QSUNT kontribuon denjësisht në studimin Global mbi Potencialin e Inteligjencës Artificiale në trajtimin me Radioterapi të Tumoreve të Kokë – Qafës ”ELAISA”, krahas 98 pjesëmarrësve nga pesë kontinentet e globit.
Konkluzionet e këtij kërkimi shkencor u botuan në Revistën e Shoqatës Europiane të Radioterapisë dhe Onkologjisë 2024.
Shqipëria kontribuoi në këtë studim krahas 98 kërkuesve nga 23 Klinka Universitare të Radioterapisë nga 5 kontinente me një skuadër mjekësh të shkëlqyer të QSUNT Kryesuar nga drejtuesi i Njësisë së Radioterapisë Orges Spahiu si Kye-investigues shkencor, dhe mjekët e këtij spitali Bianka Shima, Borjana Jahaj dhe Aurora Aliraj.
Ky studim i rrallë për nga përmasat, i kordinuar nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), investigoi mbi potencialin e Inteligjencës artificiale (AI) për përmirësimin e aftësive konturuese në radioterapi duke rritur saktësinë në trajtimin e pacientëve me kancer të kokë-qafës dhe duke shkurtuar kohën e përgatitjes së trajtimit.
Konkluzionet e studimit vlerësuan cilësinë e lartë të delineimit nga pjesëmarrësit, ndërkohë që gejtjet e tij theksuan potencialin e jashtëzankonshëm të Inteligjencës Artificale në rritjen e cilësisë dhe reduktimin e kohës së përgatijes së planit të trajtimit me Radioterapi në mbarë botën.
Ky studim u konceptua në kuadër të iniciativave për të reduktur hendekun në aksesin e kujdesit ndaj kancerit nëpërmejt zgjidhjeve inteligjente për përdorimin efiçient të burimeve.
Mjekët e QSUNT kontribuan me 3 punime të tjera shkencore në Revistën e Shoqatës Europiane të Radioterapisë dhe Onkologjisë 2024.

Një test serologjik apo “antibody tests” janë teste laboratorike që përdoren për të përcaktuar praninë ose jo të antritrupave specifike, të cilat janë proteina specifike që lindin si pasojë e një infeksioni të caktuar. Antitrupat përgjithësisht gjenden në gjakun e njerëzve pas kalimit të infeksionit specifik dhe prania e tyre përgjithësisht tregon se sistemi imun i organizmit ka reaguar ndaj këtij infeksioni specifik. Testet serologjike janë shumë të rëndësishme për të zbuluar infeksionet e kaluara asimptomatike apo me shenja të lehta klinike josinjifikante.
Testi aktual që përdoret në QSUNT shfrytëzon teknologjinë MCLIA dhe është desinjuar për të zbuluar antitrupat që lindin në përgjigje të pranisë së SARS Cov 2 dhe shmang zbulimin e antitrupave që lindin nga koronaviruset e tjerë.
Ishte ideja e stafit të Laboratorit Mikrobiologjik futja e testimeve serologjike për survejancën serologjike të grupeve në risk për Covid-19. Njësia e diagnozës serologjike është përgjegjëse për këtë process dhe po realizon këtë survejancë. Të dhënat e saj do të ndihmojnë në vendimarrjen e mëtejshme të reagimit të shoqërisë ndaj Covid- 19.
Si po realizohet testimi serologjik në Laboratorin Mikrobiologjik në QSUNT?
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUNT prej më se një muaji kanë filluar të aplikohen testet serologjike që shërbejnë për të përcaktuar praninë e antitrupave specifike ndaj virusit SARS Cov 2, shkaktarit të sëmundjes Covid 19.
Studimi është hartuar sipas një protokolli të mirëpërcaktuar me pjesmarrje të shërbimeve të ndryshme të QSUNT-së si Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Shërbimi Infektiv, Shërbimi i Pediatrisë Infektive etj., të koordinuar dhe drejtuar nga Drejtoria e QSUNT-së. Studimi do zhvillohet në disa faza dhe ka për qëllim të mbledhi sa më shumë informacion për përhapjen e Covid 19 në grupet në risk si Personelin Shëndetësor dhe Punonjësit e Rendit si dhe në popullatë .
Në fazën e parë të tij fokusi është drejtuar kah punonjësve të shëndetësisë si grupi më në risk pasi është në kontakt të vazhdueshëm më të sëmurët me Covid 19 pra dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me virusin.
Prof. Dr. Andi Koraqi
Shef i Shërbimit të Laboratorit Mikrobiologjik
Një ndërhyrje e rrallë në tru në një paciente 54 vjeçare, u realizua në QSUNT nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petrela, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore, prof. Henry Marsh.
Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet nëQSUNT me prof. Henry Marsh.
Punë fantastike e ekipit të Neurokirurgjisë, me mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik, i cili rikthehet në Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin me
studentët e mjekësisë në Tiranë.
Foto nga ambjentet e reja të Bllokut Operator Kirurgjikal dhe nga Shërbimi i Kirurgjise së Prgjithshme I dhe Sherbimi i Kirurgjise së Përgjithshme dhe Digjestive II.
Arbana u zbulua rastësisht nga një vizitë rutinë për problemin e madh që kishte në zemrën e saj.Menjëherë ka kryer ndërhyrjen e vështirë dhe sot mund t’i rikthehet jetës normale si të gjithë fëmijët e tjerë.
Por nuk është e vetmja, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUNT ja ka dalë të kryejë ndërhyrje shumë delikate edhe tek fëmijë shumë të vegjël duke u shpëtuar jetën!
Për herë të parë në shërbimin publik ekipi i mjekëve të spitalit Onkologjik në QSUNT, drejtuar nga Prof. Ass.Helidon Nina, mbështetur nga mjekët italianë, kanë realizuar me sukses rikonstruksionin e gjirit përmes teknikave më inovatore që përdoren sot në botë, me aplikimin e teknikës së protezës prepektorale dhe linfonoduli sentinel në axille me lëndë radioactive, tek një 37 vjeçare e diagnostikuar me kancer gjiri.
Nga puna ne Bllokun e ri Kirurgjikal dhe nga Sherbimi i Kirurgjise I dhe III
Shërbimi i Djegie Plastikës në PAI Polivalent, finalizoi me sukses proçesin e Akreditimit. Një proçes shumë i rëndësishëm në standartizimin e proçedurave dhe mekanizmave që përmirësojnë ndjeshëm cilesinë e kujdesit ndaj pacientit.
Akreditimi nisi në Janar të vitit 2018. Një proçes i mbështetur maksimalisht nga Titullari i Institucionit, i koordinuar nga Drejtoria e Performancës Spitalore dhe i mbeshtetur nga strukturat e tjera administrative dhe mjekësore te Q.S.U.N.T. si Drejtoria e Burimeve Njerezore, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, stafi i Polit të Administrimit të Integruar te Spitalit Polivalent dhe stafi i Shërbimit të Djegie Plastikës, drejtuar nga Prof. Gjergji Belba.
Me shumë punë dhe përkushtim arritëm të plotësojmë standartet e Akreditimit, duke e çertifikuar këtë shërbim, për një periudhë 5 vjeçare. Puna do të vijojë me qëllim Akreditimin e të gjithë shërbimeve mjekësore të QSUNT.