01/10/2017

Në kuadër të muajit të sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka nisur një sërë aktivitetesh për të sensibilizuar gratë në parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, një sëmundje, e cila nëse diagnostikohet në fillimet e saj është më shumë e kurueshme, sesa nëse kapet në fazat e avancuara.

Për këtë, në hollin e spitalit Onkologjik në QSUT, u shpërndanë fjongo rozë, simboli i sensibilizmit për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje si dhe u shpërndanë fletëpalosje me informacion të detajuar rreth diagnostikimit, kurimit dhe parandalimit në fazat e para.

Posted in Aktivitete by admin qsut
11/01/2017

Në përfundim të Tetorit Rozë, muajit të Ndërgjegjësimit në Luftën Kundër Kancerit të Gjirit në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u dhuruan paruke për pacientet, të cilat janë duke luftuar kundër kësaj sëmundjeje. Dhurimi u bë nga organizata jofitimprurëse “Europa Donna Albania” e cila ka për qëllim të ndihmojë gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Paruket ishin të krijuara me flokë natyral të vajzave dhe grave, të cilat kanë qenë pjesë e fushatës të nisur tashmë prej një viti “Dhuro Flokë, fal shpresë” dhe që ka si qëllim dhurimin e flokëve për të krijuar paruke për gratë që janë duke përballur luftën e ashpër me kancerin e gjirit.

Posted in Aktivitete by admin qsut
09/10/2016

Gjatë 13-15 Tetor, zhvillohet në Tiranë, Kongresi i 3-të i Shoqatës Europiane | Aziatike te Kirurgjise Onkologjike, me temë “Inovacione dhe teknologji të reja në kirurgjinë onkologjike”. Një aktivitet shkencor me pjesëmarrje të studiuesve, mjekëve, profesionistëve nga shumë vende të botës për të ndarë të rejat më të fundit në onkologji. QSUT jo vetëm bashkëpunëtore në organizimin e këtij Kongresi por pret të prezantohet gjërësisht në të gjitha sesionet, nëpërmjet referimeve, artikujve shkencorë, për arritjet e deri sotme dhe sfidat e onkologjisë shqiptare

Posted in Aktivitete by admin qsut
04/02/2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka nderin të informojë se, më datë 04.02.2016, Presidenti i Republikës së Shqipërisë SHTZ. Bujar Nishani dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” Profesorin Pajtim Lutaj, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të shquar si mjek dhe profesor i njohur i oftalmologjisë, për përcjelljen e përvojës së pasur shkencore tek brezat e rinj, si dhe për humanizmin e spikatur në ushtrimin e detyrës së tij me pacientët”.

Prof. Dr. Pajtim Lutaj mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të ORL-Okulistikës dhe është Pedagog i nderuar i lëndës së Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Prof. Lutaj është, gjithashtu, edhe mjek okulist në klinikën universitare të Okulistikës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT).

Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e dekorimit të Prof. Lutaj nderuan me praninë e tyre Ambasadori i Francës në vendin tonë SHTZ. Bernard Fitoussi, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata, Profesorë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe akademikë nga Shqipëria dhe Kosova.

activity-2016-02-04_2

Dekorimi i Prof. Dr, Pajtim Lutaj është, jo vetëm një vlerësim për punën e tij të palodhur profesionale dhe ekspertizën e lartë në shërbim të pacientëve, por edhe një nder i madh për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për kontributin e tij të vyer në përgatitjen shkencore dhe didaktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Posted in Aktivitete by admin qsut
27/11/2015

Shërbimi i Hematologjisë QSUT organizon “Konferencën e 10-të të Hematologjisë Shqiptare”.

 

Në kategorinë e pjesëmarrësve janë mjekë Hematologë, Hematologë Pediatër dhe Transfuziologë, si edhe Nefrologë, Anatomopatolog, mjekë të laboratorit klinik, Gjenetistë, Imunologë, Infeksionistë etj.

 

Ky aktivitet do të mbahet në datën 27 Nëntor 2015 në Hotel Tirana International. Ju mirëpresim!

Posted in Aktivitete by admin qsut
06/05/2014

Dita Botërore e Astmës

“Astma mund të kontrollohet”,

Gjithnjë e më tepër në ditët e sotme me dhjetëra studime flasin për një rritje të sëmundjeve alergjike në të gjithë botën dhe gjithnjë e më tepër po popullarizohet shprehja se kemi të bëjmë me një “Epidemi të Shekullit të XXI”. Sipas studimeve botërore nga ekspertët e sëmundjeve respiratore astma eshte ne nga sëmundjet kronike me te shpeshta dhe rreth 300 milionë njerëz vuajnë nga astma bronkiale në botë. Rreth 1 milion vdekje për çdo dekade jane pasoje e astmes nga ku 80% ndodhin ne vendet me zhvillim te mesem ose te ulet ( Global Initiative for Asthma; GINA & OBSH).

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Astma Bronkiale është e renditur në vendin e 6 duke u bërë kështu një barrë për individin (adultë e fëmijë), për familjen e ekonominë, dhe gjithashtu është i rëndësishëm fakti se po evidentohen rritje të dukshme e sëmundjeve alergjike në moshën e fëmijërisë dhe në adoleshentë më shumë sesa në grupmoshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale.

Rritja e prevalencës së sëmundjeve alergjike në përgjithësi dhe i astmës alergjike në veçanti janë bërë shkak i rëndësishëm i mungesave në shkollë e punë, shpenzimeve shumë të larta për kujdesin shëndetësor. Për një rritje të tillë është akuzuar një stil modern jete, pasi popullata urbane po rritet dhe banoret janë nën ndikimin e ndotjes së ajrit nga djegia e karburantit të makinave Ata jetojnë në zona ku ka dendësi të lartë popullate, të cilat në mjaft raste krijojnë një mikroklime mjaft të favorshme për rritjen e pluhurit të shtëpisë apo të myqeve.

Në vendet e zhvilluara sot 1 ne 4 fëmijë sot vuan nga Astma , 10-20% nga dermatiti atopik e rrufa alergjike prek nga 10-40% të populates.

Në studimet që janë kryer në Shqipëri pjesë e studimeve ndërkombëtare (ECHRS, ISAAC) prevalencat e astmës kanë qënë për moshën 13-14 vjeç 2.6% në vitin 1995 dhe pas 5 vitesh arriti në 3.4%, viti 2000 dhe në studimin që është kryer se fundmi ne 2011 te dhenat e te cilit jane duke u përpunuar pritet një rritje e mëtejshme e prevalencave duke qënë se Shqipëria tashmë e ka adaptuar një stil perëndimor jetese. Ndërkohë që për të njëjtin studim ISAAC prevalenca e astmës në vendet e zhvilluara arrin deri në 32.2% (Lancet Shtator 2006).

Por çfarë është Astma Bronkiale?

Astma është një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes që karakterizohet nga simptoma si mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë. Është një patologji që prek të gjitha moshat.

Simptomat e astmës variojnë përgjatë viteve

si dhe nga individi në individ.

Megjithëse astma nuk mund të SHËROHET ajo mund të TRAJTOHET dhe të KONTROLLOHET.

“Astma mund të kontrollohet” është tema e shtruar këtë vit nga GINA për të tërhequr vëmendjen e specialistëve të kësaj fushe, të organizmave përkatëse qeveritare dhe pacientëve që vuajnë me këtë patologji, për një kujdes më të madh në drejtim të menaxhimit dhe kontrollit të astmës. Qëllimi i GINA si dhe I Shoqatës tonë për vitin 2012 e në vazhdim është ulja e hospitalizimeve të astmës me 50% brënda një afati 5 vjeçar, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë pacient- mjek familje (mjekimi I rregulllt)- alergolog (mjekimi I personalizuar për çdo pacient) – mbështeja e organizmave shtetërorë (Ministria e Shëndetësisë, ISKSH).

Pse “Ulja e Hospitalizimeve” është vendosur si qëllim nga GINA?

Për vetë faktin se hospitalizimet janë:

Serioze – hospitalizimi zakonisht tregon për një mjekim jo të mirë, prej kohësh të sëmundjes si dhe bart në vetvete rrezikun e vdekjes prej saj.

Shqetësuese—Janë një barrë për individin dhe familjen. Hospitalizimet prekin jetën e personit të sëmurë: punën, shkollën dhe aktivitetet e tjera dhe është shumë e vështirë nga ana emocionale që të kesh një person të familjes të shtruar në spital.

Me Kosto financiare—një barrë e rëndë për ekonominë e individit, familjen dhe për të gjithe shoqërinë.

Të Matshme—një informacion që është i matshëm dhe i krahasueshëm ndërmjet vendeve me zhvillim të ndryshëm socio-ekonomik.

Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është, që shpesh hospitalizimet janë të:

Parandalueshme – Me trajtimin e duhur, shumica e pacientëve mund të arrijnë një kontroll të mirë të sëmundjes duke patur aksese të lehta të astmës. Pra me fjalë të tjera hospitalizim do të thotë që mjekimi i astmës ka dështuar dhe duhet rregulluar.

Me trajtimin e duhur kontrollli i Astmës arrihet nga pjesa më e madhe e pacientëve astmatikë. Astma quhet e kontrolluar kur pacienti:

  • Nuk ka simptoma të astmës;
  • Nuk ka zgjime natën për shkak të astmës;
  • Nuk ka nevojë të përdorë mjekim lehtësues-krize;
  • Mundësia për të bërë një jetë normale dhe për t’u marrë me aktivitet fizik;

Strategjia për të arritur dhe për të mbajtur kontrollin e astmës, nënkupton:

  • Vendosjen e një marrëdhënieie të shëndoshë pacient –doktor;
  • Identifikimin dhe uljen e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut;
  • lerësimi, trajtimi dhe monitorimin e astmës;
  • Menaxhimin e krizave të astmës;

Trajtimi- është një problem madhor sidomos në vendet në zhvillim ku futet edhe Shqipëria ku shpesh kostoja e lartë e mjekimeve bën që pacientët të mos i marrin këto trajtime. Një ndjekje e zgjatur, e mirë e astmës do t’u mundësojë pacientëve arritjen e një kontrolli ndaj sëmundjes së tyre.

Kur astma është nën kontroll, njeriu është në gjendje të bëjë një jetë aktive.

Posted in Aktivitete by admin qsut
23/04/2014

24 Prill 2014, Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik me temë:
Sistemet e survejancës dhe të monitorimit në Shëndet Publik”

E enjte, 24 Prill, 2014 08:30-14:00

Vendi i organizimit

Hotel Tirana Internacional

Organizatori/Ofruesi

Instituti i Shëndetit Publik

Kategoria e pjesëmarrësve

  • Specialistë të Shëndetit Publik
  • Mjekë klinicistë të të gjitha specialiteteve
  • Psikologë
  • Punonjës social
  • Menaxher/Drejtor
  • Dentist
  • Farmacist

Të ftuar

  • Prof. Pekka Puska, President i Shoqatës Europiane të Drejtorëve të Instituteve të Shëndetit Publik, Finland
  • Anthony Kessel, Director of Public Health Strategy , Public Health England
  • Prof.dr. André van der Zande, Director of National Institute for Public Health & the Environment, Netherland
  • Mjekë nga Kosova dhe Maqedonia

Akreditimi

Konferenca është e akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV)

Kontakt:

Rudina Çumashi

Webpage: www.ishp.gov.al

E-mail: rudi.baboci@yahoo.com

Cel: +355 672053078

Posted in Aktivitete by admin qsut
17/04/2014

Hemofilia është një ç’rregullim i lindur i koagulimit me shpejtësi 1:10000 lindje. Hemofilia shkaktohet nga mungesa e faktorëve të koagulimit. Kur mungon faktori VIII shfaqet hemofilia A dhe kur mungon faktori IX shfaqet hemofilia B. Numri i të prekurve në mbarë botën është rreth 400.000 persona. Hemofilia A është më e shpeshtë se ajo B, duke përfshirë 80-85% të numrit total.

Posted in Aktivitete by admin qsut
21/03/2014

Konferenca e Shoqatës së Toksikologëve Shqiptarë “ALBTOX”

“Trajtimi multidisiplinar i abuzimit me Drogat dhe Alkoolin”

Të dhëna mbi aktivitetin

21 Mars, Konferenca e Shoqatës së Toksikologëve Shqiptarë “ALBTOX”

“Trajtimi multidisiplinar i abuzimit me Drogat dhe Alkoolin”

E premte, 21 Mars, 2014

Regjistrimet do të fillojnë në orën 08:15

Vendi i organizimit

Hotel Tirana International

Organizatori/Ofruesi

QSUT Shërbimi i Toksikologjisë Klinike, Shoqata e Toksikologëve Shqiptarë “ALBTOX”

Të ftuar

Ekspertë vendas të shumë disiplinave dhe ekspertë të huaj nga EMCDDA dhe UNODC, Kosova dhe Maqedonia.

Akreditimi

Konferenca është e akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV)

Numri i krediteve: 12


Shefi i Shërbimit të Toksiokologjisë Klinike QSUT dhe Presidenti i Shoqatës “ALBTOX”

Posted in Aktivitete by admin qsut
13/03/2014

13 Mars, Konferenca e 4-t Ndërkombëtare e Shoqatës Shqiptare Hematologji Transfuzion “Transplanti i Palcës Kockore domosdoshmëri në Hematologji”

E enjte, 13 Mars, 2014 09:00-18:00

Vendi i organizimit

Hotel Rogner Europapark

Organizatori/Ofruesi

QSUT Shërbimi Hematologjisë, Transfuziologjisë dhe Onkohematologjisë, Shoqata Shqiptare Hematologji Transfuzion

Kategoria e pjesëmarrësve

  • Mjek hematolog të adultëve dhe pediatrisë
  • Infermier
  • Menaxher/Drejtor
  • Dentist
  • Farmacist

Të ftuar

  • Prof. Alva Weir, Universiteti i Tenesit, Memphis Tennessee USA
  • Hematologë nga Shqipëria dhe Kosova

Akreditimi

Konferenca është e akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV)

Kontakt

E-mail: tatjanacaja@hotmail.com

Cel: +355 672025431

Posted in Aktivitete by admin qsut