Prof. Asc. Dhurata Tarifa
Mjeke onkologe pranë Njësisë së Kimioterapisë Onkologjike,
Spitali Onkologjik, QSUNT
Kanceri gjirit, parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes
Sensibilizimi i grave është shumë i rëndësishëm, pasi parandalimi është arma me e mirë në luftën kundër kancerit të gjirit.
- Cfarë ekzaminimesh duhet të kryejë një grua për të kapur në kohë një Ca të gjirit?
Ekzaminimet që duhet të kryejë një grua për zbulimin e hershëm të Ca të gjirit rekomandohen në varësi të grupmoshave.
- Për gratë nën 40 vjeç:
- Vetëkzaminimi çdo muaj
- Ekzaminimi klinik çdo vit
- Ekografi e gjirit çdo vit
- Mamografi vetëm në rastet me rrisk të lartë apo që paraqesin lesion të dyshimtë në ekografi.
- Gratë 45-55 vjeç:
- Vetëkzaminimi çdo 6 muaj
- Ekzaminimi klinik çdo vit
- Ekografi të çdo 6 muaj
- Mamografi çdo 1-2 vjet.
- Gratë mbi 55 vjeç
- Vetëkzaminimi çdo muaj
- Ekzaminimi klinik dhe ekografik çdo 6 muaj
- Mamografi çdo vit.
- Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?
- Si në gratë edhe në burrat simptoma më e shpeshtë është prezenca e një masë tridimensionale, shpesh e padhimbshme.
- Ndryshimi në dimension apo në formën e gjirit.
- Rrjedhje e sekrecioneve nga mamela.
- Retraksion i mamelës.
- Ndryshime të lekurës së gjirit (skuqje dhe edeme).
- Prezenca e një adenopatie në regjinon aksilar.
- Si paraqitet situata e kësaj sëmundje në vendin tonë?
Trajtimi i Ca të gjirit në vendin tonë ka ardhur duke u përmiresuar ndër vite:
- Vdekshmëria është ulur
- Falë shtimit të sensibilizimit të popullatës.
- Falë progresit të shkencës në trajtimin lokal dhe atë sistemik.
- Falë vëmendjes në rritje të institucioneve ndaj kancerit në përgjithësi dhe atij të gjirit në veçanti.
- Cilat janë konkretisht arritjet e deritanishme në vendin tonë përsa i përket diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit?
- Është hartuar protokolli multidisiplinar i trajtimit të kancerit të gjirit.
- Po realizohen diagnostikimi anatomopatologjik dhe imunohistokimik , gjë që mundëson trajtimin e personalizuar për çdo pacient.
- Zhvillimi i teknikave kirurgjikale bashkëkohore.
- Po realizohet trajtimi radioterapeutik bashkëkohor me akselerator linear.
- Aktualisht po perdoren skema bashkohore në trajtimin e kancerit të gjirit në varësi të profilit gjenetik dhe stadit të semundjes.
- Aktualisht po trajtohen me targetuesin e receptorit HER2 –Herceptine dhe Pertuzumab, të gjitha gratë që mbartin këtë receptor.
Është bërë progres sinjifikativ me rimbursimin e preparatëve inovative si Everolimus, Palbociclib, Ribociclib, që kanë rritur ndjeshëm mbijetesën.