Në QSUT krahas shërbimeve me shtretër ofrohet edhe shërbimi i konsultave ambulatore me qëllim që tu ofrojë ndihmë pacientëve të cilët nuk kanë nevojë per t’u shtruar në spital.
Drejtoria e QSUT, mer të gjitha masat e nevojshme që ky shërbim të jetë sa më i organizuar dhe me orare të planifikuara.
Drejtori i QSUT në bashkëpunim me shefat e shërbimit përcakton një tabelë të saktë të funksionimit të konsultave ku shënohen:
- Emri dhe cilësimi i konsultantit,
- Specialiteti për të cilin ai ofron konsultën,
- Orari dhe vendi i kryerjes së konsultave.
Drejtoria e QSUT merr masat për pajisjet e ambjenteve me mjetet e nevojshme me qëllim funksionimin normal të konsultave dhe kujdeset për respektimin e orarit të tyre.
Dokumentat që i sëmuri duhet të ketë me vete për konsultë
Çdo i sëmurë që paraqitet për konsultë duhet të ketë me vete këto dokumenta:
- Dokument identifikimi (Kartë identiteti, pashaportë, çertifícatë me fotografi)
- Librezën e sigurimeve shëndetësore
- Raportin mjekësor (epikrizën) nga mjeku i familjes apo mjeku specialist i rrethit perkatës nga vjen i sëmuri.
Të sëmurët kronikë që vijnë në konsultë për follow-up ( ndjekje) duhet të kenë me vete edhe përgjigjet e analizave dhe ekzaminimeve të nevojshme të kërkuara paraprakisht nga mjeku konsulent. Në rast te kundërt kryerja e analizave dhe ekzaminimeve në QSUT do të paguhet në vlerë të plotë.
Dokumentacioni që i vihet në dispozicion pacientit pas konsultës
Mjeku konsulent është i detyruar që për çdo të sëmurë pas, konsultës t’i japë një raport mjekësor për ta paraqitur tek mjeku dërgues apo ai i familjes. Sipas rastit, me kërkesë të të sëmurit, mund t’i jepen me vete kopje të ekzaminimeve radiologjike. Po ashtu, kur gjykohet e nevojshme, mund t’u jepet edhe nje dokument me datën dhe orën e konsultës pasardhëse.
Shtrimi në spital pas konsultës
Shtrim urgjent
Në rastet kur konsulenti gjykon se i sëmuri ka nevojë për shtrim urgjent, njoftohet shefi i shërbimit i cili merr masat e nevojshme për pritjen e pacientit në shërbimin e tij dhe jo në atë të urgjencës.
Shtrimi i zakonshëm
Për të semurët që në konsultë mendohet se ka nevojë per shtrim në varësi të disponibilitetit të vendeve, mund të kalohen direkt në shërbim ose të planifikohen për shtrim në një datë të caktuar.
Për të mos pasur mbivendosje datash nga konsulentë të ndryshëm, çdo ditë shefi i shërbimit i jep konsulentit përkatës listën me planifikimin e shtrimeve. Në se për arsye të ndryshme data e planifkuar duhet shtyrë, shefi i shërbimit merr të gjitha masat për njoftimin e të semurit për shtyrjen e ditës së shtrimit dhe fikson me të, datën e re.
Nëse vini pranë QSUT për të vizituar një të afërm të shtruar, lutemi të respektoni Oraret e Vizitave.
Fëmijët janë të kufizuar të vizitojnë të afërmit e tyre në njësitë e kujdesit intensiv apo pacientët në izolim, nëse nuk kanë porosinë e mjekut. Para se të vizitojnë të afërmit, fëmijët duhet të kontrollohen për sëmundje ngjitëse nga stafi në njësinë e kujdesit për pacientin.
Kur shtrohet në spital një femijë:
Fëmijët nën 12 vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur përgjegjës në çdo kohë dhe mund të vizitohet nga të afërmit e tjerë vetëm gjatë orëve të miratuara.
Marrëdhëniet me pacientët.
Ne jemi këtu për të ndihmuar pacientët dhe familjarët.
Nëse lind një shqetësim në lidhje me përvojën tuaj, ne së pari sugjerojmë, nëse është e mundur, ta diskutoni shqetësimin tuaj me palët e përfshira .
Nëse shqetësimi mbetet i pazgjidhur, ju lutem kontaktoni Marrëdhëniet me publikun dhe pacientin. Diskutimet tuaja me anëtarët e stafit dhe me Marrëdhëniet me publikun dhe pacientin janë konfidenciale dhe nuk do të ndikojnë negativisht në kujdesin tuaj. Situata te tilla janë një mjet i vlefshëm në bërjen e përmirësimeve në të gjithë kujdesin shëndetësor.
Qëllimi është që pacientët tanë të rikthehen në QSUT për kujdesin shëndetësor në të ardhmen.