Klinika e Rehabilitimit Fizioterapeutik

Rreth nesh

Klinika e Rehabilitmit Fizioterapeutik është një nga klinikat thelbesore te  Qendrës Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Ajo ofron një seri testimesh/vleresimesh dhe terapish , si manuale ashtu edhe fizike, që synojnë rimëkëmbjen optimale të lëvizshmërisë/mobilitetit, duke shfrytëzuar punën e përbashkët të mjekëve specialistë (Reumatologe, Neurologe, Neurokirurge, Kirurg,e tj.),

Në Klinikën e Rehabilitmit Fizioterapeutik aplikohen teknikat inovative diagnostikuese në fushën e fizioterapisë me aparatura dhe teknologjitë përkatëse  për diagnostikim dhe terapi, si fizike ashtu edhe manuale.

Aktiviteti

Terapitë fizike të ofruara aplikohen  për trajtimin e patologjive inflamatore (tendinopatitë) ne dëmtimet e muskujve dhe ligamenteve dhe për shërim në rast të traumave, distorsioneve/ndrydhjeve, artrozës dhe mikrofrakturave. Midis këtyre përmendim  magnetoterapi, terapi me ultratinguj,elektroterapi,rrezet infra te kuqe,fashimin  funksional  dhe shumë të tjera.

Terapitë manuale aplikohen për rehabilitimin pas traumës ose operacionit, për të shmangur trombozën kontraktimet e muskujve, deformimet e kyçeve. Këto janë teknika si masazhi, terapia manual dhe mobilizimi, të tilla si drenazhi limfatik ose manipulime, të cilat lehtësojnë dhimbjen dhe rrisin mirëqënien mendore dhe fizike të personit.

Në klinikë është e mundur të ndërmerren programe rehabilitimi specifike dhe të personalizuara për çdo nevojë në fushën e rehabilitimit funksional, pediatrik, reumatologjik, neurologjik, vestibular, postural, uro-gjinekologjik, kardiorespirator, ortopedik, flebologjik.

Në njërën prej njësive ekziston  palestra dhe vaskat  e rehabilitimit, nëpërmjet këtij të fundit është e mundur të parashikohet riedukimi postural, dinamika kinesiologjike dhe gjesti atletik,ecja etj e cila në një të ardhme mund të përdoret si për sportistët amatorë ashtu edhe profesionalë.

Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka të gjitha gjeneratat e fundit të pajisjeve dhe teknologjive për diagnostikim, të tilla si, Rezonanca Magnetike  Total Body ose  CT/ skaner 3D. Falë këtyre karakteristikave, është e mundur ti garantohet  pacientit një analizë e plotë dhe e saktë, e domosdoshme për përcaktimin e terapive më të përshtatshme për secilin rast individual.

Stafi ynë

Ilvi Begolli –Përgjegjës i Klinikës

Njesia e Rehabilitimit te Semundjeve te Brendeshme

Dr. Mira Zicishti – mjeke

Marjana Spahiu

Roen Xhaferrraj

Endrit Thanasaj

Klodiana Toska

Romena Suvaria

Njesia e Rehabilitimit Neurofiziologjik

Roland Pergjetani

Ft Euklent Kadesha

Eriselda Hajderaj

Akil Papadhopuli

Mentor Malaj

Rozalta Tagani

Bardhyl Vorpsi

Gerti Abdiu

Njesia e Rehabilitimit Fizik – Pediatri

Lindita Vata – Përgjegjës i Njësisë

Erion Llazo

Menada Curri

Enxhi Bello

Jorida Shkullaku

Amarilda  Xhaferraj

Konsultat ambulatore

Klinika e Rehabilitmit Fizioterapeutik  ofron  konsulta dhe trajtim  jo vetëm  për pacientët e shtruar por dhe për  pacientët ambulatorë. Qytetarët mund  të paraqiten në QSUNT nëpërmjet sistemit të referimit. Vlerësimet e diagnozat  e pacientëve bëhen nga mjeku specialist dhe fizioterapisti, duke vendosur në mënyrë të përbashkët diagnostikmin dhe planin terapeutik i cili rivlerësohet kohë pas kohe.

Konsultat për pacientët ambulatorë ofrohen nga e Hëna në të Premte nga ora 08:00 – 16:00.