MBËSHTETJA PSIKO-SOCIALE NË QSUNT

Shërbimi Psikosocial në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përbëhet nga psikologë dhe punonjës socialë që trajtojnë problematikat psikologjike dhe sociale të pacientëve të hospitalizuar dhe famijarëve të tyre. Roli i psikologut/punonjësit social në QSUNT, ka si qëllim primar shëndetin mendor të pacientit si pjesë e pandashme e mirëqenies së tij fizike.
Çdo pacient, në të gjitha shërbimet spitalore adulte dhe pediatrike, ka të drejtën të kërkojë shërbimin psikologjik dhe social në pavionin ku është i hospitalizuar.

Roli i Psikologut

• Psikologu pas vlerësimit të gjëndjes emocionale të pacientit, vijon me trajtimin psikologjik. Vlerëson faktorët ndikues, situatat që kanë influencuar dhe influencojnë gjëndjen emocionale të pacientit. Evidenton aspektet pozitive, pikat e forta , nevojat , shqetësimet etj.
• Psikologu siguron mbështetje dhe ndihmon pacientin apo dhe antarët e familjes të kuptojnë dhe përballojnë sëmundjen.
• Psikologu ndihmon pacientët me nivel stresi/ankthi ta menaxhojnë në mënyrë efektive.
• Psikologu fokusohet tek sëmundja dhe disfunksioni që sjell mbi jetën e pacientit, dhe ka si qëllim të zvogëlojë ankthin psikologjik për të promovuar mirëqënie psikologjike gjatë hospitalizimit dhe në vazhdim.
• Psikologu fokusohet tek faktorët socialë të sjelljes të cilët ndikojnë tek shëndeti mendorë dhe sëmundja.
• Psikologu bashkëpunon me kolegët dhe safin multidisiplinar në ndihmë të pacientit.

Psikologu kryen në bazë të vlerësimit psikologjik:
Këshillim.
Psikoedukim
Vlerësim psikologjik
Mbështetje psikologjike të pacientit dhe familjarit.
Trajtim të shprehive
Ndërhyrje në raste krizash
Psikodiagnostikim
Psikoterapi etj.

Roli i punonjësit social

• Punonjësi social kryen vlerësimin e përgjithshëm social të pacientit ku përfshihet:
o Vlerësimi i nevojave sociale qoftë në planin individual apo atë familjarë
o Vlerësim i gjendjes së përgjithshme fizike
o Vlerëson profesionalisht problematikën sociale për të cilën është paraqitur pacienti dhe ndërhyn për zgjidhje.
• Kryen ndërlidhjen me institucione të tjera duke përfaqësuar pacientin e hospitalizuar për të lehtësuar zgjidhjen e problematikës së tij.
• I vjen në ndihmë familjarëve të pacientit për të kuptuar situatën dhe problematikën sociale.
• Punonjësi social i vjen në ndihmë pacientëve të abandonuar apo në nevojë për strehimin dhe problematikave të tjera.