10 zakonet më të mira për sy të shëndetshëm

Shëndeti i syrit: 10 zakonet më të mira për sy të shëndetshëm

Prof. Asc. Arjeta Grezda     

Oftalmo –kirurge pranë Shërbimit Okulistik, Spitali Francez, QSUNT

 

Thonë qe sytë janë pasqyra e shpirtit. Ne nuk e dimë nëse është e vërtetë, por ajo që dimë

është se të kesh sy të shëndetshëm – shikim të mirë dhe sy të pastër, pa dhimbje apo

simptoma të tjera – janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Megjithëse shumë njerëz fillojnë të zhvillojnë sëmundje të syve në moshën e mesme,

simptomat e tyre mund të mos shfaqen deri më vonë, kur gjendja është më e avancuar dhe

më e vështirë për tu trajtuar. Në fakt, disa njerëz mund të mos e kuptojnë se kanë një

problem shikimi derisa mjeku i tyre i syve ta zbulojë atë gjatë një ekzaminimi rutinë ose

një ekzaminimi gjithëpërfshirës të syrit të zgjeruar, i cili kontrollon retinën tuaj, nervin

optik, presionin e syve etj.

Rreziku për zhvillimin e një sëmundje të syrit rritet me moshën. Por faktorë të tjerë mund

të rrisin shanset tuaja për të përjetuar probleme të shikimit në të ardhmen. Për shembull,

njerëzit me një histori familjare të glaukomës mund të kenë një rrezik më të lartë të

zhvillimit të sëmundjes. Dhe njerëzit që kanë diabet mund të zhvillojnë një gjendje të

quajtur retinopati diabetike, e cila mund të dëmtojë retinen e tyre. Ekspertët vlerësojnë se

gati gjysma e humbjes së shikimit dhe verbërisë mund të parandalohet duke zbuluar

sëmundje të syve dhe duke i trajtuar ato sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Dhjetë zakonet më të mira për sy të shëndetshëm

 

  1. Jini të vemendshëm për sytë. Shkoni tek okulisti juaj nëse vëreni një ndryshim në

shikimin tuaj ose keni ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin e syve. Okulisti mund të

vlerësojë simptomat tuaja dhe të te këshillojë për hapat e ardhshëm.

  1. Ushqehuni mire për shikim të mirë. Të hash një dietë të pasur me fruta dhe perime,

peshk, arra dhe vajra, të gjitha mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit tuaj.

  1. Shikoni peshën tuaj. Mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë në

mbrojtjen kundër semundjeve të tilla si degjenerimi makular i lidhur me moshën (AMD)

dhe Glaukoma.

  1. Bëhuni aktiv. Të qenit fizikisht aktiv ka treguar uljen e rrezikut te dëmtimit të shikimit

me 58% kundrejt dikujt me një mënyrë jetese me të ulur.

  1. Lini duhanin. Duhanpirësit kanë deri në katër herë më shumë gjasa të humbin shikimin

sesa dikush që nuk ka pirë kurrë duhan.

  1. Vini Syze dielli. Vini një palë syze dielli sa herë që Indeksi UV rritet në tre ose më

shumë për të minimizuar rrezikun e zhvillimit të semundjeve të tilla si kataraktet dhe

degjenerimi makular.

  1. Dilni jashtë. Kalimi i kohës në natyrë mund t’i japë syve tuaj një nxitje dhe të zvogëlojë

rrezikun e miopise. Dy orë lojë në natyrë mendohet se është e dobishme për fëmijët.

  1. Bëhuni te zgjuar në ekran. 90% e njerezve përjetojmë lodhje në ekran – sy të lodhur

ose të irrituar, shikim të paqartë, dhimbje koke dhe perceptim të dobët të ngjyrës.

Shmangni lodhjen e syve duke ndjekur rregullin 20-20-20, veçanërisht nëse jeni duke

përdorur një kompjuter për periudha të gjata kohore. Shikoni 20 metra para jush çdo 20

minuta për 20 sekonda.

  1. Vishni syzet e sigurisë. Gjithmonë mbani syze sigurie me cilësi të mirë kur bëni punë

nëpër shtëpi.

  1. Produktet e make-up. Mikrobet mund të mblidhen në paletat dhe furçat tuaja të make-

up dhe të shkaktojnë infeksione dhe acarime të syve. Sigurohuni që të lani rregullisht të

gjitha furçat dhe sfungjerët dhe t’i përmbaheni ‘periudhës pas hapjes’ (POA) në produktet

tuaja kozmetike.