SHERBIMI PEDIATRISE SE SPECIALITETEVE 1 (Pneumo/Alergo/Derma)

Rreth Nesh

Shërbimi i pneumologjisë pediatrike u themelua në vitin 1975 me 55 shtretër dhe shef pavioni Dr. Sami Lilamani,

Ne vitin 1978 u krijua specialiteti i alergologjisë pediatrike në pavijonin e dytë me 45 shtretër dhe shefe Dr. Engjëllushe Mezini.

Në vitin 1985 u bashkuan të dy pavionet dhe u krijua shërbimi i pneumo-alergologjisë pediatrike, shefe shërbimi u vendos Dr.Teuta Jovani.

Prej vitit 2000 ketij sherbimi i është bashkengjitur specialiteti i sëmundjeve tuberkulare me dr. Luljeta Mati

Prej vitit 2017 këtij shërbimi i është bashkëngjitur  specialiteti i dermatologjisë pediatrike.

Në shërbim trajtohen të sëmurë me sëmundje akute bronkopulmonare si: bronkiolite, pneumoni, empiema; dhe me sëmundje kronike si: astma bronkiale, fibrozë cistike e pankreasit, tuberkuloz, bronkoektazi, anomali kongjenitale, etj.

Ky shërbim shërben si qendra e vetme referente për të gjithë vendin dhe kryhen konsulta të specializuara. Shërbimi ofron gjithashtu ekzaminime ndihmëse si spirometri, fibrobronkoskopi, “prick test”, etj.

Pranë shërbimit funksionon shkolla pasuniversitare që specializon mjekë pneumopediatër për të gjithë vendin dhe kryhen kualifikimin tekniko-shkencor të mjekeve dhe specializanteve te pediatrise.

Në vitet 1992-2001 shërbimi ka realizuar programin kombëtar për diagnostikim dhe trajtim të infeksioneve akute të traktit respirator mbështetur nga UNICEF.

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajtohen në këtë shërbim janë:

  1. Astma bronkiale
  2. Fibroza cistike e pankreasit
  3. Bronkioliti akut
  4. Pneumonia apo bronkopneumonia akute
  5. Empiemat, Pneumotoraksi
  6. Tuberkulozi
  7. Bronkoektazia
  8. Anomali kongjenitale te traktit respirator

Për diagnostikimin dhe monitorimin e patologjive specifike në Shërbimin e Pneumoalergologjisë së Pediatrisë funksionojnë ekzaminimet ndihmëse të mëposhtme:

  1. Spirometri
  2. Fibrobronkoskopi
  3. Prick test

Ekzaminime radiologjike, si re grafi, CT pulmoni, ekografi etj

Shërbimi ambulator

Kabineti i konsultave ambulatore funksionon me mjekët e shërbimeve të klinikës në bazë të një plani ditor të paracaktuar dhe kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Kabinetit të Konsultave te spitalit pediatrik, si më poshtë:

Mjeku Ditët Ora
Dr.Luljeta Kota Serbo E Hënë 10:00-13:00
Dr.Evda Veveçka E Martë 10:00-13:00
Dr.Irena Kasmi 10:00-13:00
Dr.Luljeta Kota Serbo E Mërkurë 10:00-13:00
Dr.Melpomeni Bizhga E Enjte 10:00-13:00
Dr.Evda Veveçka 10:00-13:00
Dr.Sonila Boriçi E Premte 10:00-13:00

Gjej shërbimin në hartë: