Rhiniti Alergjik, simptomat dhe trajtimi
Prof. Etleva Qirko (Loloci), Shef Shërbimi i Alergologjisë, QSUNT
Çfarë është Riniti Alergjik (RA)?
Riniti alergjik përfaqëson një çrregullim inflamator të mukozës së hundës që shkaktohet nga një përgjigje imunitare alergjike, IgE vartëse ndaj alergeneve ajror të inhaluar në individë të sensibilizuar.
Rhiniti alergjik përcaktohet nga prania e 2 ose më shumë nga simptomat nazale të mëposhtme, për më shumë se 1 orë në ditë, të cilat shpesh shoqërohen dhe me simptoma okulare.
Simptomat nazale
- kongjestioni / bllokimi i hundës
- rrjedhja e hundëve
- kruajtja/pruriti i hundës
- teshtima
- rrjedhje postnazale
Simptomat okulare
- kruarje/prurit i syve
- lotim të syve
- skuqje/eriteme e syve
- edeme periorbitale
Simptomat e alergjive ngjajnë me ato të ftohjes së zakonshme/gripit; megjithatë, ato shpesh zgjasin për më shumë se dy javë dhe zakonisht nuk shoqerohen me temperature dhe ethe.
Epidemiologjia, shkatarët dhe faktorët e riskut
Urbanizimi, ndotja mjedisore dhe përmirësimi i standardeve të jetesës kontribojnë në një ekspozim të shtuar ndaj alergenëve, duke çuar në rritje të prevalencës se rhinitit alergjik në trend global.
Shkaktarë janë alergjenët mjedisorë si polenet e pemëve, shkurreve dhe barërave, alergenet e kafshëve shtëpiake, akarienet ose parazitët e pluhurit të shtepisë dhe mykrat. Në varësi se nga cili alergen pacienti është i sensitivizuar, klinika e rhinitit alergjik do jetë gjithë vjetore për alergenet e pranishëm në ajër gjatë gjithë vitit si akarienet, qimet e kafeshëve shtëpiake, mykrat ose sezonal, ku klinika dhe simptomat varet nga koha e lulëzimit të poleneve.
Akarienët janë shkaktarët më të shpeshtë të rhinit gjithëvjetor, dhe si masë parandaluese rekomandohet mbajtja e thatë e shtëpisë dhe përdorimi i mbulesave, divaneve dhe tapeteve që mbajnë pak pluhura dhe pastrohen me lehtësi.
Në Shqipëri polenet e drurëve të familjes cupresaceve (si qiparisi) përbëjnë 20-40% të shiut polenik vjetor dhe Betulace(geshtenja, lajthia etj) me alergenicitet të lartë dhe shpesh reaksione të kryqezuara ndërmjet tyre dhe bimë të tjera si pjeshka, portokalli etj. Drurorët kane ne periudhën e lulëzimit kryeshit gjatë Dimrit(Janar- Shkurt), por gjithashtu mund të jenë të pranishëm dhe në pjesën tjetër të vitit.
Ndër bimët e ulëta, japin alergji barishtet e njohura si gramorët 600 gjini,12 subfamilje, > 11mijë specie të njohura gjithashtu dhe bimet si Parietaria, te famijes urticaceae, qe rritet kryeshit ne qytetet me kala dhe mure te vjetra( Elbasan, Berat). Me rendesi per zonat Sezoni polenik i gramoreve eshte me i gjate ne E.Mesdheut (Prill-Tetor) dhe mund te mbivendoset me Sezoni I polenit te gramoreve mbivendoset (overlap) me ate te shkurreve (mugëort, ragëeed) ne shume pjese te Europes, dhe me ate te pemeve (olive, plane) ne E.Jugut.
Gjinia dhe predispozita gjenetike/ familjare ose personale për sëmundje alergjike janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në historinë natyrore të rinitit.Faktorët e rrezikut per rinit alergjik jane Astma, Konjuktiviti alergjik, Dermatiti atopik.
Nga ana tjetër, Riniti alergjik mund të jetë një faktor predispozues për të zhvilluar sëmundje si sinusiti paranazal, prekje inflamatore të veshit të mesëm, nazofaringut dhe laringut,postnasal drip si shkaketare te kolles kronike gjithashtu Astme Bronkiale.
Trajtimi i Rinitit Alergjik
- Shmangia e alergenit
- Antihistaminiket oral
- Kortikosteroidet intranasal
- Antileukotrienet
- Imunoterapia alergen specifike
Në mënyrë ideale, trajtimi i rinitit alergjik duhet të rikthejë dhe t’i mundësojë pacientit të arrijë funksionin normal shoqëror, nuhatjen, shijen dhe gjumin e qetë.
Kontrolli i RA është i një rëndësie të madhe për çështjet e cilësisë së jetës dhe për të ulur ashpërsinë e sëmundjeve bashkeshoqëruese.
Imunoterapia është metoda e vetme e njohur që modifikon dekursin afatgjatë të sëmundjes duke parandaluar progresin ose shfaqjen e sëmundjeve shoqëruese si Astma Bronkiale.