QSUT: Masa për administrimin e situatës me raste të shtuara të gripit

05/03/2014

Bazuar në Urdhrin Nr. 74, datë 26.02.2014 “Për Administrimin e Situatës me raste të shtuara të Gripit”, QSUT ka marrë masa në përgjigje të rasteve të dyshuara apo konfirmuara me grip pranë kësaj qendre spitalore.

Strukturat përgjegjëse të QSUT u angazhuan menjëherë për:

  • furnizimin e Shërbimeve me sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU;
  • sigurimin e rregullt me Oksigjenoterapi në shërbime;
  • pajisjen e personelit mjekësor me maskat e posaçme mbrojtëse sipas standardeve të OBSH;
  • sigurimin e gatishmërisë në shërbimet laboratorike dhe reanimacione;
  • sigurimin e raportimit për rastet me infeksion apo insuficiencë të rëndë respiratore dhe për rastet e vdekjeve.
Posted in Lajme by admin qsut