Ju lutemi t’u kërkoni të afërmve dhe miqve tuaj të veprojnë në përputhje me këto udhëzime.
Për mirëqenien dhe interesin e pacientit, është e nevojshme t’ju kërkojmë respektimin e disa rregullave gjatë orarit të vizitave në shërbimet e QSUT.
- Lani duart në momentin e hyrjes dhe të largimit nga dhoma, me solucionin dezinfektues për duar.
- Evitoni prekjen e materialeve mjekësore që janë pranë pacientit, si dhe evitoni uljen në krevatin e pacientit apo vendosjen e objekteve të ndryshme, të cilat paraqesin rrezik në transportimin e mikrobeve.
- Respektoni orarin e vizitave 17.00 – 19.00, me qëllim sigurimin e qetësisë së pacientit.
- Nëse në momentin e vizitave po rregullohet dhoma, ju lutemi bëni durim të prisni në hollin pritës.
- Nuk lejohet prania e më shumë se 2 vizitorëve në dhomë, si dhe nëse vizitori i cili është me gjendje virale, i ndalohet hyrja.
- Nuk lejohet prania e fëmijëve nën moshën 15 vjeç, pasi mund të jenë në rrezik për fëmijët.
- Ndalohet prania e dhuratave si lodra pellushë apo lule natyrale, për pacientët, pasi janë përçues të mikrobeve.
- Vizitat tepër të gjata dhe të shpeshta mund të jenë të lodhshme për pacientin.
- Qëndrimi i disa vizitorëve për një kohë më të gjatë lejohet vetëm kur pajiset me fletëhyrje nga Kryeinfermierja.
- Nuk lejohen ushqime në shërbim apo dhomë, pasi këto sigurohen nga Kuzhina e QSUT.
- Nuk lejohen çarçafë apo batanije, pasi këto i siguron lavanderia e QSUT.
Rregullat e Vizitorëve pranë QSUT, mund të ndryshojnë nga pavijoni në pavijon në varësi të nevojave të shërbimeve apo gjendjes së pacientit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju lutem mirëmbani dhomën pranë shërbimit ku jeni shtruar, me qëllimin ndaj kujdesit të shëndetit tuaj dhe të kemi sukses në punën tonë humane që kryejmë ndaj jush.