QSUNT kontribuon denjësisht në studimin Global mbi Potencialin e Inteligjencës Artificiale në trajtimin me Radioterapi të Tumoreve të Kokë – Qafës ”ELAISA”, krahas 98 pjesëmarrësve nga pesë kontinentet e globit

13/08/2024

 

 

 

 

QSUNT kontribuon denjësisht në studimin Global mbi Potencialin e Inteligjencës Artificiale në trajtimin me Radioterapi të Tumoreve të Kokë – Qafës ”ELAISA”, krahas 98 pjesëmarrësve nga pesë kontinentet e globit.

 

Konkluzionet e këtij kërkimi shkencor u botuan në Revistën e Shoqatës Europiane të Radioterapisë dhe Onkologjisë 2024.

Shqipëria kontribuoi në këtë studim krahas 98 kërkuesve nga 23 Klinka Universitare të Radioterapisë nga 5 kontinente me një skuadër mjekësh të shkëlqyer të QSUNT Kryesuar nga drejtuesi i Njësisë së Radioterapisë Orges Spahiu si Kye-investigues shkencor,  dhe mjekët e këtij spitali Bianka Shima, Borjana Jahaj dhe Aurora Aliraj.

Ky studim i rrallë për nga përmasat, i kordinuar nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), investigoi mbi potencialin e Inteligjencës artificiale  (AI) për përmirësimin e aftësive konturuese në radioterapi duke rritur saktësinë në trajtimin e pacientëve me kancer të kokë-qafës dhe duke shkurtuar kohën e përgatitjes së trajtimit.

Konkluzionet e studimit vlerësuan cilësinë e lartë të delineimit nga pjesëmarrësit, ndërkohë që gejtjet e tij theksuan potencialin e jashtëzankonshëm të Inteligjencës Artificale në rritjen e cilësisë dhe reduktimin e kohës së përgatijes së planit të trajtimit me Radioterapi në mbarë botën.

 

Ky studim u konceptua në kuadër të iniciativave për të reduktur hendekun në aksesin e kujdesit ndaj kancerit nëpërmejt zgjidhjeve inteligjente për përdorimin efiçient të burimeve.

 

Mjekët e QSUNT kontribuan me 3 punime të tjera shkencore në Revistën e Shoqatës Europiane të Radioterapisë dhe Onkologjisë 2024.

Posted in Lajme, Te Reja by admin qsut