Sektori Infermieristikë pranë Drejtorisë së Performancës Spitalore, në kuadër të Edukimit në Vazhdim realizoi workshop-in e dytë me temë, “Identifikimi dhe zgjidhja e konflikteve në një Shërbim Mjekësorë. Menaxhimi i konflikteve kolegë / familjarë / eprorë”. Materiali u hartua dhe referua nga lektorët:
Znj. Anila Dine – Kryeinfermiere në STROK / Reanimacioni Neurovaskular
Znj. Mimoza Kalaja – Infermiere në Qëndrën e Konsultave Ambulatore
Znj. Etleva Dedaj – Kryeinfermiere në Qëndrën e Konsultave Ambulatore
Të ftuar Kryeinfermierë të shërbimeve të ndryshme mjekësore të QSUT-së.
Aktiviteti në proçes Akreditimi nga Qëndra Kombëtre e Edukimit në Vazhdim.
Nё kuadёr tё Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është zhvilluar seminari me temë: ” Refraktariteti i një rasti klinik me çrregullime personaliteti borderline me dekompensime të shkurtra psikike, komorbiditet OCD. Apo skizofreni ?”, ku jane paraqitur raste te ndjekur nga Sektori Psiko Social ne QSUNT.
Më 3-4 Tetor 2019, u zhvillua në QSU “Nënë Tereza” seminari me temë ‘’Profilaksia primare tek pacientët hemofilikë në Shqipëri’’. Ky seminar teoriko-shkencor u mundësua falë një bashkëpunimi të QSU “Nënë Tereza’ me disa institucione shëndetësore italiane, të cilat mundësuan praninë e një ekipi multidisiplinar specialistësh të hemofilisë për të aftësuar specialistët tanë pediatër, hematologë, imazheristë dhe mjekë laboratori në diagnostikimin dhe trajtimin profilaktik të pacientëve hemofilikë të moshës pediatrike. Është vetëm hapi i parë, pasi shumë shpejt pritet realizimi i një marrëveshjeje mes dy Ministrive të Shëndetesisë për të filluar rregullisht dhënien e Faktorit koagulues tashmë si parandalim, dhe jo vetëm për të trajtuar hemorragjitë në muskuj, artikulacione apo gjatë ndërhyrjeve që këta pacientë kryejnë.
Një arritje e rëndësishme në shërbim të pacientëve drejt shendetësisë që duam.
Aktivitet sensibilizues në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës 29 Shtator.
Nga seminari i 4 i vitit 2019, i zhvilluar në datë 10.09.2019 nga Sektori Psikosocial pranë Drejtorisë së Performancës Spitalore ne QSUNT, në kuadër të edukimit në vazhdim me temë: “Çrregullimet Psikologjike tek pacientët me HIV-AIDS”, me lektore psikologen znj. Mimoza Dosti.
Aktivitetet “Cikël Seminaresh për Psikologët dhe Punonjësit Social të Q.S.U.N.T” janë në proçes akreditimi nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV)