REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
MINISTRI
Nr.3715/2 Prot.Datë 26/10/2009
U R D H Ë R
Nr.559, Datë 26/10/2009
Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.527, datë 01.11.1993, ”Për përcaktimin e çmimeve në sistemin shëndetësor shtetëror”, si dhe në urdhrin nr.116, datë 30.03.1999, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave dytësore në institucionet shëndetësore“:
U R D H Ë R O J
- Aplikimin e tarifave për shërbimet mjekësore që ofrohen ndaj pacientëve sipas listës bashkëlidhur këtij urdhri.
- Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të afishojnë listën e tarifave në vende të dukshme në ambientet ku ofrohen shërbimet mjekësore si dhe të marrin masat për zbatimin e këtij urdhri.
- Urdhrat Nr.418, datë 23.12.2003 dhe Nr.10, datë 17.01.2005 shfuqizohen.
Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.
M I N I S T R I
PETRIT VASILI