Shërbimi i Djegies – Plastika

Rreth Nesh


Ky shërbim është themeluar në Shtator të vitit 1973 dhe është shërbim unik në vend. Shërbimi shërben gjithashtu si bazë formimi për kualifikimin e mjekëve kirurgë të spitaleve rajonale. Rruga që ndjek pacienti është ajo e trajtimit paraprakisht në spitalet rajonale e më pas vjen në QSU “Nënë Tereza” për trajtim më të kualifikuar.  

Shërbimi i Djegie Plastikës finalizoi me sukses proçesin e akreditimit në muajin Gusht 2019, duke marrë Çertifikatikatën e Akreditimit për një periudhë 5 vjeçare.

Katër sektorët kryesorë janë:

  • Reanimacioni
  • Salla e Operacionit
  • Pavijoni
  • Urgjenca

Shërbimet e Ofruara

Në shërbim trajtohen:

Pacientët me djegie të mesme dhe të rënda
Pacientët me shkolitje apo traumë indore
Pacientët me pasoja nga djegia dhe trauma si ata me cikatrikse, kontraktura, ektropione, alopeci, ulceracionë, defekte etj.
Pacientët që vuajnë nga tumore të indeve të buta përfshi nevuset, karcinomat, melanomat etj.
Pacientët me patologji kongjenitale si hemangioma, labium lepurinum, sindaktili, polidaktili etj.
Pacientët që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale estetike në të gjitha nivelet trupore: Otoplastikë
Rinoplastikë
Abdominoplastikë
Lipoaspiracion
Lifting
Reduksion apo Augmentacion Mamar

Metodat e diagnostifikimit / Procedurat që ndjek pacienti

Kryerja e konsultës kirurgjikale dhe anestetike
Kryerja e analizave të përgjithshme
Kontrolli i zemrës dhe mushkërive
Sipas nevojës mund t’u kërkohet të bëjnë: Grafi
Skaner
Rezonancë magnetike

Oraret e Vizitave / Procedura

Vizitat kryhen nga e Hëna në të Premte sipas sistemit të referimit dhe oraret më poshtë:

Oraret e vizitave nga kirurgët janë si më poshtë:

Mjeku Ditët Orari
 
Prof. Gjergji Belba / Dr. Vladimir Filaj E Hënë
Dr. Gentian Zikaj E Hënë
Dr. Nardi Kola E Martë
D.Sh.M. Vladimir Filaj / Dr. Milosao Bazo E Mërkurë
D.Sh.M. Gëzim Xhepa E Enjte
D.Sh.M. Sokol Isaraj E Enjte
Dr.Milosao Bazo E Premte

 

Gjej shërbimin në hartë: