SHERBIMI I STATISTIKES DHE RREGJISTRAVE SPITALOR

Rreth nesh

Sherbimi i statistikës është strukturë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm.

Qëllimi dhe objekti i punës së kësaj drejtorie është mirë-administrimi dhe ruajtja e informacionit mjekësor në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë, përpunimin e informacionit shëndetësor në funksion të planifikimit, menaxhimit dhe kërkimit shkencor. Shërbimi i statistikës e mbështet dhe organizon punën e tij bazuar në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004  “Për statistikat zyrtare”, ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe ligjin nr.9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” si dhe në rregulloren e brendshme të institucionit.

Shërbimet e Ofruara

Shërbimi i Statistikës ofron:

Informacion lidhur me kartelën klinike

Çdo pacient i shtruar në QSUNT ka të drejtë të paraqesë kërkesë (ai vetë apo dikush tjetër i përfaqësuar prej tij me prokurë) për fotokopje të dokumentit kartelë klinike.

Individët që kanë nevojë të kenë fotokopje të dokumentit kartelë klinike, duhet patjetër të bëjnë kërkesë pranë drejtorisë së QSUNT-së, të cilët i përcjellin shërbimit të Statistikës kërkesën  e miratuar, me numër protokolli, për fotokopje të dokumentit kartelë klinike.

Shërbimi i statistikës përgatit fotokopje të dokumentit kartelë klinike dhe ja dërgon me shkresë përcjellëse, titullarit të institucionit.

Dokumenti kartele klinike si bazë për kërkimin shkencor

Dokumenti kartelë klinike shërben edhe si bazë për kërkimin shkencor (kjo bazuar ne dokumentin e MSH, datë, 25 /06/2007, nr prot 2360Statuti i Qendrës Spitalore Universitare «Nënë Tereza» Tiranë). Ky dokument mund t’u vihet në dispozicion mjekëve pedagogë, mjekëve ordinatorë, apo specializantëve vetëm atëherë kur depozitohet kërkesë me shkrim nga shefi i shërbimit përkatës. Në këtë shkresë duhet të specifikohen qartë:

  1. emri i personelit mjekësor (mjek pedagogë, mjek ordinatorë, apo specializant) që do të shqyrtojë kartelat klinike,
  2. periudha kohore që do të studjohet si dhe
  3. lista me emrat e pacientëve dhe numrin e kartelave përkatëse mbi të cilat do të kryhet kërkimi.

Përgatitja e dokumentit “Vërtetim Diagnoze”  në shërbimin e Statistikës, QSUNT

Vërtetimi mbi diagnozën është një format standart në të cilin shënohen emri dhe mbiemri i pacientit, data e shtrimit, data e daljes, diagnoza klinike, numri i kartelës klinike, viti i shtrimit dhe ndërhhyrja kirurgjikale, në rastet kur kjo e fundit është kryer tek pacienti në fjalë.

Personeli shëndetësor që e plotëson vërtetimin për diagnozë, mban përgjegjësi personale ligjore për vërtetësinë e informacionit që shkruan në vërtetimin mbi diagnozën.

Të drejtën për t’u pajisur me vërtetim e kanë:

  1. vetëm personat që kërkojnë një dokument të tillë për veten e tyre dhe kur ata janë të pajisur me dokument identifikimi;
  2. prindërit për fëmijët e tyre, vetëm kur ata janë të pajisur me dokument identifikimi ose certifikatë familjare
  3. personat e pajisur me prokurë të posaçme.

Përpunimi i dokumentit “Fletët KEMP-i” në shërbimin e Statistikës, QSUNT

Shërbimi i Statistikës në QSUNT punon vetëm me fletët e KEMP-it që vijnë nga shërbimet e ndryshme të QSUNT-së, të shoqëruara nga kartela klinike.