Me rastin e 1 Qershorit, në spitalin Pediatrik në QSUT janë organizuar disa aktivitete festive.

01/06/2019

Me rastin e 1 Qershorit, në spitalin Pediatrik në QSUT janë organizuar disa aktivitete festive. Nën kujdesin e Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, fëmijët e hospitalizuar në pavione të ndryshme dhe fëmijë të ndodhur aty për konsulta ambulatore janë argëtuar me shfaqje teatrale, kllounë, animatorë, lojra e muzikë. Janë shpërndarë dhurata nga nxënës shkollash e institucione të ndryshme. Fëmijëve, të cilët kjo festë i ka gjetur në spitalin tonë, u urojmë shërim të shpejtë dhe garantojmë për ta përkujdesje dhe përkushtim!!

Posted in Aktivitete by admin qsut