Rreth Nesh
Shërbimi i Kardiologji II, përfshin shërbimin e Kardiologjisë dhe Klinikën e Reanimacionit të Kardiologjisë dhe funksionon nëpërmjet kabineteve: ECHO T Torakale, ECHO T Ezofagale, Ciglometria, Holter Ritmi, Holter Presioni.
Shërbimet e Kardiologji I dhe II mbulohen nga një shërbim hemodinamike. Prej themelimit të tij ky shërbim ka qenë ndër shërbimet më të mira në QSUNT.
Për shërbimin e Kardiologjisë kanë dhënë kontribut ndër vite Prof. Nikollë Shurbani, Prof. Ylli Popa, Prof. Anesti Kondili, Prof. Pandeli Cina, Prof. Sali Berisha, Prof. Spiro Qirko. Sot, Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika e Dytë, drejtohet nga Prof. Alban Dibra.
Krahas punës në shërbim mjekët kryejnë edhe konsultat ambulatore. Mesatarisht kryhen rreth 15 konsulta ambulatore në ditë. Mjekët e shërbimit mbajnë lidhje me mjekët e spitaleve të rretheve duke ndihmuar shpesh në situata klinike të caktuara apo duke ndihmuar në ngritjen e shërbimeve të kardiologjisë.
Stafi mjekësor i shërbimit angazhohet dhe merr pjesë në aktivitete shkencore si brenda dhe jashtë vendit. Puna e këtij shërbimi çon drejt një bashkëpunimi të ngushtë me Klinikën e Parë të Kardiologjisë, Reanimacionin e Kardiologjisë, Hemodinamikën dhe shërbimin ambulator.
Rreth aktivitetit të shërbimit
- 44 kapacitetit i shtretërve
- 7.5 ditë qëndrimi mesatar
- 115% shfrytëzimi i shtratit
Klinika e Reanimacionit Kardiak u organizua si repart i veçantë në vitin 1976 në kuadër të klinikës së kardiologjisë. Deri tani janë bërë 3 herë rikonstruksione dhe rritje të numrit të shtretërve për të arritur aktualisht në 19 të pajisur të gjithë me monitorë modernë individualë dhe qendror për matjen e njëkohshme të 4 parametrave joinvazive dhe invasive, si dhe me aparaturat e tjera të nevojshme që përfshijnë ventilatorët artificialë, defibrilatorët, pacemakerët e përkohshëm, eko, shiringa elektrike etj.
Në këtë shërbim shtrohen të sëmurë me sëmundje ishemike akute të zemrës (infarkt akut i miokardit dhe angina pectoris e paqëndrueshme), ata me çrregullime të ritmit dhe të përçimit të zemrës apo edhe me insuficienca kardiake acute, me perikardit eksudativ, si dhe me gjendje të tjera të rënda me komprometim të situatës hemodinamike. Në këtë shërbim realizohet observimi i këtyre të sëmurëve për parametrat e ritmit, të TA, të oksigjenimit të gjakut, shpeshtësisë respiratore dhe gjendjes hemodinamike. Aty realizohet mjekimi cilësor i gjendjeve të rënda akute me medikamente të kohës (fibrinolitikë e antikoagulantë, nitrite intravenoze, antiaritmike, medikamente për përballimin e shokut kardiogjen, etj.) Që në fillimet e aktivitetit të tij përveç mjekimeve medikamentoze, u zbatuan metoda moderne të mjekimit si goditja elektrike e jashtme elektrike e zemrës, stimulimi i përkohshëm elektrosistolik i zemrës në bashkëpunim me hemodinamikën, elektrostimulimet për ndalimin e takikardive, kryerja e punksioneve të perikardit në kushte të urgjencës dhe ato të planifikuara diagnostike dhe mjekuese.
Në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e hemodinamikës është bërë i mundur mjekimi modern i sëmundjes akute koronare me dilatacion dhe vendosje të stenteve pas koronarografisë se urgjencës. Një bashkëpunim të ngushtë ky shërbim ka edhe me atë të Kardiokirurgjisë dhe Angiologjisë pranë QSUNT.
Shërbimet e Ofruara
Në këtë shërbim funksionojnë këto kabinete:
- ECHO T Torakale
- ECHO T Ezofagale
- Ciglometria
- Holter Ritmi
- Holter Presioni
Shërbimi ambulator
Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Qendrës së Konsultave Ambulatore në QSUNT.
Mjekët | Ditët | Ora |
Dr. Daniela Teferici | E Hënë | – |
Dr. Ejona Cauli | E Martë | – |
Prof. Sokol Myftiu | E Mërkurë | – |
Dr. Bernard Shehu | E Enjte | – |
Dr. Bernard Shehu | E Premte | – |
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi ynë
Prof. Alban Dibra
Shef Shërbimi i Kardiologjisë II
Prof. Sokol Myftiu
D.SH.M. Daniela Teferici
Dr. Bernard Shehu
Dr. Ejona Baliaj
Dr.Ermir Tafaj
Klinika e Reanimacionit
D.SH.M. Arkel Duka
Dr. Ilir Sharka
Dr. Artan Kristo
Dr. Marsela Xhafaj
Dr. Joana Seiti