05/09/2019
Sektori Psikosocial në Drejtorinë e Performancës Spitalore me rastin e “Shenjtërimit të Nënë Terezes” ka mbjellë një fidan ulliri në një nga mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Posted in Aktivitete by admin qsut
01/06/2019

Me rastin e 1 Qershorit, në spitalin Pediatrik në QSUT janë organizuar disa aktivitete festive. Nën kujdesin e Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, fëmijët e hospitalizuar në pavione të ndryshme dhe fëmijë të ndodhur aty për konsulta ambulatore janë argëtuar me shfaqje teatrale, kllounë, animatorë, lojra e muzikë. Janë shpërndarë dhurata nga nxënës shkollash e institucione të ndryshme. Fëmijëve, të cilët kjo festë i ka gjetur në spitalin tonë, u urojmë shërim të shpejtë dhe garantojmë për ta përkujdesje dhe përkushtim!!

Posted in Aktivitete by admin qsut
12/05/2019

Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë në kuadër të Ditës Ndëkombëtare të Infermierëve ka vlerësuar me mirënjohje të gjithë armatën e palodhur të këtyre punonjësve të shëndetësisë. Çmimi si ekipi më i mirë i vitit, ju dha stafit infermieror të shërbimit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT “Nënë Tereza”. #uish #qsut

Posted in Aktivitete by admin qsut
12/05/2019

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjejmë rastin të shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen e madhe për atë çka infermierët bëjnë çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Posted in Aktivitete by admin qsut
11/01/2019

Sektori Psikosocial pranë Drejtorisë së Performancës Spitalore në QSUT “Nënë Tereza”, në kuadër të Edukimit në Vazhdim ka zhvilluar seminarin e 3-të të vitit 2019, mbajtur në sallën e Telemjekësisë në kuadër  aktivitetit “Cikël Seminaresh për Psikologët dhe Punonjësit Social të QSUT”. Këto seminare janë të akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) dhe do të pasohen në muajt shtator-dhjetor me 16 seminarë të tjerë me tema dhe raste të ndryshme nga përvoja e punës së stafit Psikosocial në QSUT.

Pjesëmarrës në seminare, përveç stafit të psikologëve dhe punonjësve socialë do të jenë edhe staf mjekësor nga shërbime të ndryshme, si kryeinfermierë, mjekë, shefa shërbimesh, të cilët kanë shfaqur interes për të ndjekur këtë cikël trainimesh. Gjithashtu sektori Psikosocial  në QSUT në ditët në vazhdim do të organizojë dhe 2 workshop-e për stafin për mënyrën si duhet të menaxhohen rastet e emergjencave.

Posted in Aktivitete by admin qsut
05/01/2019

Vazhdojnë aktivitetet social-kulturore në shërbimin e Pediatrisë, për mbështetjen emocionale të fëmijëve të hospitalizuar. Krahas orarit mësimor që zhvillohet nga mësuesit e atashuar në shërbimin e Pediatrisë, aty çdo ditë nuk kanë munguar edhe aktivitetet argëtuese. Sektori Psiko-social në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT në bashkëpunim me “Alegria Event”, nxënësit e klasave të dyta të shkollës 9-vjecare “Vasil Shanto” Tiranë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë organizuar këto ditë një sërë aktivitetesh argëtuese për pacientët tanë të vegjël. Falenderojmë të gjithë kontribuesit e mësipërm dhe ftojmë të gjithë miqtë e dashamirësit që duan të ndihmojnë me të tilla evente.

Posted in Aktivitete by admin qsut
26/10/2018
“Workshop” i radhës, organizuar për stafin infermieror nga Sektori
Infermieristik në Drejtorinë e Performancës Spitalore në Q.S.U.“Nënë Tereza”;
me temën: “Udhëzime për përgatitjen e Analizës Vjetore të Shërbimit
mbështetur në treguesit e Perfomancës Spitalore”.
Posted in Aktivitete by admin qsut
23/10/2017

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të Ndërgjegjësimit në Luftën Kundër Kancerit të Gjirit Sektori Psiko-Social i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në bashkëpunim me Gjysmëhënën Shqiptare, Bashkinë e Tiranës si dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Njësisë Administrative Krrabë, organizuan një aktivitet ndërgjegjësues me gratë e zonës, në Qendrën Shëndetësore Krrabë. Gjatë aktivitetit, banoret u informuan mbi rëndësinë e ekzaminimeve fizike dhe imazherike të gjirit. Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe informimit mbi diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe rëndësinë e tij në shpëtimit e jetës së grave. Gratë pjesëmarrëse e ndoqën me shumë interes këtë aktivitet.

Posted in Aktivitete by admin qsut
12/10/2017

 

Mjekë infeksionistë, hematologë dhe dermatologë si edhe mikrobiologë dhe farmacistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” organizojnë Konferencën e 8-të të Europës Juglindore të Kemioterapisë dhe Infeksioneve, në datat 12-15 Tetor 2017.

 

Është hera e parë që kjo konferencë, pas 7 vitesh të mëparshëm suksesi, organizohet në Shqipëri. Partnerët organizatorë të kësaj konference janë Shoqata Shqiptare e Infektivologjisë në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Kemioterapisë dhe Infeksionit (ISC) dhe Federatën Europiane të Shoqatave të Kemioterapisë dhe Infeksionit (FESCI). Konferenca organizohet në partneritet edhe me shoqatat ndërkombëtare simotra nga Sllovakia, Sllovenia, Serbia, Gjermania, Greqia, Rumania, Bullgaria si dhe me shoqatat partnere vendase si: Shoqatën Shqiptare të Dermatologjisë dhe Vereologjisë, Shoqatën Shqiptare të Hematologjisë dhe Shërbimin e Hematologjisë, Shoqatën Shqiptare të Mikrobiologjisë, Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë, UMT, Shoqatën Kosovare të Sëmundjeve Infektive dhe Qendrën e Europës Juglindore për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive. Në konferencë do të marrin pjesë lektorë nga shumë vende të rajonit dhe Europës dhe do të trajtohen probleme të rëndësishme të menaxhimit bashkëkohor të infeksioneve dhe kemioterapisë. Konferenca do të akreditohet nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.

Posted in Aktivitete by admin qsut
10/10/2017

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të Sensibilizimit në Luftën kundër Kancerit të Gjirit, në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, stafi mjekësor dhe pacientët e këtij shërbimi në aleancën e tyre për të luftuar këtë sëmundje, kanë mbjellë lule.

 

Mbjellja e luleve u realizua nga stafi mjekësor, mjekë, infermierë, punonjës socialë, pacientë dhe staf drejtues të QSUT. Muaji tetor në mbarë botën është muaji i sensibilimit për luftën kundër kancerit të gjirit dhe synon të ndërgjegjësojë të gjitha femrat rreth kësaj sëmundjeje dhe rëndësisë së diagnostikimit në fazat fillestare të saj.

 

Aktiviteti u zhvillua në oborrin e brendshëm të hollit të Spitalit Onkologjik dhe do të ndiqet nga aktivitete të tjera, që priten të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim.

Posted in Aktivitete by admin qsut