Të gjithë punonjësit në QSUNT janë të punësuar me kontratë pune individuale sipas rregullave të Kodit të Punës.
Kontrata individuale e punës lidhet në pajtim të plotë me ligjin dhe kontratën kolektive të punës, që lidhet ndërmjet Drejtorit dhe Sindikatës apo Sindikatave më të përfaqësuara.
Kontrata e punës së punonjësit të QSUNT përmban detyrimisht këto elementë:
- Objektin e Kontratës;
- Kohëzgjatjen, pavarësisht nga afati;
- Kohën e provës, kur kërkohet;
- Zgjidhja e kontratës së punës;
- Kohën e punës në QSUNT;
- Përshkrimin e vendit të punës dhe detyrat specifike (aneksi i kontratës së punës);
- Detyrimet e punëmarrësit dhe punëdhenësit;
- Pagesa dhe shpërblimet në punë;
- Procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.