Këshilla për ditët e nxehta


Intervistë me Prof. Najada Çomo, Shefe e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUNT.
Cilat janë grupmoshat më të ndjeshme ndaj “të nxehtit”?

Në këto ditë të nxehta të verës subjektet më të ndjeshëm janë moshat pediatrike dhe grupmoshat e treta mbi 65-70 vjeç, por edhe moshat e reja kryesisht ata që vuajnë me patologji kronike si Diabet, HTA, kardioterapi dhe probleme neurologjike AVC, Demencia, etj.

 
Shenjat e gripit te fëmijët janë të ngjashme me ato te të rriturve, por mënyra se si shfaqen ndryshojnë nga një rast në tjetrin, në varësi të moshës. Në fëmijët e muajve të parë bie në sy grindja, të qarat pa shkak, prishja e gjumit, rënia e dëshirës për marrjen e gjirit ose të biberonit. Në mjaft raste temperatura nuk është shenjë shoqëruese në këtë grupmoshë. Në fëmijët deri në dy vjeç, bie në sy një gjendje e përgjithshme jo e mirë, hundë të zëna, prishje e humorit, ulje e oreksit. Krahas temperaturës së lartë, në shumë raste dalin në plan të parë edhe çrregullimet e aparatit tretës si të përziera, të vjella, diarre që mund të çojnë në humbje të lëngjeve.
Cilat janë simptomat që shfaqin pacientët e prekur nga i nxehti?
Dobësi trupore e shprehur, djersë profuse si rrjedhojë e dehidrimit (humbjes së lëngjeve trupore), humbjes së elektroliteve dhe ulje e presionit arterial tek kardiopatët (pacientët që vuajnë nga probleme kardiake) dhe ç’rregullimet metabolike. Gjithashtu pacientët që preken nga goditja nga dielli, siç thuhet në zhargonin e përditshëm shfaqin edhe mungesë përqendrimi dhe hiperpireksi deri hipertermi (temperaturë e lartë) tek personat me probleme neurologjike.  
Si mund të parandalohet goditja nga i nxehti dhe disa këshilla lidhur mbi ushqimin, veshjen, dhe ekspozimin në diell.

  1. Të evitohet qendrimi në ambiente me temperatura të larta mbi 30’celcius

  2. Të evitohet ekspozimi në diell pas orës 10 paradite  deri në orën 19 pasdite

  3. Të konsumohen ujë dhe lëngje me shumicë, të pasura me elektrolite, çaji i ftohtë dhe lëngje frutash, të evitohen ushqimet e skuqura dhe ushqimet pikante.

  4. Të konsumohen ushqime të lehta, jo të yndyrshme të pasura me fibra, kryesisht perime dhe fruta.

  5.  Këshillohet të veshim veshje sa më të lehta, pambuku me ngjyra të hapura, kryesisht të bardha. Gjatë ekspozimit në diell të përdoren kapele dhe çadra dielli.