Shërbimi O.R.L

Rreth Nesh

Shërbimi ORL në QSUNT është pika përfundimtare referuese dhe i vetmi në Shqipëri për menaxhimin e shumë sëmundjeve të Veshit-Hundës-Fytit.
 
Konsultat dhe ndërhyrjet kirurgjikale në këtë shërbim variojnë nga vizitat mjekësore të specializuara, ekzaminimet e ndryshme ORL (si audiometria, tympanometria, ABR, etj), duke vazhduar me interventet kirurgjikale rutinë (si adenotonsilektomia e septoplastika), heqjen e trupave të huaj (ezofagoskopia dhe bronkoskopia rigide me heqje të trupave të huaj në Shqipëri kryhet vetëm në këtë shërbim në QSUNT), dhe më tej duke kryer dhe ndërhyrjet kirurgjikale të kategorisë së parë (si sëmundjet onkologjike, kirurgjinë e veshit, etj). 

Rreth aktivitetit të shërbimit:

Në repartin e konsultave kryhen rreth 2700 konsulta të specializuara në vit.

Në bllokun operator realizohen rreth 2000 intervente të ndryshme kirurgjikale çdo vit.

Shërbimi i urgjencës ORL mbulon 24/24 orë dhe 7/7 ditë urgjencat ORL të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Stafet e shërbimit dhe ato ndërdisiplinore organizohen ditën e martë dhe të enjte ora 12:00, sipas kërkesave të anëtarëve të stafit. Në rastet urgjente, stafi mund të mblidhet edhe ditë tjetër. Pjesëmarrja është e detyrueshme. Përshkrimi pasqyrohet në kartelën klinike për të sëmurët e shtruar, apo në regjistër të veçantë për rastet ambulatore. Rastet urgjente zgjidhen nga mjeku i rojes.

Shërbimet e Ofruara

Ekzaminimet e ndryshme ORL:

  • Audiometria
  • Tympanometria
  • ABR
  • Ezofagoskopia
  • Bronkoskopia rigide

Mjekët në shërbimin punojnë të ndarë sipas nënspecialiteteve:

D.Sh.M. Besim Boçi Onkolog-ORL
D.Sh.M. Dolores Bardhyli Otokirurgji
Prof.Ass. Agron Strazimiri Otokirurgji
Dr. Jetmira Fejza Otokirurgji
Prof.Ass. Birkena Qirjazi Otologji-Otokirurgji
Prof.Ass. Suela Sallavaci Audiologji
D.Sh.M. Fatos Dodbiba Kirurgji e Otobazës
D.Sh.M. Xhevair Hoxhallari Rinologji
Dr. Julian Dervishi Rinologji
Dr. Evis Bendo Vestibulometri
Dr. Orjeta Tonuzi Rinologji
Dr. Roven Sinani Endoskopi të sinuseve
Dr. Klevis Thomai Endoskopi për rrugët e frymëmarrjes dhe digjestive
Dr. Bledi Nini Endoskopi për rrugët e frymëmarrjes dhe digjestive

Konsultat ambulatore

Mjeku Ditët Orari
D.Sh.M. Besim Boçi E Hënë, Martë, Mërkurë, Enjte, Premte 08:30-12:30
Prof.Ass. Birkena Qirjazi E Martë, E Mërkurë 08:30-12:30
D.Sh.M. Dolores Bardhyli E Mërkurë,E Premte 08:30-12:30
Prof.Ass. Suela Sallavaci E Martë, E Enjte 08:30-12:30
D.Sh.M. Fatos Dodbiba E Mërkurë,E Premte 08:30-12:30
Prof.Ass. Agron Strazimiri E Hënë, E Enjte 08:30-12:30
Dr. Jetmira Fejza E Hënë, E Premte 08:30-12:30
D.Sh.M. Xhevair Hoxhallari E Martë, E Enjte 08:30-12:30
Dr. Evis Bendo E Hënë, E Premte 08:30-12:30
Dr. Julian Dervishi E Martë, E Enjte 08:30-12:30
Dr. Roven Sinani E Mërkurë,E Enjte 08:30-12:30
Dr. Klevis Thomai E Hënë, E Premte 08:30-12:30
Dr. Orjeta Tonuzi E Martë, E Enjte 08:30-12:30
Dr. Bledi Nini E Hënë, E Mërkurë 08:30-12:30

Konsultat dhe stafet ndërdisiplinore

D.Sh.M. Besim Boçi Konsultat e Shërbimit të Onkologjisë
D.Sh.M. Xhevair Hoxhallari Konsultat e Spitalit të Burgut dhe Reparti Intermediar
D.Sh.M. Fatos Dodbiba Konsultat e Shërbimit të Neurologjisë dhe Psikiatrisë
Prof.Ass. Suela Sallavaci Konsultat e Shërbimit të Kardiologjisë dhe Hipertonisë
Dr. Bledi Nini Konsultat e Shërbimit të Kirurgjisë
Prof.Ass. Birkena Qirjazi Konsultat e Shërbimit të Gastro-enterologjisë dhe Hematologjisë
Dr. Roven Sinani Konsultat e Shërbimit të Reumatologjisë dhe Alergologjisë
Dr. Jetmira Fejza Konsultat e Shërbimit të Dermatologjisë dhe Hematologjisë
Dr. Julian Dervishi Konsultat e Shërbimit të Sëmundjeve të Mushkërive e Maternitetit
Dr. Evis Bendo Konsultat e Shërbimit të Nefrologjisë
Dr. Klevis Thomai Konsultat e Shërbimit të Infektivit dhe Plastikës
Dr. Orjeta Tonuzi Konsultat e Shërbimit të Endokrinologjisë, Toksikologjisë

Gjej shërbimin në hartë: