Rreth Nesh
Shërbimi i Gastro-Hepatologjisë është një shërbim unikal në sistemin mjekësor në Republikën e Shqipërisë.
Si njësi në përbërje të qendrës spitalore universitare kryen funksionin e një qendre unike terciare për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në rang vendi dhe qendër sekondare për Tiranën dhe rrethinat e saj.
Gastroenterologjia dhe Hepatologjia është një degë e mjekësisë që merret me sëmundjet që prekin traktin tretës. Gama e patologjive të diagnostikuara dhe të trajtuara pranë Shërbimit të Gastrohepatologjisë është shumë e gjerë.
Sëmundjet që prekin traktin gastrointestinal përfshijnë organet nga goja në anus (ezofagun, stomakun, zorrët e holla, zorrët e trasha, mëlçinë, pankreasin dhe tëmthin).
Shërbimi i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë përbëhet nga dy nën specialitete të veçanta siç janë gastroenterologjia dhe hepatologjia dhe mjekët prakticienë në këtë fushë të mjekësisë quhen Gastro-Hepatologë.
Shërbimet e ofruara dhe kabinetet që funksionojnë në këtë shërbim janë:
Kabineti i Endoskopisë Digjestive, Kabineti i Ekografisë Abdominale, Kabineti i Ekografisë Endoskopike (EUS), Biopsia e mëlçisë, Kabineti i mjekimit të hepatopative kronike dhe trajtimit me terapi biologjike.
Shërbimet e Ofruara
Shërbimi ambulator
Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Kabinetit të Konsultave në QSUNT, sipas grafikut më poshtë:
Mjeket | Ditët | Orari | ||
Prof. Bledar Kraja | E Hënë | – | ||
Prof.Ass. Jovan Basho | – | |||
Dr. Marsela Sina | E Martë | – | ||
Prof.Ass. Adriana Babameto | – | |||
Prof. Ilir Bibolli | E Mërkurë | – | ||
Dr. Edite Sadiku | – | |||
Dr. Liri Cuko | E Enjte | – | ||
Dr. Jovan Basho | – | |||
D.SH.M. Irgen Tafaj | E Premte | –
( Java e pare dhe e trete e muajit) |
||
Dr. Stela Taçi | –
( Java e pare dhe e trete e muajit) |
|||
Dr. Eva Kuçi | –
( Java e dyte dhe e katert e muajit) |
|||
Prof.Ass. Floreta Kurti | – | |||
Dr. Stela Taci | –
( Java e dyte dhe e katert e muajit) |
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi ynë
Prof. Adriana Babameto
Shef Shërbimi i Gastrohepatologjisë
Prof. Skerdi Prifti
Prof. Jovan Basho
Prof. Ilir Bibolli
Prof.Ass. Edite Sadiku (Hoti)
Prof.Ass. Liri Cuko (Hoxha)
D.SH.M. Marsela Sina
D.SH.M. Eva Kuci (Shalga)
D.SH.M. Stela Taci
D.SH.M. Irgen Tafaj
Prof. Bledar Kraja
Prof. Asc. Floreta Kurti