Përvoja juaj si Pacient

Testi i vërtetë i performancës tonë janë pikëpamjet dhe përvojat e njerëzve që përdorin shërbimet tona.

Ardhja në spital, jo rrallë herë, është një eksperiencë pështjelluese ndaj është shumë e rëndësishme për ne që me anë të kujdesit dhe shërbimit të mundësojmë përvojën më të mirë për pacientët dhe të afërmit e tyre.

Jeni të lutur të na tregoni mbi përvojat tuaja – të mira apo të këqija – me qëllim që ne të bëjmë përmirësime kur është e nevojshme.

QSUT beson në:

  1. Ofrimin e kujdesit të sigurt dhe me cilësi për pacientët.
  2. Çdo pacient është një person unik, me nevoja të ndryshme.
  3. Pacientët janë partnerë dhe kanë njohuri dhe eksperiencë që është thelbësore për kujdesin e tyre.
  4. Familja, miqtë dhe të dashurit janë të rëndësishëm për proçesin e shërimit dhe shërbejnë si partnerë.
  5. Çdo anëtar i stafit ka detyrimin të jetë i pranishëm për të përmbushur nevojat e çdo pacienti. 

Misioni i QSUT na udhëzon të bëjmë më të mirën për çdo person që vjen në dyert tona. Ne jemi të angazhuar për t’iu siguruar pacientëve tanë kujdesin e nevojshëm klinik dhe të përpiqemi vazhdimisht për të përmirësuar përvojën e gjithsecilit prej tyre.

 

Nëse keni ndonjë pyetje ose do të doni të flisni për qëndrimin tuaj në QSUT, ju lutem kontaktoni:

Marrëdhëniet me Pacientët dhe Publikun

 +355 4 2349233

(e hënë-e enjte 08:00-16:30)

(e premte 08:00-14:00)