SHËRBIMI I LABORATORIT TË GJENETIKËS

Rreth Nesh

Shërbimi Universitar i Laboratorit të Gjenetikës, i themeluar në vitin 1984 është i vetmi në vendin tonë që funksionon si shërbim mjekësor pranë QSU “Nënë Tëreza” dhe si njësi didaktike në nivel universitar e pasuniversitar pranë Fakultëtit të Mjekësisë.

Aktivitëti klinik

Konsultorja gjenetike është e vetmja strukturë në vendin tonë ku konsultohen të gjitha rastët me sëmundje gjenetike; pacientët e shtruar në QSU “Nënë Tëreza”  në të gjitha specialitëtët klinike, pacientët e spitaleve të tjera universitare dhe pacientët ambulatorë. Në këtë sektor kryhen konsulta mjekësore për vendosjen e diagnozës gjenetike, përcaktimit të rrezikut të rishfaqjes dhe mundësisë së trajtimit e parandalimit.

Diagnoza vihet nëpërmjet bashkëpunimit multidisiplinar me specialistë të sektorëve të ndryshëm. Këshillimi gjenetik kryhet përpara dhe mbas kryerjes së tëstëve gjenetike.

 Aktivitëti laboratorik

Realizohet ekzaminimi i kariotipit nga limfocitët e gjakut periferik, për të përcaktuar diagnozën dhe prognozën në sindromet kromozomike, si dhe mundesinë e trajtimit dhe parandalimit të tyre.  Kryhet dhe ekzaminimi i kariotipit nga limfocitët e gjakut periferik për përcaktimin e diagnozës, prognozës dhe monitorimin e përgjigjes tërapeutike në onkohematologji.

Në këtë laborator janë kryer studimet e para në Shqipëri për format citogjenetike të Trizomisë 21, format citogjenetike të anomalive të kromozomeve seksuale, ndryshimet citogjenetike në semundjet e paqëndrueshmerise kromozomike.

Në bashkëpunim me laboratorë të specializuar jashtë vendit janë kryer studimet e para në popullatën shqiptare për sëmundjet e rralla njegjenike, anomalitë e rralla kromozomike strukturore, dhe studimi per mutacionet më të shpeshta të β-talasemisë në popullatën shqiptare.

Shërbimet e Ofruara

Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikes eshtë i organizuar në tre sektorë: Konsultorja gjenetike; Laboratori i citogjenetikës; Laboratori i biologjisë molekulare

Konsultorja gjenetike

Në ketë sektor kryhen konsulta mjekësore për të gjitha sëmundjet gjenetike (kromozomike, njegjenike, shumëfaktoreshe) duke i ofruar pacientit (të porsalindur, moshë pediatrike dhe moshë adulti) një vizitë të plotë të gjenetikës mjekësore dhe konsultë gjenetike (para konceptimit, para lindjes ose  paslindjes, pre-test dhe post-test).

Konsulta gjenetike përfshin: anamnezën klinike, vizitën mjekësore që finalizohet me diagnozën, interpretimin e ekzaminimeve instrumentale dhe/ose të laboratorit, përshkrimin e ekzaminimeve të tjera shtëse dhe/ose testeve gjenetike diagnostike ose testeve gjenetike të paralindjes, rrezikut të rishfaqjes, prognozës, mundesisë së trajtimit e parandalimit.

Laboratori i Citogjenetikës

Në këtë laborator kryhet kariotipi metafazik dhe prometafazik standart me banda G nga limfocitët e gjakut periferik. Diagnostikohen anomalitë numerike dhe strukturore të kromozomeve (Trizomia 21, Sindroma Turner, Klinefeltër, ambiguitetet seksuale, anomali kromozomike strukturore), sëmundjet e paqëndrueshmerisë kromozomike (Anemia Fanconi, Sindroma Bloom, etj) si dhe anomalitë kromozomike në onkohematologji.

 Laboratori biologjisë molekulare

Ky laborator ka filluar të funksionojë në vitin 2005 per identifikimin e mutacioneve të β-talasemisë dhe  anemisë drepanocitare tek individet bartës dhe të sëmurë me këto patologji.

Në projektet e zhvillimit të shërbimit parashikohen investime në aparatura bashkëkohore për:

– diagnostikimin e anomalive të rralla kromozomike strukturore

-diagnostikimin molekular të sëmundjeve me shpeshtësi të lartë e të përafërt me popullatat e tjera mesdhetare e europiane si β-talasemia dhe fibroza kistike, distrofia muskulare Duchenne/Becker, etj.

– ekzaminime gjenetike për përcaktimin e diagnozës, prognozës dhe monitorimin e përgjigjes terapeutike në onkohematologji.

Konsultat

Konsultat për pacientët e QSU “Nënë Tëreza” dhe pacientët ambulator kryhen në ambjentët e Shërbimit të Laboratorit të Gjenetikës çdo ditë, në orarin : 10:00-13:00.

Stafi ynë

Prof. Dr. Anila Laku (Babameto)
Shef Shërbimi