Shërbimi i Onkologjsë në QSUT trajton sëmundjet onkogjene. Sëmundjet kancerogjene janë të tipeve të ndryshme, por të gjitha fillojnë si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale.Mjekët e Shërbimit të Onkologjisë zhvillojnë role specifike. Ata ndihmojnë në diagnozën, në organizimin e terapisë, trajtimin e kancerit i cili varet nga mjetet diagnostikuese si biopsia ose heqja e indeve të tumorit dhe histopatologjia e tyre, mjete të tjera diagnostike si endoskopia, studime të imazhit të tilla si grafi, CT skaner, MRI dhe teknika të tjera radiologjike. Në Shërbimin e Onkologjisë së QSUT trajtohen mesatarisht 10000 pacientë të shtruar në vit.
Shërbimi funksionon nëpërmjet:
- Repartit të Kirurgjisë
- Repartit të Gjinekologjisë Onkologjike
- Kimioterapisë
- Kyriterapisë
Rreth aktivitetit të shërbimit:
Shfrytëzimi i shtratit në një vit është:
- 67% për Kirurgjinë
- 54% për Gjinekologjinë
- 21% për Kyriterapinë
- 144% për Kimiterapinë
- 55% për Radioterapinë
- 175% për Repartin ditor
Numri i vizitave në një vit është mesatarisht 10600 vizita, sipas reparteve:
- 3800 në Kirurgji
- 1800 në Gjinekologji
- 3000 në Kimioterapi
- 1800 në Radioterapi