Çfarë është Artriti Reumatoid?

Çfarë është Artriti Reumatoid?
Intervistë me mjekun reumatolog Ervin Rapushi, Shërbimi i Rheumatologjisë, QSUNT

Artriti Reumatoid(AR) është një sëmundje inflamatore-autoimune, kronike dhe sistemike me etiologji të panjohur që prek artikulacionet, kryesisht në menyrë simetrike dhe shoqerohet me destruksion të strukturave artikulare, periartikulare, deformime, manifestime extraartikulare (sëmundje pulmonare, të syve,vaskulite, nyje reumatoide etj).
Histori:
1600 Hipoteza e parë mbi natyrën sistemike të simptomave muskulo–skeletike te AR.
1858 Për herë të parë perdoret termi Artrit Reumatoid.
1880 Përshkrimi për herë të pare i simptomave të AR.
1907 Bëhet diferencimi për herë të parë i osteoartritit nga AR.
1954 Konferenca e parë mbi kërkimet dhe trajtimet në AR.
Nga se shkaktohet?
Shkaktarët etiologjike janë të panjohur, në etiopatogenezën e tij akuzohen shumë faktore nga ata ambientale, gjenetik, hormonal, infeksioz etj.
Cilat mosha janë më të rrezikuara?
AR prek rreth 6 milion njerëz në vit, 21 milion njerëz në botë vuajnë nga AR, 3 milion janë vetm në Europë.
Artriti reumatoid është një semundje që prek më tepër femrat, raporti F/M eshte 2–3 : 1.
Artrit reumatoid shfaqet nga fëmijet deri në adultin e madh, por mosha mesatare paraqet dy kulme: në moshen 42.2 ± 10.4 vjeç dhe 68.4 ± 4.6 vjet.
Si trajtohet AR dhe sa i rëndesishem është kontrolli tek mjeku?
 Fillimi i trajtimit të AR fillon me: diagnozën, vlerësimin e prognozës së pacientit dhe vendosjen e një plani terapeutik.
 Baza e mjekimit duhet të jenë DMARDs (modifikuesit e sëmundjes).
 Barnat biologjike janë nga arritjet më të fundit në trajtimin e AR.
 Trajtimet e kombinuara duke përdorur methotrexat (MTX) në bazën e tyre, i cili është DMARDSs, me barnat biologjik duket se janë me efektivet.
 Terapitë ndihmëse për të ulur dhimbjen e për të përmiresuar funksionin, përfshijne glukokortikoidet, antiinflamatoret, anlgjeziket, proceduarat e fizioterapisë dhe edukimin e pacientit.
 Pacienti duhet të monitorohet për efektet anësore të mjekimit. Prandaj rekomandohen kontrolle periodike me vizite klinike dhe bilanc ekzaminimesh, të paktën një herë në tre muaj.

Parandalimi i AR?
AR nuk është sëmundje që parandalohet.
Qëllimi kryesor i mjekimit është të induktohet remisioni, nëse nuk arrihet ky duhet së paku që të parandalohen dëmtimet strukturore, të permiresohen shenjat e simptomat e sëmundjes dhe përmiresohet funksioni i artikulacioneve.