Shërbimi i Pediatrisë Infektive

Rreth Nesh

Shërbimi i Pediatrisë Infektive në QSUNT, është një shërbim i  specializuar, i nivelit terciar dhe universitar,  për vlerësimin klinik, ndjekjen  dhe trajtimin e fëmijeve 0-14 vjec, të cilët paraqesin një sëmundje infektive.

Aktiviteti në këtë shërbim zhvillohet në kushtet e pacientëve të hospitalizuar, ndjekjes së pacientëve me probleme kronike në mënyrë ambulatore me Dipanserin “outpatient”, konsultimeve të referuara nga qendrat shëndetësore të shërbimit primar dhe sekondar, në nivel kombëtar.

Shërbimet e Ofruara

Pathologjitë kryesore ndaj të cilave ofrohet shërbimi i specializuar janë:

  1. Infeksione të përgjithshme të shkatuara nga viruse, bakterie, parazitë, mikroorganizma të tjerë
  2. Infeksione të sistemit kardiovaskular
  3. Infeksione të traktit respirator
  4. Infeksionet e sistemit nervor,
  5. Infeksione të sistemit osteoartikular,
  6. Infeksione primare të traktit urinar
  7. Infeksionet kongenitale
  8. Infeksione oportuniste në subjektet e imunosuprimuar
  9. Vaskulitet infekcioze, përfshi dhe “Kawasaki”
  10. Imunodefuiencat të lindura dhe të fituara

Probleme dhe konsultime në lidhje me imunizimin e fëmijëve dhe profilaksinë pre dhe post ekspozimit të infeksionit.

Aktiviteti i  shërbimit mbështetet në “punën në grup ” duke  koordinuar drejt dhe menaxhuar  detyrat e gjithsecilit, kohën efektive dhe burimet njerëzore.

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen nga e Hena në të Premte ne orarin 10:00 – 14:00

Mjeku Ditët Orari
 
Prof. Dr. Gjeorgjina Kuli-Lito E Hënë 10:00-14:00
D.sh. Mj. Bashkim Neza E Martë 10:00-14:00
Prof. Dr Rajda Petrela E Mërkurë 10:00-14:00
Prof. Assoc. Ferit Zavalani E Enjte 10:00-14:00
Prof. Assoc. Ferit Zavalani E Enjte 10:00-14:00