18/07/2019

Investimi i ri në Qendrën e Hemodializës QSNUT, tani pacientët e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit.
1302 pacientë e marrin shërbimin falas, me kushte dhe standarde bashkëkohore në gjithë vendin.

Posted in Lajme by admin qsut
02/07/2019

Për herë të parë aparatura me sensorë alarmi që sinjalizojnë gjendjen e pacientëve.Në QSUNT “Nënë Tereza” në kabinetin e Hemodializës trajtohen 110 pacientë kronikë, të cilët cilët vuajnë nga sëmundjet renale kronike të stadit të V dhe që duhen trajtuar me terapi renale zëvendësuese (Dializë), duke kryer rreth 1 mijë seanca dialize çdo muaj & afërsisht 12.500 seanca në vit së bashku me urgjencat.

Në këtë shërbim për herë të parë u realizua Procedura e Marrëveshjes Kuadër prej të cilës u arrit lidhja e një kontrate me afat kohor 3-vjeçar për përdorimin e aparaturave me teknologji bashkohore të vitit 2019 si dhe duke i kursyer rreth 800 mijë euro Buxhetit të Shtetit.

Nga kjo Marrëveshje u arrit kryerja e procesit të Dializës sipas standarteve dhe udhërrëfyesve internacionalë duke siguruar 22 aparatura të reja, të cilat bëjnë të mundur kryerjen e procedurave dialitike sipas karakteristikave klinike të pacientit dhe ulin në maksimum infeksionet virale pasi dezinfektimi në

sistemin e brendshëm dhe të jashtëm i këtyre aparaturave, është maksimal.

Dezifektimi i kombinuar me të ngrohtë dhe të ftohtë si dhe aplikimi i dezifektimit me “katrixhe” ul në maximum qarkullimin e elementeve toksike në sistem.

Nga ana tjetër, sistemi i aparaturave të reja bën të mundur edhe reduktimin e kohës së përgatitjes së aparateve, duke ulur kohën pritjes së pacientëve ndërmjet seancave të Dializës.Në këto kushte rritet cilësia e shërbimit dhe përfitimet shëndetësore të pacientëve që kryejnë proçesin e Hemodializës dhe rrisin cilësinë e tyre të jetesës.“Përveç rritjes së cilësisë të shërbimit që marrin pacientët edhe për personelin mjekësor që punon në këtë shërbimin, kushtet e reja të punës ndihmojnë në rutinën e përditshme.

Kjo shihet edhe në indeksin e punës së mirë, higjienës dhe kushteve teknike maksimale”, shprehet Dr. Merita Rroji.

 

 

Posted in Lajme by admin qsut
14/05/2019

Fondacioni “Zonja e Këshillit të Mirë” i ka dhuruar Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 8 elektrokardiograma për të fuqizuar shërbimin ndaj pacientëve që vuajnë nga probleme kardiake. Falenderojmë donatorët tanë si dhe shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen në fushën e Mjekësisë!

Posted in Lajme by admin qsut
13/02/2019

 

 

 

U hap sot urgjenca e re e spitalit infektiv në QSUNT, një investim i munguar prej vitesh, që garanton një cilësi të përmirësuar shërbimi për qytetarët dhe kushte më të mira pune për stafin mjekësor, standarde bashkëkohore, dyfishim kapacitetesh dhe bokse izolimi.

 

 

#PunaPërShëndetësinëQëDuam

Posted in Lajme by admin qsut
31/01/2019

Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në QSUT.

Falë investimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë e mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUNT, sot gëzon shëndet të plotë.

Posted in Lajme by admin qsut
22/12/2018

 

 

 

Po përfundon instalimi i Rezonancës së re 3T në QSUNT, pajisje e fjalës së fundit të teknologjisë, e vetmja në vend.

Kjo aparaturë përmirëson nivelet e diagnostikës dhe rrit cilësinë e shërbimit mjekësor për pacientët.

Një investim i qeverisë shqiptare në vlerën prej 1.1 milion euro për 2018.

Posted in Lajme by admin qsut
16/11/2018

 

 

 

Nga takimi me delegacionin e Bankës Botërore, kryesuar nga Znj.Tania Dmytraczenko, drejtuese për rajonin e Evropës Qëndrore dhe Azisë për cështje të shëndetit, ushqyerjes dhe popullsisë.
si dhe do të ofrojë asistencë teknike për vlerësimin dhe përmirësimin e menaxhimit spitalor.

Gjatë këtij takimi u diskutuan gjithashtu edhe çështje të rëndësishme të lidhura me reformimin e sistemit shëndetësor, ku QSU”Nëne Tereza” luan një rol shumë të rëndësishëm si institucioni që ofron nivelin më të lartë terciar universitar dhe klinik për diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve.

Vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve. #WorldBank #QSUT

Posted in Lajme by admin qsut
02/06/2018

Shërbimi i Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve në QSUT është rehabilituar duke u kthyer në një klinikë tërësisht të re, me kushte e standarde bashkëkohore, për t’i shërbyer sa më mirë trajtimit të fëmijëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Ambientet e reja u vizituan nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu si dhe kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i QSUT z. Enkelejdi Joti.

Kjo klinikë, pjesë e Shërbimit të Psikiatrisë në Polin e Integruar të Neuroshkencës, është e vetmja strukturë me shtretër në vend, për këtë profil.

Në këtë klinikë ofrohen shërbime ambulatore, shërbime të spitalit ditor dhe shtrime për rreth 1500 fëmijë e adoleshentë, në vit. Diagnozat më të shpeshta që trajton kjo klinikë janë: çrregullimet e zhvillimi, psikozat e hershme, çrregullimet afektive, çrregullimet e ankthit ashtu si edhe anoreksitë dhe çrregullimet e tjera të ushqyerjes. Në shërbim të këtyre fëmijëve operon një staf i tërë mjekësh, psikologë, infermierë e kujdestarë si edhe residentë të shkollës së specializimit pasuniversitar në psikiatrinë e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Psikiatria e Fëmijëve është klinika ku punohet për të ruajtur aktivitetin normal të fëmijëve, ndërkohe që përballet me vështirësitë e qëndrimit larg shtëpisë, në përpjekjen për të luftuar me sëmundjen. Ambientet në një spital psikiatrik fëmijësh janë shumë më tepër se hoteleri, janë ambiente terapeutike, siç kanë marrë formën tashmë falë rehabilitimit të ri të kësaj strukture.

Kështu synohet të bëhet i mundur jo vetëm trajtimi biologjik i pacientëve, por gjithashtu përballja me një sër sfidash, duke u përpjekur që t’i ofrojmë pacientëve lehtësira për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e tyre, në sajë të aktiviteteve në kohën e lirë, të cilat ndihmojnë pacientët tanë të vegjël të përmirësojnë dhe lehtësojnë jetën në komunitet, pas daljes nga spitali.

Rehabilitimi i kësaj strukture kaq të rëndësishme vjen si një investim falë partneritetit me Bashkinë e Tiranës dhe ANTA.

Posted in Lajme by admin qsut
22/05/2018

22/05/2018

Shintigrafia e Miokardit me SPECT, një ekzaminim tejet i rëndësishëm nëdiagnostikimin e stratifikimin e riskut të sëmundjes koronare dhe nëvlerësimin e viabilitetit miokardial, mund të realizohet tani e tutje edhenë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Ky ekzaminim rekomandohet si ekzaminim fillestar në pacientët me dhimbjegjoksi që kanë EKG të painterpretueshme, si dhe kur qëllimi është vlerësimii viabilitetit miokardial.

Kjo sipërmarrje i hap rrugën e zhvillimit Kardiologjisë jo-invazive,nëpërmjet kryerjes së testeve imazherike funksionale të munguara deritani.

Në studimet e kryera në mbarë botën është parë që Shintigrafia e Miokarditrrit ndjeshëm saktësinë diagnostike e prognostike të variablave klinike etë EKG-së ushtrimore. Shintigrafia e Miokardit me SPECT është një testfunksional me sensitivitet të lartë në diagnostikimin e sëmundjes koronare,e cila ka munguar në qendrën tonë spitalore. Ndër testet imazherikefunksionale, rolin kryesor e luajnë Stress-Ekokardiografia dhe Shintigrafiae miokardit me SPECT (Single Positron Emission Computed Tomography), tëcilat vlerësojnë përkatësisht anomalitë e kinetikës dhe perfuzionin emiokardit si tregues të sëmundjes koronare.

Sëmundja e arterieve koronare është një ndër shkaqet kryesore tësëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në botë. Ajo ka marrë përmasa endemike menjë impakt të rëndësishëm në kostot e kujdesit shëndetësor

Identifikimi i hershëm i pacientëve me sëmundje të arterieve koronarendihmon në reduktimin e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, si dhe nëuljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Testet jo invazive janë tërëndësishme, nga njëra anë për të përjashtuar sëmundjen koronare me siguritë lartë dhe nga ana tjetër për të zbuluar pasojat e saj hemodinamike që nëstadet e hershme, duke bërë të mundur menaxhimin optimal të pacientëvekardiakë.

Posted in Lajme by admin qsut
03/05/2018

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka organizuar një workshop për stafin e saj kryeinfermieror.

Workshop-i me temë “Lidershipi dhe Menaxheri në Infermieristikë. Karakteristikat e një lideri transformues dhe zhvillimet ndikuese në profesionin e infermierit”, u organizua nga Drejtoria e Performancës Spitalore, në kuadër të Edukimit në Vazhdim.

Qëllimi i këtij workshop-i ishte ndarja dhe promovimi i gjetjeve dhe praktikave të bazuara në evidenca përmes përqasjes së njohurive, standardizimit dhe vlerësimit sistematik në mjediset e praktikës klinike, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e drejtimit dhe performancës së kujdesit të ofruara në shërbimet spitalore, si dhe për të mësuar rreth zhvillimeve të reja në fushën e infermieristikës.

Drejtues të këtij Workshop-i ishin 3 lektorë dhe pjesëmarrës ishin 30 kryeinfermierë të shërbimeve të ndryshme të QSUT-së.

Gjatë workshop-it u prezantua performancë duke përdorur mjete edukative dhe burime logjistike, diskutime intensive në grup dhe improvizime, me qëllim eksplorimin në aspekte të reja dhe strategji praktike.

Ky workshop vjen si një risi e sjellë nga Sektori Infermieristik i QSUT, në kuadër të Edukimit në Vazhdim për vitin 2018 dhe nuk do të jetë i vetmi, pasi priten edhe 2 workshop-e të tjerë të këtij lloji, të cilët do të kenë në fokus krijimin e protokolleve të kujdesit infermieror dhe performancën e personelit infermieror dhe kryeinfermieror.

Posted in Lajme by admin qsut