Seminari me temë ‘’Profilaksia primare tek pacientët hemofilikë në Shqipëri’’

06/10/2019

Më 3-4 Tetor 2019, u zhvillua në QSU “Nënë Tereza” seminari me temë ‘’Profilaksia primare tek pacientët hemofilikë në Shqipëri’’. Ky seminar teoriko-shkencor u mundësua falë një bashkëpunimi të QSU “Nënë Tereza’ me disa institucione shëndetësore italiane, të cilat mundësuan praninë e një ekipi multidisiplinar specialistësh të hemofilisë për të aftësuar specialistët tanë pediatër, hematologë, imazheristë dhe mjekë laboratori në diagnostikimin dhe trajtimin profilaktik të pacientëve hemofilikë të moshës pediatrike. Është vetëm hapi i parë, pasi shumë shpejt pritet realizimi i një marrëveshjeje mes dy Ministrive të Shëndetesisë për të filluar rregullisht dhënien e Faktorit koagulues tashmë si parandalim, dhe jo vetëm për të trajtuar hemorragjitë në muskuj, artikulacione apo gjatë ndërhyrjeve që këta pacientë kryejnë.
Një arritje e rëndësishme në shërbim të pacientëve drejt shendetësisë që duam.

Posted in Aktivitete by admin qsut