Rreth Nesh
Shërbimi i Hematologjisë është i vetmi shërbim universitar, dhe jo vetëm në Shqipëri, ku kryhet diagnostikimi dhe mjekohen hemopatitë malinje si Leuçemitë akute, Leuçemitë kronike, Limfomat malinje të të gjitha llojeve, Mieloma multiple, Mielodisplazitë dhe të tjera sëmundje malinje te gjakut.
Trajtimi i sëmundjeve malinje të gjakut është shumë i veshtirë dhe në përgjithesi janë semundje të pashërueshme, por për shumë prej tyre si disa lloje Limphomash, Leucemie, etj, rezultatet e mjekimit janë të njëjta si në të gjitha vendet e zhvilluara.
Për disa të tjera ndryshimet në proçes do të bëjnë që shumë shpejt të jemi në standartet më të mira të rekomanduara.
Duke qënë sëmundje të pashërueshme, synimi i trajtimit mbetet ofrimi i më të mirës sipas standartit më të mirë të rekomanduar për momentin, për të rritur jetëgjatesinë pa sëmundje dhe jetëgjatësinë totale të të sëmurëve me kancer gjaku.
Shërbimi i Hematologjisë bashkëpunon ngushtë me Laboratorin citologjik, Laboratorin biokimik, Laboratorin imunonologjik, Anatomisë patologjike, Gjenetikën, Laboratorin bakterologjik dhe me shërbime të tjera.
Hospitalizimi i të sëmureve në Shërbimin e Hematologjisë bazohet në udhëzimet dhe portokollet mjekësore të adaptuara sipas vendit tonë, dhe rishikimi i tyre realizohet çdo vit.
Shërbimi i Hematologjisë zhvillon gjithashtu përgatitjen e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë si dhe të specialistëve të hematologjisë. Mësimdhënia bazohet në eksperiencën më të mirë për mësimdhënien dhe realizohet duke bërë rishikimin e leksioneve dhe të praktikave mësimore çdo vit.
Shërbimet e Ofruara
Në tabelën e mësipërme jepet në menyrë skematike origjina dhe shkaqet kryesore të sëmundjeve të gjakut.
Origjina e sëmundjeve malinje të gjakut mbetet e paqartë, por gjatë pjekjes së qelizave, të cilat e marrin origjinën nga një qelizë e vetme, qeliza meme, për arsye te cilat nuk dihen (janë përshkruar: radiacioni, duhani, ndotësit biokimikë të ndryshëm, viruset, stresi etj.,) ndodh një dëmtim në gjenet e qelizës, duke dhënë një dëmtim gjenetik (dëmtim gjenetik i fituar) nga ku lind një grup qelizash të kancerit të cilat në mënyrë graduale dominojnë të gjitha qelizat normale duke dhënë semundjen malinje të gjakut.
Në këtë shërbim ofrohen konsulta dhe hospitalizim i pacientëve me sëmundje hematologjike si:
Leuçemitë akute mieloide dhe limfoide |
Leuçemitë kronike mieloide dhe limfoide |
Limfomat malinje jo Hodgkin dhe Limphomat malinje te Hodgkin |
Mieloma multiple |
Mielodisplazitë |
Patologji të tjera të gjakut. |
Konsultat ambulatore
Për pacientët të cilët plotësojnë sistemit e referimit, shërbimi i konsultave organizohet:
Ditët | Orari | |
E Hënë | – | Prof.Ass.Tatjana Caja |
E Martë | – | Prof. Arben Ivanaj |
E mërkurë | – | Prof.Polikron Pulluqi |
E Enjte | – | Dr. Alma Cili |
E premte | – | Dr. Adela Perolla |
E premte (e trete e muajit) | – | Dr. Elsuarta Calliku |
Stafi ynë
Prof. Arben Ivanaj
Shef Shërbimi i Hematologjisë
Prof. Polikron Pulluqi
Prof.Ass. Tatjana Caja
Dr. Adela Perolli (Struga)
Dr. Alma Cili
Dr. Elsuarta Çalliku