Mjeku i QSUNT ndalohet të përdorë mjetet e institucionit për qëllime private apo përfitim vetjak jashtë rregullave të parashikuara statutin e QSUNT dhe në akte të tjera. Nëse kjo ndodh, atëherë ai/ajo largohet menjëherë nga puna.
Për të evituar konflikt të mundshëm interesash, shefat e shërbimit në QSUNT, nuk mund të jenë pjesë e oganeve drejtuese në institucione shëndetësore private. Para emërimit të tyre, ata duhet të bëjnë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe të Edukimit në Vazhdim deklaratën përkatëse të shoqëruar me vërtetimin respektiv nga M.SH.
Për kategoritë e tjera të punonjësve, ku mund të lindë konflikt interesash, Drejtoria e QSUNT harton një rregullore të posaçme.
Mjeku që punon në QSUNT me kohë të plotë mund të angazhohet me mësimdhënie në institucionet e arsimit shëndetësor publik pas miratimit nga Drejtoria.
Mjeku në QSUNT dhe familjarët e tij në gjini apo lidhje gjaku te afërt, bashkëshorti/ja dhe fëmijët nuk mund të konkurrojnë dhe as të përzgjidhen në prokurime që organizon administrata e QSUNT.