Kabineti i hemodinamikës në shërbimin e kardiologji/kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet ka tashmë një aparat të ri angiografie. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi sot në këtë institucion me rastin e vënies në punë të kesaj pajisjeje për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.
Instalimi i kësaj pajisjeje të teknologjisë moderne e bashkëkohore, do të mundësojë që brenda muajit tetor nëse një pacient do të ketë nevojë të bëjë një koronarografi në shërbimin publik, do të mund ta bëjë atë edhe nëse paraqitet gjatë natës, ndonëse deri më tani ky ekzaminim në orët e vona, ofrohej vetëm në spitalet private, u shpreh Ministri Beqaj në takim.
Në fjalën e tij për të pranishmit, kreu i shëndetësisë tha midis të tjerash se “gjithçka kemi këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin janë një bazë e mirë që brenda muajit tetor të kemi këtë shërbim 24 orë në shtatë ditë të javës”, duke shpjeguar se përveç investimit për pajisje të reja bio-mjekësore, është shtuar edhe numri i personelit shëndetësor në shërbimin e hemodinamikës, si pjesë e nismës së ministrisë së shëndetësisë për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në institucionet publike të ofrimit të kujdesit shëndetësor.
Ndërsa znj. Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT-së, shtoi se, “nga viti 2013, 6-mujori i parë në vitin 2015, 6-mujorin e parë është rritur me rreth 50% numri i koronarografive të zhvilluara në qendrën tonë spitalore, në kabinetin e Hemodinamikës, ndërkohë që është 24% më shumë se viti 2014”.
Sipas Prof. Dr. Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë, “vënia në punë e kësaj pajisjeje, së bashku me një furnizim më të mirë të materialeve të konsumit, ka bërë të mundur që qëndra jonë QSUT të kthehet në një nga qëndrat më të mëdha në gjithë rajonin, përsa i përket numrave, duke e shndërruar tashmë këtë shërbim në qendrën më të madhe të këtij specialiteti në rajon”.
Ky investim vjen menjëherë pas vënies në punë për herë të parë përveç QSUT-së, të qendrës së dytë publike të specializuar të hemodinamikës në vend në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në fillim të këtij muaji. Gjithashtu, me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave të miratuar më 29 korrik 2015 lidhur me shtesën e buxhetit për investimet e reja në shëndetësi, janë dhënë financime të rëndësishme dhe pajisje diagnostike për sëmundjet e brendshme që do të vihen në funksionim në fillim të vitit të ardhshëm duke i zgjeruar ndjeshëm mundësitë për ofrimin e këtij shërbimi në institucionet tona publike, të financuara me paratë publike.
Në vijim fjala e plotë e Ministrit Beqaj, znj. Manastirliu dhe Prof. Dr. A. Godës në takim.
Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë:
Unë besoj se falë lidershipit të Profesor Godës, falë administrimit shembullor të drejtorisë së spitalit, ne ia kemi dalë që brenda dy vjetësh të rrisim ndjeshëm kapacitetet për këtë shërbim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën e qytetarëve.
Praktikisht sot, ne bëmë një vizitë inspektuese për një pajisje të re, e cila është vënë në punë rreth 2 muaj, dhe që zëvendësoi një pajisje që ishte vënë në punë që nga viti 1996 dhe që praktikisht ishte amortizuar, por edhe nuk kryente teknika që janë sot moderne.
Sigurisht, që pajisjet sot po i shtojmë; ia kemi dalë t’i sigurojmë një mirëmbajtje shumë më të mirë; për të garantuar vijimësi në funksionimin e tyre, kemi shtuar furnizimin me materiale mjekësore të domosdoshme për të kryer këto ndërhyrje; dhe nëse marrim në konsideratë volumin e shtuar të punës në QSUT, kemi 2 poste pune që punojnë në QSUT deri rreth orës 20:00 të darkës.
Me ato çka kemi financuar që nga janari në institucionet jopublike për këto ndërhyrje dhe me ato që filluam para disa ditësh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ne këtë vit e dyfishojmë volumin e financuar me paratë publike për këto ndërhyrje shumë të rëndësishme, jetëshpëtuese, si edhe shkurtuese të invaliditetit, por ruajtjes së cilësisë së jetës.
Sigurisht që, ajo çfarë kemi sot këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin, furnizimin, janë bazë e mirë që ne të synojmë, që brenda muajit tetor, të fillojmë për herë të parë në Shqipëri, të kemi këtë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Unë besoj se, ajo çfarë kemi arritur deri më sot, nga para dy vjetësh, nëse rardha e pritjes për këtë shërbim me para publike, ishte 7 muaj, sot e kemi brenda 3 muajve, është një afat i mirë, i pranueshëm edhe në nivele krahasuese me vendet e rajonit, por besoj se kur të jetë 24 orësh, do të jetë një stad i ri shumë më cilësor në ofrimin e këtij shërbimi. Sigurisht, edhe në QSUT në vite kemi bërë disa investime, por ato më të mëdhatë priten të fillojnë. Është bërë operative fillimi i kredisë së CEB-it, për të rikonstruktuar në mënyrë radikale këtë spital, i cili praktikisht në vite na ka sjellë një godinë të amortizuar.
Znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT:
Në shërbimin e kardiologjisë, në kabinetin e hemodinamikës, instalohet një pajisje e re angiografike në kuadër të gjithë strategjisë tonë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në QSUT. Kjo pajisje përçon një standart të ri sa i përket përmirësimit të cilësisë të shërbimeve të ofruara për pacientët tanë. Mund të them këtu disa shifra: Që nga viti 2013 6-mujori i parë, në vitin 2015 6-mujori i parë, është rritur me rreth 50% numri i koronarografive të zhvilluara në qendrën tonë spitalore në kabinetin e hemodinamikës, ndërkohë që janë kryer rreth 24% më shumë se në vitin 2014. Sigurisht, që kjo pajisje e re që është instaluar në këtë kabinet, garanton një shërbim më të mirë për pacientët dhe ne garantojmë një furnizim më të mirë të materialeve mjekësore, që kjo pajisje duhet të përdoret në mënyrë më efiçente dhe sigurisht furnizim të vazhdueshëm edhe me barna e materiale mjekësore në përgjithësi.
I hapim rrugën shërbimit 24-orë të hemodinamikës, sigurisht edhe me mbështetjen me kapacitete njerëzore, me mjekë të rinj, në kuadër të mbledhjes të fundit të bordit, ku në shërbimin e hemodinamikës, shtohen 4 mjekë kardiologë hemodinamistë për këtë shërbim.
Prof. Dr. Artan Goda, Shef i Shërbimit të Kardiologjisë:
Ky është një investim në vazhdën e investimeve të tjera që janë bërë në këtë fushë, të cilat së bashku me furnizimin më të mirë të materialeve të konsumit, kanë bërë të mundur që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në qendrën intervencionuese, të jetë qendra më e madhe e rajonit për sa i përket numrave, dhe është një mundësi për t’u thelluar në ndërhyrje më të ndërlikuara dhe për ta shtrirë shërbimin përgjatë gjithë 24-orëshit.
Kabineti i hemodinamikës në shërbimin e kardiologji/kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet ka tashmë një aparat të ri angiografie. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi sot në këtë institucion me rastin e vënies në punë të kesaj pajisjeje për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.
Instalimi i kësaj pajisjeje të teknologjisë moderne e bashkëkohore, do të mundësojë që brenda muajit tetor nëse një pacient do të ketë nevojë të bëjë një koronarografi në shërbimin publik, do të mund ta bëjë atë edhe nëse paraqitet gjatë natës, ndonëse deri më tani ky ekzaminim në orët e vona, ofrohej vetëm në spitalet private, u shpreh Ministri Beqaj në takim.
Në fjalën e tij për të pranishmit, kreu i shëndetësisë tha midis të tjerash se “gjithçka kemi këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin janë një bazë e mirë që brenda muajit tetor të kemi këtë shërbim 24 orë në shtatë ditë të javës”, duke shpjeguar se përveç investimit për pajisje të reja bio-mjekësore, është shtuar edhe numri i personelit shëndetësor në shërbimin e hemodinamikës, si pjesë e nismës së ministrisë së shëndetësisë për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në institucionet publike të ofrimit të kujdesit shëndetësor.
Ndërsa znj. Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT-së, shtoi se, “nga viti 2013, 6-mujori i parë në vitin 2015, 6-mujorin e parë është rritur me rreth 50% numri i koronarografive të zhvilluara në qendrën tonë spitalore, në kabinetin e Hemodinamikës, ndërkohë që është 24% më shumë se viti 2014”.
Sipas Prof. Dr. Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë, “vënia në punë e kësaj pajisjeje, së bashku me një furnizim më të mirë të materialeve të konsumit, ka bërë të mundur që qëndra jonë QSUT të kthehet në një nga qëndrat më të mëdha në gjithë rajonin, përsa i përket numrave, duke e shndërruar tashmë këtë shërbim në qendrën më të madhe të këtij specialiteti në rajon”.
Ky investim vjen menjëherë pas vënies në punë për herë të parë përveç QSUT-së, të qendrës së dytë publike të specializuar të hemodinamikës në vend në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në fillim të këtij muaji. Gjithashtu, me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave të miratuar më 29 korrik 2015 lidhur me shtesën e buxhetit për investimet e reja në shëndetësi, janë dhënë financime të rëndësishme dhe pajisje diagnostike për sëmundjet e brendshme që do të vihen në funksionim në fillim të vitit të ardhshëm duke i zgjeruar ndjeshëm mundësitë për ofrimin e këtij shërbimi në institucionet tona publike, të financuara me paratë publike.
Në vijim fjala e plotë e Ministrit Beqaj, znj. Manastirliu dhe Prof. Dr. A. Godës në takim.
Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë:
Unë besoj se falë lidershipit të Profesor Godës, falë administrimit shembullor të drejtorisë së spitalit, ne ia kemi dalë që brenda dy vjetësh të rrisim ndjeshëm kapacitetet për këtë shërbim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën e qytetarëve.
Praktikisht sot, ne bëmë një vizitë inspektuese për një pajisje të re, e cila është vënë në punë rreth 2 muaj, dhe që zëvendësoi një pajisje që ishte vënë në punë që nga viti 1996 dhe që praktikisht ishte amortizuar, por edhe nuk kryente teknika që janë sot moderne.
Sigurisht, që pajisjet sot po i shtojmë; ia kemi dalë t’i sigurojmë një mirëmbajtje shumë më të mirë; për të garantuar vijimësi në funksionimin e tyre, kemi shtuar furnizimin me materiale mjekësore të domosdoshme për të kryer këto ndërhyrje; dhe nëse marrim në konsideratë volumin e shtuar të punës në QSUT, kemi 2 poste pune që punojnë në QSUT deri rreth orës 20:00 të darkës.
Me ato çka kemi financuar që nga janari në institucionet jopublike për këto ndërhyrje dhe me ato që filluam para disa ditësh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ne këtë vit e dyfishojmë volumin e financuar me paratë publike për këto ndërhyrje shumë të rëndësishme, jetëshpëtuese, si edhe shkurtuese të invaliditetit, por ruajtjes së cilësisë së jetës.
Sigurisht që, ajo çfarë kemi sot këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin, furnizimin, janë bazë e mirë që ne të synojmë, që brenda muajit tetor, të fillojmë për herë të parë në Shqipëri, të kemi këtë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Unë besoj se, ajo çfarë kemi arritur deri më sot, nga para dy vjetësh, nëse rardha e pritjes për këtë shërbim me para publike, ishte 7 muaj, sot e kemi brenda 3 muajve, është një afat i mirë, i pranueshëm edhe në nivele krahasuese me vendet e rajonit, por besoj se kur të jetë 24 orësh, do të jetë një stad i ri shumë më cilësor në ofrimin e këtij shërbimi.
Sigurisht, edhe në QSUT në vite kemi bërë disa investime, por ato më të mëdhatë priten të fillojnë. Është bërë operative fillimi i kredisë së CEB-it, për të rikonstruktuar në mënyrë radikale këtë spital, i cili praktikisht në vite na ka sjellë një godinë të amortizuar.
Znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT:
Në shërbimin e kardiologjisë, në kabinetin e hemodinamikës, instalohet një pajisje e re angiografike në kuadër të gjithë strategjisë tonë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në QSUT. Kjo pajisje përçon një standart të ri sa i përket përmirësimit të cilësisë të shërbimeve të ofruara për pacientët tanë.
Mund të them këtu disa shifra: Që nga viti 2013 6-mujori i parë, në vitin 2015 6-mujori i parë, është rritur me rreth 50% numri i koronarografive të zhvilluara në qendrën tonë spitalore në kabinetin e hemodinamikës, ndërkohë që janë kryer rreth 24% më shumë se në vitin 2014. Sigurisht, që kjo pajisje e re që është instaluar në këtë kabinet, garanton një shërbim më të mirë për pacientët dhe ne garantojmë një furnizim më të mirë të materialeve mjekësore, që kjo pajisje duhet të përdoret në mënyrë më efiçente dhe sigurisht furnizim të vazhdueshëm edhe me barna e materiale mjekësore në përgjithësi.
I hapim rrugën shërbimit 24-orë të hemodinamikës, sigurisht edhe me mbështetjen me kapacitete njerëzore, me mjekë të rinj, në kuadër të mbledhjes të fundit të bordit, ku në shërbimin e hemodinamikës, shtohen 4 mjekë kardiologë hemodinamistë për këtë shërbim.
Prof. Dr. Artan Goda, Shef i Shërbimit të Kardiologjisë:
Ky është një investim në vazhdën e investimeve të tjera që janë bërë në këtë fushë, të cilat së bashku me furnizimin më të mirë të materialeve të konsumit, kanë bërë të mundur që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në qendrën intervencionuese, të jetë qendra më e madhe e rajonit për sa i përket numrave, dhe është një mundësi për t’u thelluar në ndërhyrje më të ndërlikuara dhe për ta shtrirë shërbimin përgjatë gjithë 24-orëshit.
Fëmijët e pavijonit të Onko-Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, përmes teknologjisë, do të mund të ndjekim mësimet në ambjentet e spitalit.
“Sot është dita e parë e shkollës dhe në fakt të gjithë fëmijët që janë këtu do të donin të ishin në shkollë, ndaj ne menduam që duke kërkuar pak ndihmë mund ta sjellim shkollën te fëmijët. Për këtë iniciativë na mbështeti shumë fort Telekom Albania, duke i mundësuar fëmijëve që të kenë afër shkollën dhe dijen, edhe pse janë në kushte që kanë nevojë për shërbim intensiv shëndetësor. Në të vërtetë këto lloj projektesh vijnë ngaqë ne kemi një staf të përkushtuar mjeksor dhe kemi një
objektiv të qartë administrues për ta vendosur pediatrinë në qendër të vëmendjes. Falenderoj posaçërisht Telekom Albania që është një operator ekonomik që e ka rritur në një shkallë shumë të lartë përgjegjësinë sociale për të ndihmuar sa herë që ka nevojë për diçka innovative në shërbimin shëndetësor në Shqipëri”, u shpreh znj. Milva Ekonomi, zv/ministre e Shëndetësisë.
Telekom Albania dhuroi 20 tableta për fëmijët e shtruar në këtë pavijon. Këto pajisje teknologjike do t’u shërbejnë fëmijëve të ndjekin programet mësimore nga ambjentet e spitalit. Ato kanë të instaluar një program, i cili përmban njohuritë shkollore themelore të shkollës 9-vjeçare për grupmoshat 5-16 vjeç. Në programin e instaluar në këto tableta, mësimet janë të ndara sipas klasave, lëndëve dhe temave duke marrë për model sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë.
Lëndët shpjegohen në shqip nëpërmjet regjistrimeve me zë dhe figurë nga mësues dhe shoqërohen të sinkronizuara me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, duke shtjelluar, thelluar dhe përditësuar të gjitha temat mësimore të renditura sipas programit arsimor.
Dr. Anila Godo, shefe e shërbimit në këtë repart shprehu falenderimet për këtë mënyrë inovative dhe dëfryese për edukimin e këtyre fëmijëve. “Është veçanërisht e rëndësishme, jo vetëm që këta fëmijë të mos shkëputen nga edukimi i tyre por edhe për faktin që, është e rëndësishme të kemi pacientë të qetë dhe të integruar në jetën sociale, ne të jemi sa më eficientë me terapinë tonë”, tha dr. Godo.
“Kjo është një ëndërr e fëmijëve e bërë realitet ndaj falenderojmë kontributin e Telekom Albania dhe besoj se këto nisma solidare dhe humane vlejnë shumë për të shtuar shërbimet tona dhe sociale në ato shëndetësore”, u shpreh në takim drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.
“Në fakt ,ideja na ka lindur pak kohë më parë, sigurisht pas kërkesës së Ministrisë së Shëmdetësisë, por kemi marrë një letër nga vetë fëmijët, nga një fëmijë që ka qenë i shtruar në spital, i cili në fillim të vitit shkollor na dërgoi një letër ku kërkonte të kishte më shumë akses për dije nëpërmjet teknologjisë. Kështu na lindi ideja, duke patur parasysh që këta fëmijë kalojnë orë të tëra, ditë, net dhe vite në këtë pavijon dhe largohen nga klasat, nga shokët, nga mësimdhënia, ndaj na u duk e domosdoshme të krijonim këtë projekt, duke patur parasysh që Telekom Albania ka mundësi të mëdha në fushën e teknologjisë” – tha Ornela Bego, menaxhere e Marrëdhënieve të Koorporatës në Telekom Albania.
Telekom Albania ka kontribuar edhe për pajisjen me libra enciklopedikë dhe formues të pavionit, në mënyrë që fëmijët të kalojnë kohën e lirë duke mësuar dhe zbuluar më tepër kuriozitete.
Për herë të parë në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT është kryer një operacion për heqjen e masës tumorale në tru nëpërmjet kraniotomisë në gjendje zgjimi, çfarë do të thotë që pacienti mbahet zgjuar dhe komunikon me kirurgun gjatë ndërhyrjes.
Pacientja e dytë ka qenë një 30-vjeçare, studente e mjekësisë në vitin e tretë, “Gjinovefa, studente e mjekësisë, prej disa kohësh kishte një shqetësim dhe u preferua që të fillohej ajo që quajmë si kirurgji zgjuar me profesorin Henri Marsh, të cilën vajza e pranoi me të gjitha kushtet, duke qenë e qartë dhe duke parë gjatë operacionit edhe trurin e vetë”, tha mjeku Mentor Petrela.
“Një pjesë e këtij operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme (e enjte) me anestezi, ndërsa sot është kryer pjesa me të qëndruarit zgjuar, thjesht me anestetikë lokalë që të mos kisha dhimbje. U krye pjesa e heqjes së masës tumorale, ndërkohë që unë thjesht ndieja sikur më lëvizte ndonjë venë, por mund ta kisha edhe nga frika. Gjithçka shkoi shumë mirë”, tha Gjinovefa, pacientja e nënshtruar operacionit.
Kjo ndërhyrje në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT është kryer nga pionieri i ndërhyrjeve me kraniotomi në gjendje zgjimi, profesori nga Londra Henri Marsh, i cili ka kryer 400 ndërhyrje të tilla në Europë, si dhe profesor doktor Mentor Petrela së bashku me ekipin e tij. Profesori Marsh shpjegon se pacienti mbahet zgjuar gjatë ndërhyrjes, në mënyrë që të mos dëmtohet asgjë, pasi gjatë këtij operacioni shkohet thellë në pjesët përgjegjëse të trurit që lidhen me funksionin e të menduarit, shikimit apo lëvizjen e gjymtyrëve.
“Është njësoj si tek dentisti, kur përdoret anestezia lokale dhe dhëmbi që mjekohet nuk të dhëmb. Në disa raste të tumorit në kokë mund të bëhet një heqje e sigurtë e tij kur pacienti është zgjuar. Arsyeja e kësaj është dy anët e ndryshme të trurit. Kur tumori është pranë qendrave që lidhen me të folurën ose me lëvizjen e njeriut, është shumë e rrezikshme ta operosh pacientin në gjumë, sepse ti nuk e di se ku është kjo pjesë e rëndësishme e trurit. Dhe kur nis heqjen e tumorit, ti nuk je në dijeni nëse gjatë operacionit je duke dëmtuar këto funksione të trurit apo jo. Prandaj kur përdoren sondat elektrike, për të parë se ku janë pjesët e rëndësishme të trurit, për të hequr tumorin, e mban pacientin zgjuar. Në operacionin e parë, zona e rrezikshme ishte ajo që lidhej me lëvizjet e krahëve dhe të këmbëve, ndërsa në operacionin e sotëm të studentes së Fakultetit të Mjekësisë, zona e rrezikshme lidhej me shikimin”, deklaroi profesori Marsh.
Të dy pacientët, pas operacionit do të qëndrojnë vetëm 3 ditë në spital. Sipas profesor Petrelës, kjo eksperiencë e profesorit londinez Henri Marsh, do të shërbejë për të operuar të tjerë pacientë që kanë probleme neurologjike, përfshirë epilepsinë, tumoret apo dhe dëmtime të tjera të trurit.
“Zakonisht këto tumore që operohen me atë që quhet operacioni zgjuar, në përgjithësi shfaqen me epilepsi. Mbi bazën e të gjithë eksperiencës së mëparshme dhe asaj që morëm këto ditë, besoj se këtë mundësi do t’iua ofrojmë pacientëve shqiptarë, ndër të cilët mendohet të jenë 10-15 për qind të të sëmurëve me tumore të trurit, që kanë nevojë për këtë teknologji, ku kontrollohet më mirë gjendja e pacientit duke mos i shkaktuar dëme”, tha Prof. Dr. Mentor Petrela, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.
Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu vlerësoi mbërritjen e profesorit Henri Marsh në shërbimin e Neurokirurgjisë, ndërkohë që vlerësoi edhe ekipin e mjekëve, të kryesuar nga profesor Petrela.
“QSUT është udhëheqëse në mjekësinë shqiptare, por mbi të gjitha edhe në shërbimin e Neurokirurgjisë, qoftë për potencialin e mjekëve që ofron; mjekë të specializuar dhe të formuar brenda dhe jashtë vendit, të drejtuar nga profesor Petrela; qoftë dhe nga pikëpamja e aparaturave, kushteve dhe standardeve të shërbimit që ofrohet. Ne jemi shumë të angazhuar të mbështesim të gjitha shërbimet mjekësore, jo vetëm atë të Neurokirurgjisë, në mënyrë që ato të zhvillohen. Ky është një moment jo vetëm për më shumë përgjegjësi dhe angazhim nga ne, por edhe një moment frymëzues dhe motivimi për studentët dhe kirurgët e rinj të Neurokirurgjisë. Këto janë momente kur ne shohim sesi investimet në burime njerëzore dhe ato në aparatura përputhen bashkë dhe sjellin më shumë përmirësim në ndërhyrje, të cilat në fund të ditës përmirësojnë jetët e pacientëve” Ogerta Manastirliu, drejtoreshë e QSUT-së.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale u krye në një sallë të re të shërbimit të Neurokirurgjisë, të pajisur me mjete moderne, falë një projekti shqiptaro-austriak. Profesor Henri Marsh, me famën e tij në kryerjen e këtyre operacioneve, ka ngjallur dhe interesin e një ekipi gazetarësh nga “New York Times Magazine”, të cilët kanë realizuar një reportazh të zgjeruar në lidhje me dy operacionet, që ai kreu në Shqipëri, duke ndjekur çdo hap të tij. Ndërkohë, profesorin e njohur e ka pritur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhuruar “çelësin” e Tiranës.
Staf infermieror i specializuar që i përgjigjet të gjitha emergjencave dhe di të menaxhojë çdo situatë, një kulturë pune në ekip që mbështet dhe përkrah rolin e infermierit, mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale dhe përmirësuar proceset praktike janë disa nga objektivat e programit të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të infermierëve që ka nisur në disa prej shërbimeve të QSUT.
“Në shërbimin tonë këto trajnime kanë filluar gjatë muajit mars. Temat përgatiten nga kryeinfermierja, por edhe nga vete infermieret ku secila sjell temën që ka përzgjedhur, diskuton mbi sëmundjen dhe asistencën infermieristike në çdo rast. Duke i përgatitur vetë këto tema infermieret ndihen më të ndërgjegjesuara. Ato kryejnë kërkime dhe janë më të përfshira dhe interesuara”, shprehet kryeinfermierja e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike, Shqiponja Rama.
Programi parashikon zhvillimin e përmuajshëm të këtyre takimeve ku diskutohen diagnozat në shërbim, tipi i asistencës infermieristike të specializuar që plotëson kriteret sipas nevojave, tema mbi njohuri të përgjithshme me të cilat duhet të jetë i pajisur çdo infermier duke nënvizuar rolin kyç të tij për sigurimin e mbarëvajtjes së punës.
Kryeinfermierja e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike, shprehet se trajnimi i kësaj jave mbi përdorimin dhe menaxhimin e aparaturave ka rëndësi praktike. “Vlerësuam me rëndësi që të gjitha infermieret të dinë të përdorin sa më mirë aparaturat që janë shumë të nevojshme dhe na lehtësojnë punën e përditshme.”, thotë ajo. Trajnimi, mbi përdorimin e aparaturave si Monitori (vendosja e elektrodave, matja e presionit, matja e Spo2, e frekuencës respiratore etj.), shiringa elektrike, perfuzori, aparati i aerosolit etj, synoi gjithashtu përditësimin e njohurive mbi mirëmbajtjen e tyre pas përdorimit.
Kjo qajse e re synon të aftësojë profesionalisht stafin infermieror, ta pajisë atë me njohuritë dhe motivimin e duhur duke ndikuar direkt shërbimin që i ofrohet pacientit dhe marrëdhënien mes tij dhe pacientit apo familjarit të pacientit.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtoresha e saj znj. Ogerta Manastirliu ka drejtuar punën në ekip të ekspertëve të mbështetur nga programi i zyrës së OBSH për Shqipërinë në kuadër të hartimit të dokumenteve strategjikë të spitalit si dhe hartimin e paketës së procedurave standarde të kujdesit dhe sigurisë së pacientit, rekrutimit dhe rritjes së kapaciteteve të personelit infermieror nëpërmjet Platformës së trajnimit dhe edukimit në vazhdim. Projekti dhe objektivat e tij u prezantuan gjatë tryezës së rrubullakët të zhvilluar në prani të konsulentëve të OBSH, znj. Gill Coverdale, nga Royal College of Nursing, UK, znj. Elza Lavon, nga Sheba Medical Center, Tel Hashomer, Izrael dhe z. Rui Perera, Prof. i Asociuar në Universitetin e Minhos, Shkolla e Infermierisë, Portugali, stafit drejtues menaxherial dhe kryeinfermierëve të disa prej shërbimeve mjekësore në QSUT.
Ky projekt fokusohet në tre drejtime kyçe që lidhen me standardizimin e procedurave të sigurisë dhe kujdesit ndaj pacientit, hartimin e standardeve për rekrutimin e personelit infermieror dhe hartimin e një platforme afatmesme të edukimit në vazhdim për kujdesjet infermierore.
“Ka ardhur momenti që ne të punojmë në një nivel të ri” – tha drejtoresha e QSUT znj. Ogerta Manastirliu, “është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të jemi pjesë e këtij procesi që mbështet programin dhe objektivat tona si qëndra më e madhe spitalore në vend për unifikimin e procedurave për sektorin infermieror dhe dokumenteve strategjikë të spitalit. Këto dokumente strategjikë do të jenë një bazë e mirë për t’u përdorur edhe nga spitalet e tjera në vend.”
Gjatë takimit u prezantua Draft-Paketa e procedurave standarde dhe rregulloreve të brendshme për sigurinë e pacientit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e hartuar nga stafi drejtues dhe ekspertë të QSUT, në themel të të cilës është forcimi i kujdesit dhe sigurisë së pacientit përmes praktikave më të mira infermierore. Konsulentët e OBSH do të asistojnë në vijim stafin përmes misioneve këshillimore dhe rekomandimeve për përmirësimin e këtij drafti.
Qëllimi final është implementimi i drejtë dhe efektiv i këtyre praktikave në shërbimet mjekësore, dimensioni i të cilave është thelbësor për përmirësimin e cilësisë dhe kujdesit ndaj pacientit në QSUT.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po punon për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe treguesve të saj spitalorë. Puna në Qendrën tonë spitalore lidhet me cilësinë e kujdesit, kohën kushtuar pacientit dhe të gjithë elementët e sigurisë ndaj tij.
Shërbimet që ne ofrojmë dhe cilësia e tyre rritet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjelltë personel mjekësor, pacientë dhe familjarë.
Ftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit e pacientëve, miqtë dhe vizitorët për t’iu bashkuar stafit tonë në krijimin e një mjedisi pozitiv të ofrimit të kujdesit duke zbatuar rigorozisht oraret e unifikuara të vizitave.
Në përputhje me synimin tonë për një spital të orientuar drejt pacientit, ofrimi i kujdesit cilësor ndaj tij kërkon veç trajtimit mjekësor, qetësi, pushim dhe pastërti.
Duke mirëkuptuar shqetësimin e familjarëve për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre, është e nevojshme të theksojmë se është në interes të pacientit dhe mirëqënies së tij respektimi i rregullave mbi orarin e vizitave në shërbimet e QSUT dhe disiplinimin e lëvizjeve në ambjentet spitalore.
Respektimi i këtyre rregullave, mundëson për mjekët dhe stafin infermieror kryerjen e vëzhgimeve dhe procedurave mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientit si dhe siguron zbatimin e një regjimi të përshtatshëm për pushim dhe gjumë,marrjen e ushqimit dietetik, shërbimet e hotelerisë spitalore dhe çdo vemprimtari tjetër në varësi dhe të lidhur me gjendjen shëndetësore të të sëmurit.
Një bashkëpunim i frytshëm për ofrimin e kujdesit cilësor për shërbimet e rehabilitimit fizik mes QSUT dhe Universitetit Aldent.
Shërbimi i fizioterapisë së sëmundjeve të brendshme është përfshirë në një projekt të rehabilitimit të ambjenteve dhe pajisjes me shtreter të rinj dhe mobilim ndihmës për këtë strukturë.
Ky projekt u bë i mundur në sajë të partneritetit me Universitetin Aldent. Në ditën e promovimit dhe hapjes së ambjenteve, Dr. Mira Zicishti se bashku me stafin e saj të fizioterapistëve falenderoi administratën e QSUT për vëmendjen kushtuar këtij shërbimi të lënë në harresë për më tepër se një dekadë dhe rëndësinë e këtij shërbimi në spital.
Dr. Zicishti u shpreh se ky moment është një motiv më shumë për stafin për të punuar dhe rrit dukshëm cilësinë e shërbimeve nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës.
Në fjalën e rastit Drejtoresha e QSUT znj. Ogerta Manastirliu u shpreh se në QSUT punohet në shumë drejtime jo vetem në çështje të mirëadministrimit mjekësor, por dhe në përmirësimin e shërbimeve me fokus rehabilitimin e shpejtë të pacientëve në spital. Këto shërbime jo vetëm shpejtojnë shërimin e pacientëve, por ulin ndjeshëm dhe ditëqendrimin në spital duke reduktuar shpenzimet spitalore.
Synimi ynë është krijimi i shërbimeve të integruara dhe ndër objektivat e administratës së QSUT është ngritja në një nivel më të lartë e Shërbimit të Fizioterapisë, duke unifikuar procedurat dhe duke zhvilluar një shërbim unik të rehabilitimit për pacientët post-operatorë, post-traumatikë apo gjatë dhe pas situatës reanimatore në të gjithë shërbimet klinike spitalore të QSUT.
Shërbimi i Fizioterapisë i cili është ngritur dhe ka funksionuar që me krijimin e spitalit të parë civil ka ofruar trajtim dhe rehabilitim për pacientët me probleme muskulo-skeletale, neurologjike dhe traumatike të moshave adulte dhe pediatrike. Aktualisht vetëm në njësinë fizioterapeutike të sëmundjeve të brendshme trajtohen rreth 500 pacientë në vit, prej të cilëve 295 pacientë ambulatorë. Stafi i shërbimit në këtë njësi përbëhet nga pesë fizioterapistë dhe një krye/fizioterapiste dhe shërbimet e ofruara përfshijnë elektroterapi, masoterapi, kineziterapi që të gjitha bashkë përbëjnë rehabilitimin për të gjithë të sëmurët e shtruar pranë sëmundjeve të brendshme dhe pacientët e referuar nga mjekët specialistë të shërbimeve parësore.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) punojmë përditë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe treguesve spitalorë të këtij institucioni. Puna në qendrën më të madhe universitare spitalore në vend lidhet jo vetëm me përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, por edhe kohën kushtuar pacientit, dhe të gjithë elementët e tjerë që plotësojnë këtë shërbim.
Në Shërbimin e Dermatologjisë për vitin 2014 janë trajtuar gjithsej 2440 pacientë ambulatorë dhe shërbimet që ofrohen janë:
- Kabineti i dermatoskopisë (diagnostikimi i kancerit të lëkurës);
- Kabineti i fototerapisë, UVA-UVB;
- Kabineti i kryoterapisë;
- Kabineti i ndjekjes së pacientëve me sëmundje buloze;
- Kabineti i ndjekjes së pacientëve psoriatike dhe artrit psoriatik.
Ekzaminimet:
- Dermatoskopi,
- Fotoskopi,
- Llamba me zmadhim (për problemet e thella të lëkurës)
Procedurat që realizohen në këtë shërbim:
- Ambulatore,
- Dhoma e mjekimit
- Spitalore
- Mikrokirurgjia
- Fototerapia
- Dermatoskopia
- Kryoterapia
Punojmë çdo ditë për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve tanë.
“Etika dhe komunikimi me pacientin, nevojë e domosdoshme për të përmbushur pritshmëritë reciproke Infermier-Pacient”.
Kujdesi ndaj pacientit dhe kërkesat gjithmonë në rritje për përmirësim në këtë drejtim vendosin stafin infermieror të QSUT para nevojës dhe përgjegjësisë për plotësim të vazhdueshëm të njohurive të tyre, njohuri që nuk mund të merren thjesht përmes përvojës ose punës pranë shtratit të pacientit.
“Pritja dhe informimi i pacientëve në Shërbimet e QSUT” (në proces akreditimi) ka qenë tema e radhës në kuadër të edukimit në vazhdim të stafit infermieror, zhvilluar në ambjentet e Qendrës së Telemjekësisë në datat 18 dhe 25 Maj me lektore znj. Eliana Basha, Përgjegjëse e Sektorit të Kujdesjeve Infermierore në QSUT. Pjesëmarrësit ishin infermierë/e nga konsultat, urgjencat, pavionet me shtretër dhe sallat e operacionit, si dhe ndjekësit përmes gjithë rrjetit të Telemjekësisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Objektivat e trajnimit të lidhura ngushtë me krijimin e “klimës së besueshmërisë” infermier-pacient ishin informimi i pacientit për kujdesjet infermierore dhe mjekësore që do të marrin gjatë trajtimit dhe hospitalizimit në shërbimet e QSUT si dhe roli ndihmues në përshtatjen e pacientëve dhe pranimin nga ana e familjarëve të tyre të rregulloreve të funksionimit të brendshëm të QSUT.