SISP

QSUNT dhe SISP

Informatizimi i recepsioneve dhe ambulatoreve në QSUNT

Informatizimi i sistemit shëndetësor është një ndër prioritetet e politikës shëndetësore në Shqipëri.

Në këtë frymë një projekt i mirëfilltë informatizimi është realizuar pranë QSUNT, nëpërmjet krijimit dhe instalimit të Sistemit të Informatizimit për Shëndetin Publik (SISP).

SISP ka për qëllim:

  1. Rritjen e cilësisë së shërbimit;
  2. Rritjen e efikasitetit në punë;
  3. Sigurimin e një baze të dhënash të besueshme dhe të informatizueshme;
  4. Formalizimin dhe informatizimin e fluksit të punës;
  5. Uljen e informalitetit dhe shpërdorimit të detyrës;
  6. Mbledhje e të dhënave të sakta klinike-financiare;
  7. Ngritjen tekniko-profesionale të stafit shëndetësor.

 

Aktualisht nëpërmjet projektit SISP po realizohet sistemimi i të dhënave dhe fluksit të punës në të gjitha recepsionet e QSUNT (16 të tilla) dhe supervizimi i sistemit të recepsionit në spitale, duke kontrolluar zbatimin e sistemit të referimit sipas urdhërave dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

SISP monitoron dha qarkullon në mënyrë të informatizuar mallrat mjekësore (medikamente dhe material mjekësore) për të gjithë Sektorin Farmaceutik në QSUNT. Në këtë funksion nëpërmjet SISP realizohet mbledhja e sistemuar e informacionit nga farmacia qendrore, farmacitë spitalore dhe farmacitë e shërbimeve QSUNT.

Bazuar në funksionet e mësipërme janë përmbushur dy prej objektivave kryesore:

  1. Evidentimi i saktë i zbatimit të sistemit të referimit në të gjitha hallkat e shërbimit shëndetësor në QSUNT, nga mjeku i përgjithshëm dhe i familjes, mjeku specialist nga poliklinikat e Tiranës, spitalet rajonale dhe poliklinikat e rretheve deri në evidentimin e shërbimit të ofruar nga shërbimi ambulator në QSUNT;
  2. Sistemimi i fluksit të informacionit të sektorit farmaceutik QSUNT bazuar në kodifikimin e saktë të mediakmenteve dhe materialeve mjekësore sipas klasifikimit ndërkombëtar ATC-2011. Kjo edhe përmes fletë-kërkesave të informatizueshme, duke informatizuar gjithë ecurinë e procesit, përpilimin e raporteve të sakta dhe besueshme financiare mbi vlerën e qarkullimit të mallrave mjekësore në QSUNT.

Nëpërmjet SISP në sistemin e recepsioneve u përfshi moduli i përgjigjes së rekomandimit që krijon në mënyrë elektronike një modul të informatizueshëm, ku ruhen të dhënat e vizitës së pacientit.

Një tjetër risi për sistemin e referimit është futja e sistemit të kodeve më vija (barkode) që identifikojnë pacientin me të gjitha të dhënat e tij.

Aktualisht SISP përdor dy barkode unike për sistemin e recepsioneve:

  1. Barkodi i të dhënave të pacientit (PID), është unik dhe gjendet i printuar  në përgjigjen e rekomandimit e printuar automatikisht në recepsione;
  2. Barkodi i takimit apo vizitës, unik për çdo regjitstrim të ri të pacientit, gjendet i printuar në çdo mandat-arkëtim dhe në përgjigjen e rekomandimit të pacientit.

SISP dhe Shërbimi Farmaceutik QSUNT:

  1. Informatizimi dhe sistemimi i fluksit të punës;
  2. Saktësimi i database të mediakmenteve dhe materialeve mjekësore bazuar në kodifikimin ndërkombëtar ATC-2011;
  3. Lidhja on-line me gjendjen e farmacisë qendrore të medikamenteve dhe materialeve mjekësore. Përmes intranetit të QSUNT gjendjen reale on-line mund ta aksesojnë dhe konsultojnë të gjithë shefat e shërbimeve QSUNT;
  4. Krijimi i raporteve të besueshme mjekësore, ekonomike dhe financiarembi qarkullimin e medikamenteve dhe materialeve mjekësore në QSUNT;
  5. Ulja e informalitetit përmes raportimeve të sakta dhe kontrollit në kohë reale të lëvizjes së çdo medikamenti apo materiali mjekësor;
  6. Informim mbi medikamentet pranë afatit të skadencës dhe të materialeve jashtë përdorimit, raporte të sakta mbi gjedjen e tyre dhe raporte afatgjata që analizojnë dhe këshillojnë mbi mirëadministrimin e materialeve në bazë skadence dhe nevojash imediate të shërbimeve;
  7. Hartimi i raporteve me qëllim orientimin mbi planifikimin afat-shkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë të nevojave të shërbimeve specifike.

Aktualisht, SISP po punohet për plotësimin e të dhënave online të terapisë mjekësore për çdo pacient. Implementimi do të nisë në Spitalin Francez për t’u shtrirë më tej në gjithë QSUNT.