Dhomat e pacientëve janë të pajisura me facilitetet e nevojshme për t’ju mundësuar shërbim spitalor profesional dhe të rehatshëm.
Infermierja e pavionit do t’ju tregojë dhe njohë me dhomën tuaj, do t’ju udhëzojë mbi mënyrën e funksionimit dhe shërbimet e përfshira dhe do t’ju përgjigjet për çdo pyetje që ju mund të keni për dhomën apo shërbimin në dhomë.
Njëkohësisht me sistemimin tuaj, infermierja e shërbimit do të njihet me nevojat dhe kërkesat që mund të keni, do të angazhohet për plotësimin e tyre duke u siguruar për qetësinë tuaj fizike e psiqike.
Dhoma e pacientit
Dhoma juaj është e pajisur me:
- Krevatin me specifikat sipas shërbimit;
- Çarçafë, shtrojë dhe mbulojë;
- Batanije;
- Shapka dhe Pizhame.
Pacientëve u ofrohet shërbimi me materiale të buta në bazë të pavionit në të cilin ai ndodhet.
Në shërbimet e urgjencave, kirurgjive, reanimacioneve dhe ato të sëmundjeve pediatrike shërbehet sa herë të jetë e nevojshme ndërrimi i çarçafëve dhe materialeve të tjera, në pavionet e tjera si rregull ndërrimi i përgjithshëm kryhet dy herë në javë dhe në raste të veçanta ndërrimi përcaktohet nga kryeinfermieri i pavionit.
Stafi ynë do të kujdeset çdo ditë për higjenën dhe pastrimin e dhomës ku do të qëndroni dhe në raste të veçanta sa herë gjykohet e nevojshme.