D.SH.M Anila Harshova, mjeke pranë Shërbimit Psikiatrik, PAI i Neuroshkencës, QSUNT
Skizofrenia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё rёnda tё shёndetit mendor. Kostoja emocionale e kёsaj sёmundjeje pёr ata qё e vuajne dhe familiarёt e tyre ёshtё shumё e lartё. Pesimizmi me tё cilin shumё njerёz tё zakonshёm dhe profesionistё tё shёndetёsisё i afrohen personit qё vuan nga skizofrenia i ngjan ndrojtjes qё shfaqin ndaj pacientёve qё vuajnё me kancer.
Zbulimet shkencore tё dekadave tё fundit e kanё zbutur kёtё klimё pesimizmi. Kriteret e pёrmirёsuara diagnostike, njohja mё e mirё e farmakoterapisё, zhvillimi i barnave tё reja dhe njohja mё e mirё e komplikacioneve psikosociale tё skizofrenisё, bёjnё tё mundur sigurimin e njё trajtimi dhe pёrkrahje mё tё suksesshme tё pacientёve dhe familiarёve tё tyre.
Çfarё ёshtё Skizofrenia?
Ajo ёshtё njё sёmundje qё nёnkupton njohjen teper tё gabuar tё realitetit tё brendshёm dhe tё jashtёm , gjatё tё cilit personi i prekur reagon nё mёnyrё qё dёmton jetёn e tij /saj. Kjo njohje e gabuar e realitetit ёshtё thelbi psikotik i sёmundjes dhe qё manifestohet me crregullimet e percepsionit, tё mendimit, emocioneve, tё folurit dhe aktiviteti fizik. Termi fjajё pёr fjalё do tё thotё “carje e mendimit” dhe ёshtё mospёrputhje midis funksioneve mendore tё ndryshme p.sh: midis pёrmbajtjes sё mendimit dhe ndjenjave, ose midis ndjenjave dhe veprimtarisё motore. Studiuesit ende po shohin njё gamё tё gjёrё hipotezash rreth origjinёs sё skizofrenisё. Emёtrtimi diagnostik mbulon shumё tablo klinike tё ndryshme dhe simptomat variojnё aq shumё nga njёri individ tek tjetri sa ёshtё e pamundur tё paraqesёsh njё tablo “model’ tё sёmundjes.
Diagnoza e kёsaj sёmundjeje vendoset nё bazё tё historisё sё pacientit dhe tё vrojtimeve mbi pacientin, pёr arёsye se asnjё test laboratorik i pavarur nuk ёshtё nё gjendje tё verifikojё praninё ose mungesёn e crregullimit. Meqёnёse diagnoza ka domethёnie tё rёndёsishme pёr prognozёn dhe trajtimin, profesionistёt e shёndetit mendor kanё luftuar pёr mё shumё se njё shekull tё formulojnё kritere tё sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia. Historia e sёmundjes duhet tё pёrmbledhi simptoma pёr njё periudhё tё paktёn 6 muaj tё pacientit.
Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë. Disa teori në lidhje me shkakun e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit), ose infeksionet virale dhe çrregullimet imune.
Simptomat karakteristike
► Deluzionet: nё kёtё sёmundje janё tё zakonshme besimet e gabuara, tё cilat nuk mund tё korigjohen edhe kur personi vendoset pёrpara fakteve, por ato ndryshojnё mёnyrёn e tё menduarit dhe funksionimin e pacientit. Tё zakonshme janё idetё e referencёs dhe deluzionet e persekutimit.
► Halucinacionet: janё zёra ose figura qё pacienti i percepton kur ato nuk egzistojnё fare nё ambjentin ku ai jeton dhe i percepton. Zёrat halucinatorё mund tё jenё tё rezikshёm pёr vetё pacientin ose pёr tё tjerёt, nёse pacienti u bindet komandave tё tyre. Pacientёt tregojnё pёr zёrat qё komandojnё sjelljet e tyre.
► Çrregullime emocionale, toni i mpirё ose sheshimi emocional. Pacienti skizofren ёshtё aq shumё pa shprehje sa duket sikur ka vёnё njё maske nё fytyrё, ose mund tw ketw emocione tw papwrshtatshme me realitetin (qesh kur duhet tw qajw dhe e anasjellta..)
► Çrregulimet e vullnetit: vullneti dhe aftёsia e pacientit pёr tё realizuar plane mund tё paralizohet nga negativizmi ose nga frika iracionale e fuqive tё tij destruktive.
► Çrregullimet e tё folurit: humbja e lidhjes sё mendimeve, inkoherenca (i pakptueshёm kur flet), konkretizimi, gjuha “privte” qё kuptohet vetёm nga pacienti, varfёrimi i tё folurit dhe pёrsёritja e pakuptimtё e fjalёve.
► Çrregullimet e aktivitetit motor: veprimtaria mund tё pakёsohet nё mёnyrё tё dukshme, si nё rastin e simptomave negative ose tё shtohet si nё gjendjet e eksitacionit. Personat mund tё kryejnё veprime si tё robotit, manjerizma bizarre (pa kupti, te cuditshme), ose ekopraksi.
Trajtimi
Trajtimi i skizofrenisё ndahet nё trajtim i sёmundjes akute dhe nё trajtimin e paaftёsisё kronike. Barnat antipsikotike trajtojnё skizofreninё akute dhe kanё efekte sedative tё menjёhershme vecanёrisht pёr simptomat. Trajtimi social lidhet me sigurimi e njё mjedisi stimulues por tё ekuilibruar. Vёmendje duhet kushtuar punёsimit dhe strehimit tё pacientit skizofrenik. Shtёpitё psikiatrike janё njё mundёsi e suksesshme funksionimi tё pacientit sqw e vuan kёtё sёmundje. Gjetja e njё pune tё pёlqyeshme favorizon produktivitet tё aftёsive tё ruajtura tё pacientit. Masat sovciale pёrfshijnё edhe suportin pёr familiarёt .
Skizofrenia deri tani nuk ka shërim, por me trajtimin e duhur shumë njerëz me këtë sëmundje mund të bëjnë jetë produktive.