TEMA 1. Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar
Ç’ është çrregullimi i ankthit të përgjithësuar
· Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave realisht ose jo, frikësuese, të panjohura, kërcënuese.
· Natyra e sëmundjes. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë Ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për tu mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat janë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shume se meshkujt.
· Tiparet: Ankthi karakterizohet nga tipare psikologjike sjellore aq sa dhe fiziologjike.
· Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese.
Kriteret Diagnostikuese sipas DSM-IV R për këtë çrregullim
· Ankth i përhershëm dhe shqetësim për ngjarje dhe aktivitete të jetës së përditshme si psh (puna, shkolla, familja etj.) të cilat zgjasin më shumë se 6 muaj.
· Individi që vuan nga ky çrregullim e ka të vështirë ta kontrollojë shqetësimin e përjetuar.
· Ankthi dhe shqetësimi shoqërohen nga disa simptoma:
Shenjat e sëmundjes (simptomat)
- Paaftësi për tu qetësuar;
- Ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë;
- Vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes;
- Irritueshmëri;
- Tension muskulor;
- Shqetësime gjumi.
Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera si çrregullimet e humorit çrregullime psikotike apo i problemeve të tjera shëndetësore, po ashtu mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale. Zakonisht, nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se gjashtë muaj është e mundshme që kemi të bëjmë me çrregullim ankthi të përgjithësuar.
Pa trajtim, çrregullim ankthi i përgjithësuar mund të vazhdojnë për një jetë, në disa raste me i butë në disa të tjera në paaftësi.
TEMA 2: Ndërhyrja në kohë për të mbrojtur dhe rikuperuar shëndetin e pacientit.
Të ndërhyjmë në kohë që të mbrojmë dhe rikuperojmë shëndetin e pacientit.
Nevoja për trajtim spitalor, kur pacienti nuk është në gjendje të menaxhojë funksionimin e tij, por sëmundja menaxhon pacientin, sjelljet e tij atëherë ndjehet nevoja e trajtimit në kushtet spitalore.
Njerëzit që vuajnë prej saj janë gjithmonë të brengosur, të shqetësuar, të tensionuar dhe kjo gjendje vazhdon me kalimin e kohës, ndërsa Sëmundjet fizike që shoqërojnë atë mund të jenë me ndërprerje. Ankthi shpesh mund të jetë i lidhur me situata familjare, pune ose paraqitet pa ndonjë shkak të vërtetë. Ankthi ndikon shume në aktivitetet e përditshme. Një në 50 njerëz zhvillojnë këtë sëmundje në një moment të jetës dhe gratë janë më të ndjeshme se meshkujt.
Pranimi – është pothuajse gjëja më e vështirë që i sfidon njerëzit. Pranimi i një situatë të tillë që ka ndodhur dhe shikimi nga e ardhmja dhe jo nga ajo se “po të mos ndodhte”, edhe ashtu gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen, andaj pse të tundoni veten me të kaluarën në vend se të shikoni nga e ardhmja. Nuk ka një shkak gjendja e ankthit, por edhe në qoftë se ka janë disa faktorë që luajnë një rol të rëndësishëm:
Monitorimi i përditshëm i krizave
Faktorët Rriskues
Manifestohen me simptoma fiziologjike, emocionale dhe konjitive (njohëse). Këtovariojnë sipas nivelit të ankthit.
Fiziologjike
- Shpeshtim i rrahjeve të zemrës
- Diarre
- Pagjumësi Lodhje dhe dobësi
- Rritje e presionit të gjakut Rritje e frekuencës respiratore
- Diaforezis Pupila të dilatuara
- Dridhje të zërit Të dridhura të përgjithshme
- Urinim i shpeshtë Palpitacione
- Nauze / të vjella Skuqje ose zbehje
- Tharje të gojës Dhimbje trupore: gjoksi, kurrizi
- Diskonfort i përgjithshëm Parestezi
- Ngrohje ose ftohje trupore e menjëhershme
Emocionale
- Frikë\droje Nuk do ndihmë
- Është nervoz Nuk ka besim tek vetja
- Ka frikë Ndjell ters
- Humbet kontrollin Është i tensionuar
- Është i paaftë për t’u relaksuar Nuk e ka sensin e realitetit
- Paaftësi përqendrimi / vëmendjeje
- Harresa të herëpashershme
- Bllokim mendimesh (paaftësi për t’u kujtuar)
- I orientuar më tepër ndaj të shkuarës, sesa ndaj të tashmes e të ardhme.
– Gjenet tuaja mund të jenë të rëndësishme, pasi disa njerëz kanë tendencë që të ketë një personalitet të shqetësuar për shkak se ata e kanë te trashëguar në familje.
– Trauma Fëmijëri të tilla si abuzimi ose vdekja e një prindi që mund të shkaktojnë ankth në moshë madhore;
– Përjetimi i streseve të mëdha të tilla si një krizë familjare. Për më tepër, edhe njerëzit me depresion ose skizofrenia priren për të zhvilluar një çrregullim ankthi i përgjithësuar.
– Gjithashtu substancat si kafeina, kafja, koka kola, alkooli dhe droga të paligjshme të mos përdoren nga ana pacientit pasi përdorimi i tyre mund të përkeqësoje ankthin, këto gjëra duhet të shmangen.
TEMA 3: MËNYRA E TRAJTIMIT
Trajtimi me medikamente dhe trajtimi psikoterapeutik
Ka një shumëllojshmëri të trajtimeve në dispozicion për Çrregullim të Ankthit të Gjeneralizuar
Anksiolitikët duke përfshirë disa medikamente efektive. po japim disa shembuj të shkurtër:
Medikamente si benzodiazepinat si clonazepam (Klonopin) dhe lorazepam (ativan) janë më të dobishme në ndalimin e simptomave të rënda te ankthi. Gjithashtu alprazolam (Xanax) është përdorur shpesh për të trajtuar ankthin, kohëzgjatjen e tij të shkurtër të veprimit, ndonjëherë mund të rezultojë që pacienti ta përdorë pa kriter. Buspirone: ajo është një prej ilaçeve të përshkruara për çrregullim ankthit të përgjithësuar, është një qetësues që vepron në serotonin, një kimike të trurit që mund të shkaktojë simptoma ankthi. Që ajo të jetë efektive duhet të paktën dy javë, të fillohet me një dozë të ulët dhe një plan të mirë trajtimi, bazohet në supozimin për të paktën tetë javë, dhe gjatë kësaj kohe të ndiqen me rigorozitet këshillat dhe rikonsultimi tek mjeku psikiatër për çdo efekt të pritshëm ose jo, si shkak i mjekimit. Efekti i saj terapeutik shfaqet pas 1 jave përdorimi, fillimisht me doza të vogla pastaj në doza normale dhe pas dukjes së përmirësimit duke e reduktuar dozën gjersa të arrijmë në dozën mbajtëse për trajtim afatgjatë dhe ka treguar superioritet duke dhënë efekte shumë të mira në simptomat e ankthit.
Efektet e padëshiruara : zakonisht vërehen në fillim të terapisë dhe zhduken gjatë dhënies e në vazhdimësi, efektet e padëshiruara më të shpeshta janë: përgjumje, marrje mendsh, humbje ekuilibri.
Nëse përdoret për një kohë të gjatë doza maksimale mbajtëse atëherë ilaçi e humbet efektin e tij. Krijimi i varësisë fizike ose psikike,.rreziku i krijimit të varësisë rritet me zmadhimin e dozës dhe kohëzgjatjes së trajtimit ose më keq tek keqpërdorimi i këtyre anksiolitikëve.
Antidepresivët: Janë përdorur zakonisht për të trajtuar depresionin, por edhe për të zvogëluar simptomat e ankthit, ilaçet kundër depresionit janë efektive dhe në lehtësimin e simptomave të ankthit në të paktën tek gjysma e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Antidepresivët veprojnë duke ndërhyrë me neurotransmetuesit si serotonina që mund të shkaktojë ankth. Ilaçet kundër depresionit kërkojnë të paktën 2-3 javë që të japin efektet e dëshiruara.
Disa pacientë e ndërpresin mjekimin pas rreth një javë, sepse ata shohin përmirësim por bëjnë gabim, duhet t’i jepni kohën e nevojshme ilaçit për të arritur në përfitim të shëndetit, ri-konsultimi me mjekun specialist është shumë i nevojshëm për rregullimin e marrjes së mjekimit.
ASNJËHERË PACIENTI NUK DUHET TË MARRË INICIATIVA PËR TË RRITUR OSE ZVOGËLUAR DOZAT E MJEKIMIT APO TË NDËRPRESË MJEKIMIN PA U KONSULTUAR ME MJEKUN SPECIALIST
Ka lloje të ndryshme medikamentesh me emra të ndryshëm kundër Ankthit të përgjithësuar, secili me efektet pozitive dhe efektet negative të tij, për shembull, ndryshojnë nga njëri-tjetri për efektet anësore të mundshme. Mund të ndodhë ndonjëherë që pas dy ose tre ditësh pas fillimit të terapisë simptomat e ankthit mund të rriten dhe pastaj të fillojnë të zvogëlohen përsëri deri në dozën mbajtëse të rekomanduar nga mjeku psikiatër.
Trajtimi Psikosocial
Kombinimi i trajtimeve të tilla medikamenteve dhe trajtimi psikosocial kombinuar mund të na japë rezultat më të mirë se sa vetëm marrja e medikamenteve në këtë rast terapia e sjelljes është shumë efektive. Të përjetosh Ankth do të thotë të kesh frikë për gjithçka. Shumica e njerëzve kanë të njëjtat shqetësime, gjithë secili prej tyre kujdeset në mënyra të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Gjithsecili prej nesh mund shqetësohet me gjëra më pak të rëndësishme, si të qenit në kohë për një takim, për punë ose në shkollë, për familjen, për të ardhmen për gjithçka, por në rastin e personit me çrregullimit të Ankthit të përgjithësuar këto shqetësime marrin përmasa të mëdha dhe mund të zgjasë disa orë ose më shumë. Një tjetër aspekt i çrregullimit të ankthit të përgjithësuar është fokusuar në skenarët e mundshme: të mendojnë për çdo gjë që mund të ndodhë në të ardhmen. Të gjitha mendimet janë të përqendruar në ngjarjet negative që mund të ndodhin, ato zakonisht ndodhin kur ju filloni të mendoni me frikë për to. Për Shembull: “në qoftë se unë qëndroj bllokuar në trafik dhe mbërrij vonë për punë? Shefi im mund të jetë mërzitur me mua dhe unë mund të humbas punën time dhe unë nuk mund të gjeni një tjetër? Dhe gjendja e familjes time do të përkeqësohet.”
Lidhja që bën pacienti duke parashikuar ngjarjeve negative irreale e bëjnë atë të përshpejtojë sulmin e gjendjes Anksioze. Por në të kundërt nëse fillon të mendojë se Trafiku do hapet së shpejti unë nuk do të vonohem shumë, punën do ta bëj, e kam bërë përditë, edhe shefi im po ashtu do jetë në trafik, sistemimi i mendimeve në aspektin pozitiv parandalon një gjendje ankthi: pra të flasim për një linjë tjetër të menduarit me pacientin, do të na japë një rezultat të mirë në efektin e psikoterapisë.
Shumë e rëndësishme të edukojmë pacientin në ruajtjen e funksionimit social për të parandaluar degradimin dhe rënien, të ndihmojmë në rritjen e aftësive për të përballuar dhe zgjidhur problemin e çrregullimit të tyre. Kjo formë e terapisë ka synim të ndihmoje pacientët me çrregullim ankthi të gjeneralizuar, të ulë mendimet dhe sjelljet irracionale që përforcojnë simptoma ankthi dhe mund të administrohet ose individualisht, ose në terapi në grup. Teknikat e sjelljes që janë përdorur shpesh për të ulur ankthin përfshijnë gjithashtu teknikat e relaksimit dhe ekspozimit gradualisht në rritje në situata që mund të kemi vënë re që sjellin ankth tek pacienti. Pasi pacienti përgatit një listë me problemet shqetësuese bëjmë një ushtrim për matjen e shqetësimit, duhet pasuar nga vetë monitorimi i pacientit dhe regjistrimi i frekuencës para dhe pas zbatimit të ushtrimit. Data Detyra praktike Ankthi përpara detyrës 0-5 Ankthi pas detyrës 0-5. Me anë të terapisë duhet kuptuar dhe se si ti trajtojmë forcat emocionale që mund të kenë kontribuar në zhvillimin e simptomave ankthi, të jetë efektive në mësimin e individit me çrregullim, se si mund të veprojmë për të parandaluar një sulm ankthi. Shpesh, një kombinim i psikoterapisë dhe medikamenteve prodhon rezultate të mira.
Zëvendësimi i shprehjeve unë nuk mundem me unë mundem. Me qetësi dhe me kujdes mendoni për çdo shkak të ankthit. Largojini ato gjëra nga mendimet tuaja sado i/e sëmurë të jeni ju mund të merrni në dorë kontrollin e shërimit tuaj. Nëse mendojmë negativisht tërheqim negativitetin, nëse mendojmë pozitivisht tërheqim gjera pozitive në jetën tonë. Përmirësim vërehet zakonisht në një periudhë mjaft të shkurtër kohe, rreth 2-3 muaj. Kështu, trajtimi i përshtatshëm për të sëmurët me ankth mund të parandalojë simptomat ose të paktën të zvogëlojë ndjeshëm peshën e tyre dhe frekuencën, duke sjellë lehtësim të rëndësishëm për shumë njerëz me ankth. TEMA 4: Mënyra e jetesës dhe Vetë kujdesiEvidentim i situatës së pacientit, si e kalon ditën, aktivitetet sociale, puna. Çfarë mund të ndryshojmë dhe si mund të ndryshojmë për një cilësi jete më të mirë? Stili i jetës: një mënyrë e veçante e jetesës së një personi; zakonet e përdorura për tu përballur me jetën dhe lehtësia me kontaktet shoqërore; të formuar nga modele të bashkëveprimeve ndër personale dhe të mësuarit social. Qëndrimi në kontakt me miqtë e shokët për të mos u distancuar nga ata pasi ata janë shume të rëndësishëm, dhe ndjekja e aktiviteteve normale me ta, kinema, teatër, klub, për të përfituar kohën e humbur për shkak të çrregullimit dhe mbrojtja e funksionimit. Vetë kujdesi: Pacienti duhet të marri masa që të bëjë trajtimin sa më efektiv.
Mbajtja e një liste javore të ngjitur në një vend të dukshëm dhe duke çekuar çdo vakt pas marrjes së mjekimit e bën pacientin më të përgjegjshëm për veten. Parandalimi i sjelljeve shqetësuese: disa shembuj sjelljesh- telefonata të shpeshta njerëzve të dashur në punë apo shtëpi, refuzimin për të lexuar ngjarje negative, apo shqetësimin mbi pastrimin e shtëpisë para se të vijë dikush e të tjerë shembuj. Duhet treguar kujdes në ngrënien e ushqimit, vakte të plota sa më cilësorë me proteina dhe vitamina. Këshilla të tjera për të parandaluar ose për të menaxhuar simptomat e ankthit përfshijnë të angazhohen në stërvitje të përditshme aerobike dhe teknikat e menaxhimit të stresit si frymëmarrja e thellë, ushtrime për muskujt e duarve, të shpatullave apo çdo pjese të trupit, terapi me masazh relaksues, dhe joga, pasi këto aktivitete vetë ndihmuese janë gjetur për të ndihmuar, për të ulur frekuencën ndaj ashpërsisë së simptomave. Teknikat Relaksuese në kushtet e shtëpisë për relaksim pas përjetimit të situatave stresuese dhe tensionuese: Ushtrimet fizike të përditshme në kushte shtëpie na ndihmojnë të metabolizojmë adrenalinën, të ulim reagimet e ankthit dhe të rrisim ndjesinë e të ndjerit mirë.
1. Frymëmarrja e thellë – është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje të relaksuar.
2. Relaksimi progresiv – është një teknikë e relaksimit të shpejtë e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë dhe mbyllni sytë tuaj dhe si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj, gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë të relaksuara.
3. Vizualizimi imagjinativ – është ajo teknikë e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lëni imagjinatën tuaj të rrjedhë plotësisht qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu për t’u relaksuar ta udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë relaksuese, zërat relaksues dhe muzika relaksuese.
4. Numërimi – ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar dhe për të fjetur dhe kjo teknikë është treguar të jetë efektive andaj edhe ne e propozojmë. Numëroni qetë me symbyllur nga 1 deri në 100 dhe lëreni që mendja e juaj të çlirohet nga ngarkesat dhe ta ndërpretë numërimin kur të vijë relaksimi, dremitja dhe gjumi.
5. Muzika e këndshme – është një metodë tejet efikase relaksuese. Gjen një këngë apo melodi relakuese dhe e dëgjoni duke përdorur njëherësh përfytyrimin për gjerat të cilat flet kënga.
6. Ecja Shëtitjet – tejet efektive për t’u relaksuar minimum 30 minuta në ditë, gjithashtu zgjidheni një vend që ju pëlqen, merrni pak gjëra të nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën që keni para dhe rreth vetës. Shëtitjet mund t’i shfrytëzoni edhe për relaksim psiko-fizik përkatësisht për të luajtur apo për t’u marrë me aerobi.
7. Meditimi – përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen tuaj në qetësi në momentet e tanishme. Meditimi është në njëfarë forme edhe “prehje”.
8. Masazhi – është një mënyrë tjetër e relaksimit shumë efektive e cila përfshin shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit si qafës, këmbëve, duarve etj.
9. Gjumi – Përcaktimi i një orari gjumi për çdo nate dhe zgjimi gjithashtu në orar. Krijimi i një atmosfere komode në dhomën e gjumit, një dush të ngrohtë para gjumit, një libër për të shfletuar disa faqe, larg televizorit, larg internetit. Ushtrime para gjumit numërim mbrapsht nga 50 gjer 1, 2 deri në 3 herë.
Gjithashtu aktivizim në punët e shtëpisë, në kujdesin për veten, higjienizimin, etj.
Këto dhe shumë teknika të tjera mbi relaksimin janë të vlefshme vetëm nëse do të përdorni relaksimin tuaj në çdo situatë sado e vështirë që të jetë ajo, duke përdorur teknikat relakusese, duke komunikuar me të tjerët dhe duke u konsultuar me profesionistë kompetent si psikologë, psikiatër. Të paktën një gjë është e sigurtë se relaksimi dhe qetësia janë virtyte të të urtit dhe themel i një jete stabile psiko-fizike dhe psiko-emocionale
Puna: Të jesh dhe të ndjehesh efektiv
Puna shume e rëndësishme për një cilësi jete sa më të qetë dhe sa më funksionale të pacientit.
Ndjekja e këtyre hapave të menaxhimit të kohës mund të jenë të dobishme për të ulur nivelin e stresit ndërkohë rritin aftësinë e pacientit dhe kontrollin mbi jetën e tyre të përditshme.
1. Shmangia e mbingarkesës në punë si një parandalim i shfaqjes së ankthit.
2. Krijimi i një ambienti komod e miqësor me të gjithë kolegët e punës eprorët etj.
3. Menaxhimi i kohës në punë, dhënia prioritet e punëve të rëndësishme që duhet të bëhen detyrimisht.
4. Ndjekja e strategjive të organizuara për t’i qëndruar korrekt programit të punës dhe aktivitetit të përditshëm.
Familja:
Familja luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e pacientit. Përfshirja e familjes në kujdesin e personave me problem të shëndetit mendor, për një trajtim të suksesshëm.
Duhet që së bashku të Krijojmë një model sa më efektiv dhe të realizueshëm mes pacientit dhe familjarëve për bashkëpunimin e menaxhimit të ankthit së bashku në çdo moment kur kemi një situatë të tillë, gjithashtu të njohim dhe të kuptojmë shenjat e para të shfaqjes së gjendjes së ankthit.
Ndihma kryesore që mund t’ju japim edhe familjarëve është:
· të mësojmë mbi rregullimin, manifestimet, rreziqet, mënyra e trajtimit me medikamente.
· Këshilla lidhur me përballimin, sugjerime mbi mënyrën se si mund ta përballojnë në jetën e përditshme dhe në rast krize të Ankthit.
· Dhe ndihma konkrete me familjarët, gjithashtu kemi nevoje të jenë aleatë në marrjen e vendimeve mbi planin e trajtimit, mbi kohë zgjatjen në spital, mbi suportin e vazhdueshëm për pacientin.
· Familja duhet të ndihmohet në mënyrë që ajo të funksionojë normalisht dhe të ruajë mirëqenien e saj.
· Familja si edhe e gjithë shoqëria duhet të mposhtin stigmën, frikërat mbi problematikat e shëndetit mendor. Problemet e shëndetit mendor janë pjesë e jetës, ato mund të shfaqen kurdo dhe kudo por gjithmonë ne duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe jo të përjashtojmë.
TEMA 5: Diskutim mbi ndërgjegjësim për afatin e gjatë të mjekimit.
Mësim me ilustrime praktike të pacientit për vetëmjekim.
Procedura e marrjes se ilaçeve të drekës nga vetë pacienti në kohën kur zhvillohet programi, duke u survejuar nga personeli. Masat e marra për vazhdimësinë e trajtimit në kushtet shtëpiake.
· Vetëmjekimin (koha e marrjes së ilaçeve, mënyra e marrjes, kujdesi për medikamentet)
· Mbajtja e një kalendari me vaktet e mjekimit diku në një vend të dukshëm për të çekuar ok pas marrjes së mjekimit.
Programi javor i pacientëve
E hënë
09.00
Mirëseardhje për grupin. Akomodimi.
09.30-10.00
Tema 1 – Prezantimi i pacientëve dhe prezantimi i planit 5 ditor
10.00-11.30
Ç’është çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (Natyra e sëmundjes, Tiparet/ Simptomat)
11.30-12.30
Diskutim Rasti (shembull konkret).
14.00-15.00
Identifikim i problematikave të çdo pacienti.
E Martë
09.00
Mirëseardhje për grupin. Akomodimi.
09.30-10.00
Tema 2 – Të ndërhyjmë në kohë që të mbrojmë dhe rikuperojmë shëndetin e pacientit.
10.00-11.30
Monitorimi / faktorët rriskues.
11.30-12.30
Pyetje Diskutime të çështjeve specifike sipas nevojave të pacientëve
14.00-15.00
Këshilla praktike. Raste konkrete të pacientëve.
E Mërkurë
09.00
Mirëseardhje për grupin. Akomodimi.
09.30-10.00
Tema 3 – Mënyra e trajtimit me medikamente dhe këshillim /psikoterapi
10.00-11.30
Trajtimi me medikamente. Këshilla të rëndësishme.
11.30-12.30
Trajtimi psikosocial
14.00-15.00
Diskutime (pyetje përgjigje mbi temat e diskutuara)
E Enjte
09.00
Mirëseardhje për grupin. Akomodimi.
09.30-10.00
Tema 4 – Mënyra e jetesës dhe Vetë kujdesi
10.00-11.30
Rëndësia e mënyrës së jetesës/Cilësisë së Jetesës) Teknikat relaksuese.
11.30-12.30
Masat e marra për vazhdimësinë e trajtimit në kushtet shtëpiake.
14.00-15.00
Diskutime (pyetje përgjigje mbi temat e diskutuara raste konkrete
E Premte
09.00
Mirëseardhje për grupin. Akomodimi.
09.30-10.00
Tema 5 – Ndërgjegjësim mbi afatin e gjatë të mjekimit. Efektet dhe pritshmëritë.
10.00-11.30
Mësim me ilustrime praktike të pacientit për vetë mjekimin
11.30-12.30
Çfarë mësoi pacienti për vetëmjekimin. (kohën e mjekimit/ mënyrën).
14.00-15.00
Diskutim pyetje mbi efektin e programit. Pyetësori