Rreth Nesh
Ndër objektivat kryesore të shërbimit janë:
Aplikimi i teknikave të reja kirurgjikale si në kirurgjinë e hapur ashtu edhe në atë endokopike, laparaskopike.
Tre fushat kryesore ku fokusohet aktiviteti janë:
1.Diagnostikimi dhe trajtimi patologjive kirurgjikale
2.Proceset e transferimit të dijeve dhe formimit profesional e të vazhdueshëm
3.Kërkimi shkencor dhe aplikimi i teknikave bashkëkohore
Rritja e gamës së interventeve kirurgjikale dhe aplikimi i metodave kirurgjikale me të përparuara përbën një ndër qëllimet bazë, aktualisht në shërbim realizohen të gjitha llojet e interventeve që realizohen edhe në klinikat simotra europiane, që nga kirurgjia e ezofagut dhe stomakut, ajo hepato-pankreatike, kirurgjia endokrine, ku vlen të përmendet trajtimi i suksesshëm kirurgjikal i tumoreve të mbiveshkores dhe atyre retroperitoneale, si dhe kirurgjia intestinale e proktologjike.
Në shërbim trajtohen në mënyrë profesionale një gamë e gjerë patologjish kanceroze me rezultate të afërta e të largëta të krahasueshme me ato europiane.
Kirurgjia mini invazive zë një peshë të rëndësishme në këtë shërbim. Mbi 80% e kolecystectomive realizohen me rrugë Laparoscopike. Ka nisur gjithashtu kirurgjia mini invazive për ezofagun, colonin dhe herniet. ERCP është gjithashtu një zhvillim thelbësor në trajtimin e pengesave të rrugëve biliare.
Të gjithë kirurgët e këtij shërbimi, krahas formimit në vend, kanë vazhduar formimin e tyre të mëtejshëm në spitale dhe shërbime të rëndësishme europiane, si në Itali e Gjermani, por edhe në SHBA.
Formimi i vazhdueshëm përbën një nga bazat për të përparuar më tej në rrugën e vështirë të kirurgjisë ndaj është përmirësuar procesi i mësimdhënies dhe formimit të studentëve të cikleve të ndryshme.
Në qendër të gjithë punës të këtij shërbimi janë pacientët. Vizioni i këtij shërbimi është dhe mbetet përkujdesja maksimale për çdo pacient.
Numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale e mbajnë ndërhyrjet laparaskopike hepato-biliare, realizuar nga një pjesa më e madhe e mjekëve të klinikës. Trajtimi i pankreatitit akut ka pësuar evolucion të dukshëm të pranueshëm dhe të përqafuar. Futja e ERCP në pankreatitin biliar ka përmirësuar rezultatet e trajtimit të kësaj patologjie. Gama e ndërhyrjeve të kirurgjisë kolorektale përfshin realizimin e të gjitha llojeve të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Mezorekectomia dhe kyrazhi ganglionar kanë përmirësuar ndjeshëm jetëgjatësinë dhe kanë ulur recidivat. Kombinimi i kimioterapisë dhe radioterapisë preoperatore ka çuar në realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe në ato raste të vlerësuara si të pamundura.
Është shtuar në mënyrë të ndjeshme numri i rasteve me tumor të segmentit ezogastrik të tubit digjestiv. Mbizotërojnë ndërhyrjet radikale në kirurgjinë e ezofagut dhe stomakut, pa përjashtuar rastet paliative të përcaktuara nga stadi.
Shërbimet e Ofruara
Ndër procedurat kirurgjikale më të shpeshta që aplikohen janë:
- Kirurgjia Ezogastrike
- Kirurgjia hepato-biliare
- Kirurgjia Pankreatike
- Kirurgjia Endokrine.
- Kirurgjia Kolorektale
- Kabineti i Proktologjisë
- Kirurgjia e Urgjences
Për trajtimin e patologjive specifike në Shërbimin e Kirurgjisë së përgjithshme funksionojnë :
- Laparoskopia
- Endoskopia
Konsultat kirurgjikale
Mjeket | Ditët | Orari | ||
Ardit Kaçani / Gjergji Andrea (Megi) | E Hënë | – | ||
Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
Dr. Dritan Rehovica | E Martë | – | ||
Dr. Arjan Saliaj | – | |||
Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
Dr. Devid Belalla | E Mërkurë | – | ||
Dr. Shk. Dariel Thereska (Erinda) | – | |||
Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
Dr.Shk Gjergji Andrea / Ardit Kacani / Ervin Gjerazi (Dorilda) | E Enjte | – | ||
Dr.Shk Endrit Shehu | – | |||
Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
Ibrahim Bruka / Arjan Saliaj / Ardit Kacani | E Premte | – | ||
Dr.Shk Ervin Gjerazi | – | |||
Prof. Asc. Enton Bollano | – |