet spitalore.
Gjendja ne QSUT para implementimit të fazës 2 (Informatizimi i qarkullimit të medikamenteve) – Kishte një zinxhir veprimesh thellësisht jo-formal dhe shumë pak të kontrollueshëm. Kërkesat dhe ndërveprimet mes strukturave për medikamente, bëheshin me copa të zakonshme letre, në mungesë të një standardi komunikimi ndërmjet strukturave. Mungonin statistikat dhe të dhënat e sakta për qarkullimin e medikamenteve. Kishte probleme me ndjekjen e lëvrimit të kontratave, për shkak të mungesës së një baze të dhënash online. Kryeinfermierët shpesh vepronin me “borxhe” njëri me tjetrin, për shkak të mungesës së medikamenteve.
Të dhëna për trajnimet
Faza I – Informatizimi i Recepsioneve
U trajnuan recepsionistë, arkëtarë, supervizorë për modulet regjistrim, pranim, referim, arkëtim, bazuar në Sistemin e Referimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
U trajnuan në total 33 punonjës të cilët shërbyen më pas si pika e parë e kontaktit mes qytetarëve dhe ambienteve spitalore, në pozicionet e recepsionistëve dhe arkëtarëve.
Ambulatorët-Recepsionet e mbuluara nga SISP në fillim të implementimit të kësaj faze, shtator 2011:
- Spitali Francez
- Kardiokirurgji-Angiokirurgji
- Sp.Ekzaminimeve( 6-kateshi )
- Konsultat e Semundjeve te Brendshme
- Pediatri e Pergjithshme
- Pediatri Infektive
- Neurokirurgji/ Psikiatri
- Spitali Onkologjik
- Spitali Infektiv
- Reumatologji-Alergologji
- Konsultat Semundje Kirurgjikale
- Urgjenca Kirurgjikale
- Urgjenca e Sem. Brendshme
Faza II – Informatizimi i Shërbimit Farmaceutik derë në Nivel Pavijoni
U trajnuan gjithsej 155 pjesëtarë të stafit të QSUT “Nënë Tereza”, mes të cilëve:
- 19 farmacistë
- 13 kryelaborantë
- 92 kryeinfermierë dhe zv/kryeinfermierë
- 15 arkëtare
- 9 recepsionistë
- 7 nëpunës civil të Drejtorisë së QSUT “Nënë Tereza”
Faza III – Informatizimi i Shërbimit Farmaceutik deri në nivel pacienti (kosto e orientuar)
Po trajnohen mbi 150 pjesëtarë të stafit të QSUT “Nënë Tereza”, mes të cilëve:
- Kryeinfermierë dhe Zv/Kryeinfermierë
- Farmacistë
- Recepsionistë
- Nëpunës Civil të Drejtorisë së QSUT “Nënë Tereza” (Sektori IT; Sektori i Statistikës; Sektori i Burimeve Njerëzore; Sektori i Kostos)
Të gjitha trajnimet e organizuara në kuadër të SISP, akreditohen nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (për specialistët e shëndetësisë). Në bazë të vendimeve të akreditimit, pjesëmarrësit marrin kreditit respektove, në bazë të pjesëmarrjes dhe përmbajtjes së trajnimeve.
Raportime mbi ambulatoret
Aktualisht, mbas dy vitesh eksperience, SISP realizon raportime mbi aktivitetin dhe sherbimet e ofruara nga ambulatoret e Sherbimeve te QSUT.
Nga ky sistem nuk perfshihen ambulatori i Neurologjise (ne rikonstruksion
Nga informatizimi i ambulatoreve te QSUT realizohen keto qellime:
Mbikqyret fluksi i pacienteve ne QSUT ne zbatim te Sistemit te Referimit te Ministrise se Shendetesise
Dokumentohet sakte puna e ambulatoreve dhe mjekeve te QSUT, ne perputhje me kontraten e QSUT me ISKSH dhe mbeshtetur ne Sistemin e Referimit te Ministrise se Shendetesise
Sigurohet nje fluks konstant dhe korrekt te ardhurash dytesore
Supervizohet shmangja nga Sistemi i Referimit nga ana e mjekeve te QSUT dhe mjekeve referues prane QSUT
1- AKTIVITETI I SHERBIMIT AMBULATOR QSUT – TOTAL PROGREASIV – 2011 – 2013
2- AKTIVITETI I SHERBIMIT AMBULATOR DHJETOR 2013 QSUT – TOTAL – 2013
Historiku i projektit:
Kalendari i implementimit te Sistemit SISP ne QSUT
Tetor 2010
Informatizimi i Recepsionit te Spitalit Francez ne zbatim te Sistemit te Referimit te Ministrise se Shendetesise
Fillimi i fazes studimore per Informatizimin e plote te sherbimit ambulator dhe sherbimit farmaceutik te QSUT.
Raportimi i funkdionimit te ambulatorit te informatizuar te Spitalit Francez ne zbatim te Sistemit te Referimit.
Janar 2011
Informatizimi i Farmacise se Spitalit Francez duke filluar testimin e sistemit online per Sherbimin Farmaceutik.
Raportimet e para te informatizimit te Farmacise Spitalore te Spitalit Francez.
Hapja e Qendres se Informatizimit te SISP.
Shtator 2011
Informatizimi i plote i te gjitha recepsioneve ekzistuese te Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza, ne zbatim te Sistemit te Referimit te Ministrise se Shendetesise
Riorganizimi i Sherbimit Farmaceutik te QSUT per implementimin e Modulit Farmaceutik Online te SISP.
Janar 2012
Informatizimi i plote i Sherbimit Farmaceutik te QSUT per nivelet Farmaci Qendrore dhe Farmaci Spitalore
Hapja e recepsioneve te Spitalit te Urgjencave, te informatizuara permes SISP, ne zbatim te Sistemit te Referimit te Ministrise se Shendetesise.
Shkurt 2012
Krijimi i raportimeve te para online per Sherbimin Farmaceutik
Mars 2012
Buletini gjashte-mujor i aktivitetit te ambulatoreve: Shtator 2011 – Shkurt 2012
Buletini tre-mujor i aktivitetit te Farmacise: Janar 2012 – Mars 2012
Hapja e recepsionit te Spitalit Kirurgjikal Nr. 2, te informatizuara permes SISP, ne zbatim te Sistemit te Referimit te Ministrise se Shendetesise.
Prill 2012
Zbatimi i modulit te ndjekjes online te Kontratave per Sherbimin Farmaceutik te QSUT
Maj 2012
Krijimi i infrastruktures per informatizimin e Sherbimit Farmaceutik ne Spitalit Francez QSUT deri ne nivel pavijoni
Hapja e recepsioneve te Spitalit te Semundjeve te Brendshme Nr. 1, te informatizuara permes SISP, ne zbatim te Sistemit te Referimit te Ministrise se Shendetesise.
Qershor 2012
Informatizimi i Sherbimit Farmaceutik te QSUT deri ne nivel Pavijoni ne Spitalin Francez
Implementimi, me kerkese te Prof. Pjerin RADOVANI, te modulit te planifikimit te vizitave dhe shtrimeve. Ne kete menyre, permes ketij moduli realizohet planifi kimi i shtrimeve dhe shmangen vonesat ne kohe te pacienteve per plotesimin e dokumentacionit te kerkuara nga Sistemi i Referimit.
Buletini gjashtemujor (Janar – Qershor 2012) i aktivitetit te ambulatoreve dhe Sherbimit Farmaceutik te QSUT
Shtator 2012
Krijimi i infrastruktures per informatizimin e Sherbimit Farmaceutik ne Spitalin Onkologjik dhe Sherbimeve Neuirologji dhe Neurokirurgji deri ne nivel pavioni
Informatizimi i Sherbimit Farmaceutik te QSUT deri ne nivel pavijoni ne Spitalin Onkologjik.
Raporti permbledhes i aktivitetit te ambulatoreve dhe Sherbimit Farmaceutik te QSUT per periudhen Janar – Gusht 2012.
Dhjetor 2012
Informatizimi i Sherbimit Farmaceutik te QSUT deri ne nivel pavijoni ne Spitalin Nr. 1 (Semundjet e Brendshme) dhe Spitalin Nr. 4 (Semundjet Infektive)
Kodifikimi i plote i strukturave shendetesore te QSUT
Kodifikimi i plote i personelit te QSUT
Janar 2013
Informatizimi i Sherbimit Farmaceutik te QSUT deri ne nivel pavijoni ne Spitalin Nr. 2 (Semundjet Kirurgjikale), Spitalin Nr. 3 (Semundjet e Femijeve) dhe Spitalin e Urgjencave.
Shkurt 2013
Informatizimi i Sherbimit Farmaceutik te QSUT deri ne nivel pavijoni ne Spitalin Nr. 5 (Psikiatri), Sherbimet laboratorike dhe imazherike.
Mars 2013
Hapja e recepsionit te laboratoreve dhe imazherise prane Spitalit te Urgjencave
Shtator 2013
Fillimi i procesit te informatizimit te qarkullimit te te dhenave dhe pacienteve spitalore ne paviojet me shtreter te QSUT.
Fillimi i procesit te informatizimit dhe automatizimit te terapise ditore te pacienteve spitalore ne pavijonet me shtreter te QSUT.
Automatizimi i marredhenieve protokollare ndermjet perdoruesve te SISP dhe shoqerise mirembajtese te SISP.