Rreth Nesh
Shërbimi i Kardiologjisë I dhe Kabineti i Hemodinamikës kryen diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor në të gjitha sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, si sëmundja e arterieve koronare, insuficienca akute dhe kronike e zemrës, çrregullimet e ritmit të zemrës, sëmundjet akute dhe kronike të muskulit të zemrës, sëmundjet e lindura të zemrës, sëmundjet e valvulave të zemrës, hipertensionin arterial si dhe sëmundjet e cipave të zemrës (pericarditet).
Në këtë shërbim kryhen çdo ditë ekzaminimet klinike si dhe testet rutinë laboratorike të nevojshme, në vartësi të diagnosës, së të sëmurëve të shtruar në spital. Gjithashtu realizohen, sipas nëvojes se të sëmureve, të gjitha ekzaminimet instrumentare kardiologjike si EKG, ekzaminimet radiologjike, Echo transtorakale dhe transezofageale e zemrës, Prova ushtrimore EKG-ike apo nukleare, Holter i ritmit të zemrës dhe presionit arterial, Angio-CT e arterieve koronare apo eneve të tjera të gjakut, Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës, Koronarografia dhe Angioplastika koronare me stente (PCI), implementim i stenteve valvulare aortale (TAVI), implementim i Pacemakerave, vendosje e Defibrilatoreve të implantueshem individuale (ICD), vendosje e Pacemakerave Biventrikulare (CRT).
Shërbimi i I-re i Kardiologjisë përmban, përvec 2 Sallave të Hemodinamikës apo sallës së Angio-CT vaskulare, edhe disa kabinete të tjera si ai i Echokardiografisë, i Provës ushtrimore, i Holterave të ritmit apo presionit. në sallat e Hemodinamikes, nën vartesinë e këtij shërbimi, kryhen edhe nderhyrjet invasive koronare, valvulare dhe të ritmit të zemrës të të sëmureve që vijnë nga Shërbimi 2 i Kardiologjisë dhe Reanimacionit të zemrës si dhe nga Shërbimi i Kardiopediatrisë apo i Kardiokirurgjisë.
Krahas punës në shërbim, mjekët kryejnë edhe konsulta dhe ekzaminime të specializuara ambulatore për rastet e ndërlikuara që vijnë nga i gjithë vendi. Mesatarisht kryhen çdo ditë rreth 15-20 konsulta ambulatore, mbi 10 echo të zemrës, rreth 10 prova ushtrimore si dhe Holter të ritmit apo presionit. Mjekët e shërbimit mbajnë lidhje të ngushta me mjekët e spitaleve të rretheve të vendit, duke konsultuar shpesh situata klinike të nderlikuara e delikate apo duke ndihmuar në ngritjen apo permiresimin e shërbimeve të kardiologjisë në këto rrethe.
Stafi mjekësor i shërbimit angazhohet dhe merr pjesë aktive edhe në aktivitete shkencore si brenda dhe jashtë vendit, duke realizuar çdo vit një numër artikujsh apo referimesh të botuara në revistat kombëtare apo ndërkombëtare kardiologjike. Puna e këtij shërbimi realizohet edhe në një bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e II-të dhe Reanimacionin e Kardiologjisë, me Shoqatën Shqiptare të Kardiologjise, si dhe me Shërbimin e Kardiokirurgjisë, Kardiopediatrisë, Kirurgjisë vaskulare apo Shërbimet e tjera të QSU “Nënë Tereza”.
Ndër themeluesit e këtij shërbimi kanë qënë Prof. Nikollë Shurbani, Prof. Ylli Popa, etj. dhe prej mbi 30 vjetesh ky Shërbim drejtohet nga Prof. Artan Goda MD FESC.
Shërbimet e Ofruara
Testet dhe ekzaminimet joinvazive që kryhen për të sëmuret në Shërbimin e Kardiologji I:
- Analizat e ndryshme biokimike, citologjike, imunologjike, etj.
- EKG
- Ekzaminime konvencionale radiologjike të zemrës dhe organeve të tjera
- Ekokardiograma transtorakale
- Ekokardiograma transezofageale
- Prova ushtrimore EKG-ike apo nukleare
- Holter i ritmit të zemrës
- Holter i presionit arterial
- Angio-CT e arterieve koronare apo të enëve të tjera të gjakut
Procedurat diagnostike apo terapeutike që kryhen në Repartin e Hemodinamikes:
- Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës tek të rriturit
- Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës tek fëmijët
- Angiografia e arterieve koronare (Koronarografia)
- Angiografia e arterieve periferike (renale, carotide, femorale, etj.)
- Angioplastika me stente e arterieve koronare (PCI)
- Implementimi i stenteve valvulare aortale (TAVI)
- Zgjerimet valvulare apo vaskulare (a. pulmonare, CoAo) me ballon tek fëmijët
- Implementimi i Pacemakerave provizore
- Implkementimi i Pacemakerave pemanente
- Implementimi i defibrilatorëve interne individuale (ICD)
- Implementimi i Pacemakerave biventrikulare (CRT)
Kabinetet që funksionojnë në shërbimin e I-re të Kardiologjisë:
- Sallat e kateterizimit të zemrës dhe koronarografisë (2 salla)
- Kabineti i Angio-CT koronare dhe vazave të tjera periferike (carotide, renale, femorale, etj.)
- Kabineti i Echokardiografisë
- Kabineti i Provave ushtrimore (EKG, nukleare)
- Kabineti i Holterave të ritmit të zemrës dhe të presionit arterial
- Kabineti i ndjekjes së pacientëve portatorë të pacemakerave provizorë
Aktiviteti Ambulator
Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Qendrës së Konsultave Ambulatore, sipas ditëve mëposhtë.
Mjekët | Ditët | Ora |
Prof. Mimoza Lezha | E Hënë | – |
Dr.Shk.Leonard Simoni | E Martë | – |
Dr.Shk. Albana Doko (Banushi) | E Mërkurë | – |
Dr.Shk.Ormir Shurdha/Dr. Vilma Paparisto | E Enjte | – |
Dr.Shk.Naltin Shuka | E Premte | – |
Konsulta Ekokardiografike:
Mjekët | Ditët | Ora |
Dr.Shk.Albana Doko (Banushi) | E Hënë | – |
Dr. Benard Shehu | E Martë | – |
Dr. Daniela Teferici | E Mërkurë | – |
Dr.Shk.Majlinda Naska | E Enjte | – |
Dr.Ervina Shirka | E Premte | – |
Konsulta Cikloergometrike:
Mjekët | Ditët | Ora |
Dr.Shk.Majlinda Naska | E Hënë | 10:00-14:00 |
Prof. Mimoza Lezha | E Martë | 10:00-14:00 |
Dr.Shk.Majlinda Naska | E Mërkurë | 10:00-14:00 |
Dr.Vilma Paparisto | E Enjte | 10:00-14:00 |
Prof. Mimoza Lezha | E Premte | 10:00-14:00 |
Konsulta Holter EKG ose HTA:
Mjekët | Ditët | Ora |
Dr.Shk.Ormir Shurdha | E Hënë | 10:00-14:00 |
Dr.Ina Refatllari | E Martë | 10:00-14:00 |
Dr.Vilma Paparisto | E Mërkurë | 10:00-14:00 |
Dr.Vilma Paparisto | E Enjte | 10:00-14:00 |
Dr.Shk.Ormir Shurdha | E Premte | 10:00-14:00 |
Konsulta Angio-CT koronare apo vaskulare periferike:
Mjekët | Ditët | Ora |
Dr. Vilma Paparisto | E Hënë | 10:00-14:00 |
Dr.Ervina Shirka | E Martë | 10:00-14:00 |
Dr.Ervina Shirka | E Mërkurë | 10:00-14:00 |
Dr.Hortencia Gjergo | E Enjte | 10:00-14:00 |
Dr.Hortencia Gjergo | E Premte | 10:00-14:00 |
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi ynë
Prof. Artan Goda
Drejtues Mjekesor
Prof. Mimoza Lezha
D.SH.M Albana Doko (Banushi)
D.SH.M Hortencia Gjergo
D.SH.M Majlinda Cafka(Nasko)
Dr. Vilma Paparisto
Dr. Ormir Shurdha
Dr. Ervina Shirka
Dr. Ina Refatllari
Dr. Astrit Ceka
Dr. Rudina Preci
Në Kabinetin e Hemodinamikës:
D.SH.M Edvin Dado
D.SH.M Leonard Simoni
D.SH.M Naltin Shuka
D.SH.M Elvis Pavli
Dr. Edison Katana
Dr. Aurel Demiraj
Dr. Taulant Gishto
Dr. Armand Gjana
Dr. Mirald Gina
Dr. Endri Hasimi
Dr. Mirald Gina