05/03/2014
Bazuar në Urdhrin Nr. 74, datë 26.02.2014 “Për Administrimin e Situatës me raste të shtuara të Gripit”, QSUT ka marrë masa në përgjigje të rasteve të dyshuara apo konfirmuara me grip pranë kësaj qendre spitalore.
Strukturat përgjegjëse të QSUT u angazhuan menjëherë për:
- furnizimin e Shërbimeve me sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU;
- sigurimin e rregullt me Oksigjenoterapi në shërbime;
- pajisjen e personelit mjekësor me maskat e posaçme mbrojtëse sipas standardeve të OBSH;
- sigurimin e gatishmërisë në shërbimet laboratorike dhe reanimacione;
- sigurimin e raportimit për rastet me infeksion apo insuficiencë të rëndë respiratore dhe për rastet e vdekjeve.
Posted in Lajme by admin qsut