Rreth Nesh
Radiologjia është shkenca që perdor rrrezet X apo rrreze të tjera me energji të lartë për qëllime diagnostike dhe trajtuese. Me zbulimin e përdorimit mjekësor të ultratingujve , fushave manjetike dhe radio-izotopeve shkenca e radiolgjisë e zgjeroi shumë fushën e vet të veprimit dhe sot ajo njihet me termin Imazheri.
Rrezet X u zbuluan ne 8 Nëntor të vitit 1895 nga Gjermani Wilhel Rontgen, i cili shumë shpejt vuri re se ky rrezatim mund të përdorej për qëllime mjekësore . U deshën disa vite dhe puna e shumë shkencëtareve të tjerë të kohës që rreth një shekull më parë radiologjia dagnortiek të hidhte hapat e parë. Në Shqipëri shërbimi i radiologjisë u ngrit në 1932 si pjesë e Spitalit civil të kohës (aty ku sot është QSUNT) dhe kreu si funksion klinik ashtu edhe shkencor, pasi në po të njëjtën kohë u themelua dhe Instituti i Radiologjisë i cili u drejtua gjithashtu nga mjeku Ismail Tartari , për kohën kur instituti ishte më i miri në ballkan. Dr.Tartari mbajti dhe fjalën e hapjes se Spitalit civil ku u shpreh se “pa zhvillim të radiologjisë nuk mund të ketë zhvillim të mjekë”sisë në Shqiperi”, thënie që është e vleshme dhe në ditët tona.
Në ditët tona shërbimi universitar i imazherisë është pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Mjeksësisë.
Shërbimi i Imazherisë dhe Mjeksisë Nukleare përfaqëson qendrën më të madhe diagnostikuese në vend, e cila ofron një gamë të gjërë shërbimesh klinike për pacientët dhe njëkohësisht strukura kryesore në edukimin universitar dhe pasuniversitar, pranë Universitetit të Mjekësisë.
Shërbimi i Imazherisë dhe Mjeksisë Nukleare është një degë e Mjeksisë e cila merret me prodhimin dhe interpretimin e imazheve mjekësore me qëllim diagnostikimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Për këtë qëllim përdoren metoda diagnostikuese si ato të Radiografisë, Fluoroskopisë, CT_Scan, Rezonancë Magnetike, Ultratinguj dhe Shintigrafi të ndryshme. Këto modalitete janë të perfshira në njesinë kryesore të Imazherisë pranë Urgjencave Polivalente, si edhe në njësitë imazherike të neurologjisë, pediatrisë, onkologjisë, infektivit, dhe mjeksisë bërthamore. Krahas Imazherisë Diagnostikuese vitet e fundit ka marrë një rol të rëndësishëm Radiologjia Intervencionuese. Këto shërbime i ofrohen pacientëve të shtruar pranë QSUNT-së si edhe pacientëve ambulatorë qe vijnë nëpërmjet sistemit të referimit.
Misioni ynë
Shërbimi Universitar i Imazherisë është i angazhuar në ofrimin e imazheve diagnostikuese të një cilësie të lartë dhe interpretimin sa më të saktë të tyre. Qëllimi ynë është t’i trajtojmë pacientët me empati dhe mirëkuptim dhe referuesit tanë me respekt dhe profesionalizëm.
Ne synojmë të jemi lider në përqafimin e teknologjisë dhe teknikave të avancuara dhe gjithmonë vendosim në vend të parë interesin e pacientit. Kjo përfshin analiza të besueshme, ekselencë, përkujdes dhe përkushtim.
Shërbimet e Ofruara
Shërbimi Universitar i Imazherisë është qendra publike e ekselencës së formimit universitar dhe pas universitar në fushen e Imazherisë . Ne ofrojmë certifikim dhe akreditim të vazhdueshëm të stafit mjekesor sipas standarteve europiane.Ne ofrojmë gjithashtu një numër të madh ekzaminimesh klinike . Në këto shërbime përfshijnë X-ray, Ultrasound, Computed Tomography (CT), Rezonanca Magnetike (MRI), Mjeksia Nukleare, dhe shërbime të tjera të shëndetit, të cilat klasifikohen si më poshtë:
Njësia klinike e Imazherisë
- Radiografi konvencionale dhe digjitale (të gjitha llojet e egzaminimeve)
- Fluoroskopi
- Ekografi dhe echo color doppler (abdominale,gjiri , të indeve të buta, vazale, të moshave pediatrike)
- Mamografi digjitale ( e vendosur prane spitali onkologji te QSUNT)
- CT- skaner (CT-koke, CT-thoraksi, CT-abdomeni,te te gjithe trupit , Angio-CT për vazat)
- MRI 1.5T (të të gjitha pjesëve të trupit)
- Angiografi
Njësia e neuro-radiologjisë
- Radiografi konvencionale
- Ekografi dhe echo color doppler të vazave
- CT-skaner
- MRI 3T
- Angiografi për diagnostikimin dhe trajtim .
Njësia e Mjeksisë Nukleare
- SPECT/CT
- SPECT
- Gamma Kamera e Tiroides
- Trajtimi me jod radioaktiv
Vlerat tona themelore
- Nivel të lartë kompetence
- Pune ne Ekip
- Besim
- Fleksibilitet
- Empati
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Ne ndërtojmë marrëdhënie besimi me pacientët, referuesit dhe partnerët tanë.
- Empati dhe përkujdesje
- Mirëqenia e pacientëve është e një rëndësie parësore për ne.
- Profesionalizëm
Ne jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve duke treguar përkujdesje maksimale dhe duke përdorur njohuritë dhe teknikat më të avancuara të fushës së Imazherisë.
Aktiviteti klinik diagnostik
Shërbimin e Imazherisë është një strukture multicentrike (operon me disa njesi). Shërbimet i përfitojnë të gjithë pacientët të cilët paraqiten në QSUNT-së për probleme të ndryshme kirurgjikale, neurologjike, kardiake, të kirurgjisë kardio-vaskulare të sëmundjeve të brendshme etj, që pas konsultave me mjekët specialist të QSUNT-së apo mjekëve të tjerë (sipas sistemit të referimit), vlerësohen për t’ju nënshtruar egazminimeve diagnostike të ndryshme dhe të avancuara. Këtë shërbim e përfitojnë si pacientët e hospitalizuar, ashtu dhe ata ambulatorë sipas një liste të koordinuar me sistemin e referimit dhe nevojat spitalore për ekzaminime.
Në njësitë e shërbimit tonë realizohen egzaminime imazherike konvencionale (radiografitë, fluoroskopitë, ekografitë standarte, eko color doppler) si dhe imazheria e avancuar si: CT-skaner të gjitha regjioneve të trupit dhe Angio- CT e vazave, Rezonanca Magnetike me dhe pa kontrast intravenoz të të gjitha regjioneve të trupit, egzaminimet shintigrafike pranë Mjekësisë nukleare si dhe imazheria invasive angiografike me qëllim diagnostikues dhe trajtues.
Njësia e Mjeksisë Nukleare
Mjeksia Bërthamore diagnostikuese dhe trajtuese është e njohur ndryshe si Imazheria Molekulare. Ajo është një formë e imazhërisë mjekësore që përdor sasi të vogla të kimikatëve radioaktivë, radiofarmakë, të cilët janë preparate farmakologjike të shënuar me radionuklidët. Këto injektohen në venat e gjakut dhe lokalizohen në trupin e pacientit. Kjo sjell që ekipi ynë i ekspertëve të shikojë dhe të marrë informacionin e duhur rreth funksionit të qelizave, indeve dhe organeve të ndryshme. Rezultatet e këtyre skanimeve mundësojnë mjekët që të japin një diagnozë të saktë rreth një sërë kushtesh, duke përfshirë sëmundjet tumorale. Për të diagnostikuar pacientët pasi janë injektuar me radiofarmakët.
Shërbimet që ofron ky department janë; marrja e imazhit topografik dhe diagnostikimi i funksionit të tiroides; marrja e imazhit dhe diagnostikimi i funksionit të veshkave; marrja e imazhit të metabolizmit kockor, dhe diagnostikimi i metastazave kockore; diagnostikimi i sëmundjeve të zemrës; lokalizim i adenomas së paratiroides; diagnostikimi i funksionit të pulmoneve; diagnostikimi i metastazave të kancerit të tiroides dhe trajtimi me jod radioaktiv.
Ekzaminimet kryesisht kryhen në kushte ambulatore, spitalore si dhe në raste urgjente. Kur kërkohen nga mjekët specialist kryhen gjatë qëndrimit të të sëmurëve në spital. Të gjithë të sëmurët që vijnë për ekzaminime duhet të jenë të pajisur me dokumentacion të rregullt sipas kërkesave të ekzaminimit.
Të gjithë pacientët që kryejnë shintigrafinë kockore nuk lejohen të largohen nga NjMN derisa të kryhet ekzaminimi i tyre. Të gjithë pacientët që marrin jodin-131 qëndrojnë në ambjetet e NjMN-së nga disa orë në disa ditë në varësi të dozës së ato marrin dhe gjëndjes së tyre.
Konsultat
Konsultat për pacientët e QSU “Nënë Tëreza” dhe pacientët ambulator kryhen në ambjentët e Shërbimit të Laboratorit të Gjenetikës çdo ditë, në orarin : 10:00-13:00.
Stafi ynë
Prof. Asc. Maxim Basho
Pergjegjes Njesie
Renato Osmenaj
D.SH.M Gjok Tosku
D.SH.M Adrian Kristo
Prof. Asc. Eugen Enesi
D.SH.M Marjeta Tanka
Prof. Asc. Sander Kola
Deniona Nunci
Blerina Saraci
Blend Fuga
Eltona Malo
Ergisa Toska
Qamile Arapi
Arla Harka
Eni Mehmeti
D.SH.M Shuaip Beqiri
Prof. Asc. Arben Rroji
D.SH.M Fatmir Bilaj
Denis Qirinxhi
Prof. Asc. Ilirian Laci
Stavri Muka