Shërbimi i Neurologjisë

Rreth Nesh

 

Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe ate periferik; ky i fundit ndahet ne sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatik. Neurologu në Shërbimin e Neurologjisë në QSUNT është një mjek i specializuar në Neurologji, i trajnuar për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullime neurologjike.

Shërbimi i Neurologjisë në Shqipëri, është formuar në vitet 50’ ndën drejtimin e Profesor Prezës dhe ekipit të mjekëve te njohur neurologë: Prof. Baboçi, Prof. Kuqo, etj.

Deri në vitin 1992 emërtimi ishte: Klinika e Neurologjisë si pjesë e spitalit NeuroPsikiatrik nr 5. Më pas Klinika e Neurologjisë ishte pjesë e QSU “Nënë Tereza” dhe nga viti 2000 emërtimi ndryshoi në  Shërbimi i Neurologjisë, gjithnjë pjesë e QSU “Nënë Tereza”. Klinikën e ka drejtuar Prof. Petrela dhe nga viti 1996 Klinikën e më pas Shërbimin e Neurologjisë e drejton Prof. Kruja.

Shumë neurologë kanë trajnime shtesë në një fushë të neurologjisë të tilla si neurologjia vaskulare, neurosonologjia, epileptologjia, semundjet neuromuskulare, neurologjia e sjelljes, menaxhimi i dhimbjes, neurofiziologjia dhe trajtimi i çrregullimeve të lëvizjes. Gjatë një ekzaminimi neurologjik, neurologu shqyrton historinë shëndetësore të pacientit, teston statusin mendor, funksionin e nervave të kokës, forcën, koordinimin, reflekset dhe ndjesinë. Ky informacion ndihmon neurologun të përcaktojë nëse problemi ekziston në sistemin nervor dhe, nëse po, ta lokalizojë atë. Lokalizimi i patologjisë është procesi kryesor me të cilin neurologët zhvillojnë diagnozën diferenciale. Analiza të mëtejshme mund të jenë të nevojshme për të konfirmuar diagnozën dhe udhëhequr terapinë dhe menaxhimin e duhur.

Testet që përdoren zakonisht në neurologji përfshijnë studime të imazhit të tilla si tomografia aksiale (CT), rezonanca magnetike (MRI), angiografia, elektroencefalografia (EEG), elektromiografia (EMG), ekzaminimi i lëngut cerebrospinal.

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajton Shërbimi i Neurologjisë në QSUNT:

  1. Dhimbjet e kokës (Migrena, Dhimbjet tensive të kokës, dhimbjet cluster etj)
  2. Demencat (Alzheimer, demenca vaskulare etj)
  3. Sëmundjet cerebrovaskulare (Aksidentet cerebrovaskulare ishemike, hemoragjike etj)
  4. Epilepsitë
  5. Crregullimet e lëvizjes extrapiramidale (Sëmundja e Parkinson, Sëmundja e Huntington etj)
  6. Sëmundjet demielinizante (Skleroza Multiple etj)
  7. Sëmundjet neuromuskulare (Miastenia Gravis etj)
  8. Sëmundjet e sistemit nervor periferik (polineuropatitë, poliradikuloneuritet, dhimbjet radikulare)
  9. Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit
  10. Komplikacione neurologjike të sëmundjeve sistemike

Ekzaminimi neurologjik:

  1. Historia shëndetësore e pacientit
  2. Testim i statusit mendor
  3. Funksioni i nervave të kokës
  4. Funksioni i nervave periferike
  5. Forca muskulare
  6. Koordinimi
  7. Ecja
  8. Reflekset
  9. Ndjeshmëria

Testet diagnostike që përdoren me shpesh në neurologji:

  1. Tomografia aksiale (CT)
  2. Rezonanca Magnetike (MRI)
  3. Angiografia
  4. Elektroencefalografia (EEG)
  5. Elektromiografia dhe Studimi I konduksionit nervor (EMG, ENG)
  6. Ekzaminimi i lëngut cerebrospinal.

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 09:00.

  Ditët Mjeku

Punkti

i Sëmundjeve

Vaskulare

E Hënë
  1. Dr.Shk.Sokrat Xhaxho
  2. As. Ilirjana Zekja
  3. Genci Çakçiri

Punkti

i Sëmundjeve

Demielinizante

E Martë
  1. Jera Kruja
  2. Pavllo Djamandi
  3. Dr. Meri Papajani

Punkti

i Sëmundjeve

Neuromuskulare

E Mërkurë
  1. Shk. Altin Kuqo
  2. Gentian Vyshka
  3. Meri Papajani
  4. Aida Quka

Punkti i Epilepsive

E Enjte
  1. Jera Kruja
  2. Serla Grabova
  3. Pavllo Djamandi
  4. Meri Papajani

Punkti

i Dhimbjeve

të Kokes

  1. Jera Kruja
  2. Aida Quka
  3. Serla Grabova

Punkti i Demencave

E Premte
  1. Shk. Sokrat Xhaxho
  2. Pavllo Djamandi
  3. Suzana Gjeçi
  4. Aida Quka

Punkti i Sëmundjeve

Ekstrapiramidale

  1. Shk. Altin Kuqo
  2. Genci Çakçiri
  3. As. Ilirjana Zekja

Gjej shërbimin në hartë: