Për vizitorët e faqes sonë të internetit ju bëjmë me dije se jemi të përkushtuar t’i respektojmë të drejtat e privatësisë të klientëve, vizitorëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve të ofruara në faqen tonë të internetit, në mënyrë që t’ju japim juve sigurinë dhe t’ju sigurojmë për përdorimin e duhur të të dhënave tuaja gjatë shfrytëzimit të faqes dhe shërbimeve tona.
Në këtë kuadër, QSUNT dëshiron të vendosë në vëmendjen e çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në serverat tanë, ne kemi të implementuara sisteme sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Me qëllim që të parandalojmë hyrje të paautorizuar ose zbulim, kemi vendosur proçedura të përshtatshme fizike, elektronike dhe menaxheriale për mbrojtjen dhe sigurimin e informacioneve që i mbledhim online. Të gjitha informacionet personale që janë të mbledhura, duke përfshirë emra, adresa, janë të ruajtura përmbas një “firewall”-i.
QSUT mund ta ndryshojë këtë politikë kohë pas kohe duke përditësuar këtë faqe. Ju duhet ta vizitoni këtë faqe më shpesh që të siguroheni që jeni të kënaqur me ndryshimet.
Duke përdorur faqen tonë të internetit, shërbimet e saj, apo duke krijuar një llogari në të ju i pranoni këto politika të përdorimit dhe kështu pajtoheni që ne do t’i regjistrojmë, mbledhim, përdorim dhe i ndajmë të dhënat në mënyrat e përshkruara më poshtë në këto politika të privatësisë.
Çfarë informacione mbledh QSUNT?
QSUNT mbledh të dhëna personale. Disa nga këto të dhëna janë lënë opsionale në dëshirën tuaj.
Informacionet që kërkohen nga ju janë:
- Emri dhe Mbiemri juaj.
- Informacione për kontakt duke përfshirë email adresën, numrin e telefonit dhe adresën.
- Opinioni apo ankesat tuaja në lidhje me shërbimin e ofruar në QSUNT.
Të dhënat e mbledhura ruhen në serverat tanë për një periudhe 1 vjecare.Mbas kësaj periudhe ato do të fshihen.
Çfarë bën QSUNT me informacionin e mbledhur?
Ne mund t’i përdorim të dhënat dhe opinionin tuaj për rritjen e cilësisë së shërbimit që ne ofrojmë në QSUNT. QSUNT nuk do t’i shesë, shpërndajë ose japë me qira të dhënat tuaja personale tek palë të treta përveç nëse QSUNT ka leje prej jush ose është i urdhëruar me ligj për ta bërë këtë.
QSUNT përdor “cookies” të cilët e regjistrojnë trafikun që të identifikojë cilat faqe janë në përdorim. Kjo e ndihmon QSUNT-në të analizojë të dhënat për trafikun e faqes së internetit dhe ta përmirësojë faqen e internetit të QSUNT-së me qëllim që ta ndryshojë sipas nevojat të klientëve. QSUNT i përdor këto informacione për analiza statistikore. Ne mund të përdorim software për të gjurmuar klikimet e mausit, lëvizjet nëpër faqe dhe cilat rubrika ju i vizitoni më së shumti.
Si mund të shprehni ankesat tuaja në lidhje me dhënien e informacionit nga ana juaj?
Nëse besoni se QSUNT përmban informata të pasakta ose të paplota rreth jush, ju lutemi shkruani email tek QSUNT sa më shpejt, në adresën info@qsut.gov.al
QSUNT menjëherë do t’i përmirësojë informatat e pasakta.
Lidhjet (linqe) në faqet e tjera
Faqja e internetit e QSUNT- së mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera të interesit. Megjithatë, duhet të dini se sapo ju përdorni këto lidhje dhe largoheni prej faqes tonë, QSUNT nuk ka kontroll mbi faqen tjetër. Prandaj, ne nuk mund të jemi përgjegjës për mbrojtjen e privatësisë së informacioneve që ju jepni duke vizituar këto faqe internet. Këto faqe internet nuk rregullohen sipas kësaj deklarate të privatësisë.