🩺 QSUNT: Në hap me shkencën dhe kërkimin europian 🌍🔬
Angazhimi dhe përkushtimi i stafit të QSUNT vijojnë të jenë thelbësore për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore dhe integrimin me standardet më të larta ndërkombëtare.
Një dëshmi e këtij angazhimi është arritja e Dr. Orges Spahiu, i cili ka mbrojtur me sukses gradën shkencore në një nga Universitetet elitare të mjekësisë në Evropë, Universiteti i Torinos (UniTo).
Dr. Spahiu ka zhvilluar kërkimin e tij shkencor në një Qendër Ekselence të Radioterapisë Evropiane, nën drejtimin e Prof. Umberto Ricardi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Torinos, ish-President i Shoqatës Evropiane të Radioterapisë dhe një nga ekspertët më të njohur në fushën e onkologjisë.
Ky është një hap i rëndësishëm për QSUNT, duke dëshmuar përkushtimin e stafit tonë për t’u zhvilluar me standardet më të larta shkencore dhe për të kontribuar në përmirësimin e trajtimeve onkologjike në Shqipëri.
👏 Urime dhe suksese të mëtejshme.