Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare është organi i vetëm ekzekutiv që nën mbikëqyrjen e bordit drejton dhe organizon veprimtarinë mjekësore, financiare, administrative dhe teknike të kësaj qendre.
Përbërja e Drejtorisë së QSUNT
- Drejtori i Përgjithshëm
- Zv/ Drejtorë të Përgjithshëm (3)
Detyrat e Drejtorisë së QSUNT
- Drejtoria e Përgjithshme siguron drejtimin administrativ dhe institucional të QSUNT. Drejtoria e QSUNT drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Ajo menaxhon aktivitetin e përgjithshëm të spitaleve, programon orientimet strategjike dhe siguron zbatimin e tyre.
- Harton Projekt-Statutin dhe rregulloret e brendshme të QSUNT në përputhje me ligjet në fuqi.
- Në bashkëpunim me shërbimet e QSUNT harton strukturën e shërbimeve të QSUNT
- Propozon strukturat dhe normativat e personelit të lartë, të mesëm dhe jo mjekësor.
- I paraqet Bordit problemet e shërbimit shëndetësor dhe tekniko-administrativ.
- Drejton formimin tekniko-profesional të personelit të lartë dhe të mesëm të institucionit.
- Miraton projektet që u propozohen Spitaleve Universitare nga OJQ-të.
- Analizon treguesit tekniko-financiarë të çdo tremujori.
- Informon Bordin mbi aktivitetin mjekësor dhe tekniko financiar të spitalit.
Drejtori i Përgjithshëm i QSUNT
Emërohet nga Këshilli i Ministrave, bazuar në Vendimin e Qeverisë Nr. 70, datë 15.02.2001. Drejtori i Përgjithshëm i QSUNT është titullari më i lartë ekzekutiv, drejtues, organizues dhe kontrollues i të gjithë veprimtarisë së kësaj qendre dhe ka këto kompetenca:
- Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit përfaqëson QSUNT në të gjitha nivelet: me eprorët, me të barabartët dhe me të tretët.
- Drejtori i Përgjithshëm është Kryetar i Entit Prokurues të QSUNT si dhe Kryetar i Komisionit Kombëtar Ndërspitalor për trajtimin e shtetasve shqiptarë të sëmurë që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.
- Siguron zbatimin e statutit dhe rregulloreve të brendshme të QSUNT dhe ka autoritet administrativ dhe institucional mbi të gjithë personelin.
- Drejtori i Përgjithshëm emëron shefat e shërbimeve; Drejtori i Përgjithshëm i merr propozimet për shefa shërbimesh nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, i cili propozon të paktën dy emra për të njëjtin vend.
- Nënshkruan kontratën e punësimit në QSUNT për të gjithë personelin e lartë dhe të ulët, mjekësor dhe jo mjekësor si dhe personelit pedagogjik të Fakultetit të Mjekësisë për shërbimin që kryen në Spitalet Universitare sipas nevojave të QSUNT në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.70, datë 15.02.2001.
- Miraton dhënien me qera të ambjenteve, truallit apo aparaturave të institucionit.
- Ka të drejtë të punësojë personelin e lartë, të mesëm e të ulët mjekësor si dhe atë jo mjekësor në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet përkatëse.
- Në bazë të statutit të QSUNT dhe të Fakultetit të Mjekësisë ka të drejtën e pezullimit dhe komandimit të shefave të shërbimeve deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
- Emëron dhe shkarkon Drejtuesit dhe Shefat e Degëve të Administratës së QSUNT
- Koordinon lidhjen ndërmjet QSUNT dhe pushtetit vendor si dhe homologëve të tij brenda dhe jashtë vendit.
- Organizon, drejton dhe analizon gjithë veprimtarinë ekonomike-financiare të spitalit.
- Ndjek realizimin e treguesve të efektivitetit të punës në QSUNT
- Merr vendime për largim nga puna në rast shkeljesh të Kodit të Punës, kontratës dhe rregullores së shërbimit nga ana e personelit të lartë, të mesëm dhe të ulët mjekësor dhe jo mjekësor të QSUNT
- Drejtori i QSUNT firmos të gjitha aktet që e angazhojnë spitalin ndaj subjekteve ose personave juridikë.
- Drejtori ka të drejtë që një pjesë të kompetencave të tij t’ia delegojë sipas rastit, Drejtorëve të drejtorisë.
- Në rast shkeljeje të etikës, deontologjisë dhe rregullores së spitaleve universitare nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, i propozon Dekanit masa disiplinore.
Zv/Drejtorët e Përgjithshëm:
Emërimi dhe lirimi i tyre bëhet nga Ministri i Shëndetësisë, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të QSUNT Drejtori i Përgjithshëm në mënyrë të drejtë ndan aktivitetet që do të mbulojë secili prej tyre, i cili konsiston në:
- Oganizimin e aktivitetit profesional dhe tekniko-shkencor të spitalit.
- Në bashkëveprim me Shefat e shërbimeve, përgjigjen për kualifikimin profesional e shkencor të mjekëve dhe personelit të mesëm mjekësor.
- Organizojnë dhe drejtojnë punën e qendrës së Statistikës Mjekësore në QSUNT
- Organizojnë dhe ndjekin veprimtarinë mjekësore të sektorit farmaceutik të QSUNT në fushën e furnizimit, shpërndarjes dhe konsumit të barnave dhe materialeve mjekësore.
- Organizon dhe drejton punën për hartimin, miratimin dhe zbatimin e protokolleve të diagnostikimit dhe të mjekimit për çdo shërbim.
- Organizon dhe drejton punën në sektorët e laboratorëve, imazherisë mjekësore, biomedikalit dhe në ata të mirëmbajtjes teknike.
- Organizon dhe drejton punën e sektorit të higjenës dhe të infeksioneve nozokomiale.
- Organizon studime mbi sëmundshmërinë e vdekshmërinë dhe përcakton masat për uljen e tyre në QSUNT
Drejtoritë dhe Sektorët
Për efekt të drejtimit dhe menaxhimit të QSUNT funksionojnë:
- Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
- Drejtoria e Performancës Spitalore;
- Drejtoria Juridike;
- Drejtoria Ekonomike dhe Planifikimit Financiar;
- Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
- Drejtoria e Shërbimit Farmaceutik
- Drejtoria e IT dhe Inxhinierise Klinike
Drejtuesit e këtyre drejtorive dhe të sektorëve në varësi emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm;
Detyrat përcaktohen me rregullore të brendshme të QSUNT